Nga Fatjon Baze, TemA TV
14-tetori është një datë që nuk do të harrohet lehtë në futbollit shqiptar. Si sot dy vite më parë kombëtarja shqiptare luajti në stadiumin e Partizanit të Beogradit kundër Serbisë për eliminatoret e kampionatit europian. Një sfidë e cila nuk arriti që të mbyllej deri në fund, pasi tifozat serb së bashku dhe me lojtarët e tyre, ushtruan një dhunë të pa precedent ndaj lojtarëve të kombëtares sonë.
Edhe pse u përfol se autoritetet serbe kishin marrë të gjitha masat për të ruajtur sigurinë e kësaj ndeshje, ata dështuan. Racizimi i tifozave serb u shfaq që në fillimin e ndeshjes, ku në momentin e ekzekutimin të himnit tonë kombëtar, ata e fërshëllyhen në kor, duke e bërë të pamundur dëgjimin si në stadium ashtu dhe në televizor.
Dështimi i policisë serbe u vu re, dhe kur tifozat vendas pas fërshëllimave vijuan me hedhjen në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarreve, të cilat janë të ndalura rreptësisht të futen në stadiume pasi përbëjnë një rrezikshmëri të lartë.
Kulmi arriti në minutën e 42-të të takimit, kur një dron me hartën e Shqipërisë së Madhe që kishte anash tij Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin fluturoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit.Në këtë moment urrejtja e tifozave serb dhe lojtarëve të saj kaloi çdo limit kur Mitrovic e kapi flamurin për ta hequr nga fusha.Taulant Xhaka së bashku me Andi Lilën ndërhynë për të mbrojtur flamurin, por gjithçka degjeneroi në dhunë.
Tifozat serb mësynë në fushën e gjelbërt duke goditur barbarisht lojtarët tanë, që nuk u tremben por j’ua kthyen me të njëjtën monedhë.Një situatë kaotike ku futbollistët tanë ishin në rrezik për jetën duke u detyruar që të futeshin në dhomat e zhveshjeve por dhe aty u ndeshën me një tjetër dhunë nga ana e policave serb.
Një situatë e rëndë që detyroi gjyqtarin e takimit të ndërpriste përfundimisht sfidën, pasi u thyen të gjitha rregullat e fair-playt.
Më pas UEFA e mori në shqyrtim këtë ndeshje për të dhënë vendimin e saj për këtë takim.Një vendim i cili dhembi më shumë sesa dhuna e Beogradit, pasi UEFA dënoi të dyja kombëtaret respektive.
Kombëtarja shqiptare u dënua me humbje ndaj Serbisë me rezultatin 0-3 në tavolinë, paçka se tifozët serb u futën në fushën e lojës dhe dhunuan disa nga lojtarët e Kombëtares sonë me mjete e sende të forta.
Gjithashtu Komisioni i Disiplinës i UEFA-s dënoi Federatën Shqiptare të Futbollit me 100 mijë euro gjobë.Të njëjtën gjobë mori edhe Serbia, ndërsa kombëtarja e këtij shteti u dënua me zhvillimi e dy ndeshjeve pa tifozë dhe heqjen e tri pikëve të marra në tavolinë ndaj Shqipërisë.Ky vendim u apelua nga FSHF-ja duke e dërguar çështjen në Gjykatën e Albitrazhit në Lozanë, pasi dhe Apeli la në fuqi vendimin e UEFA-s.
Gjykata e Albitrazhit në Lozanë dha vendimin e drejtë. Tre pikë për Shqipërinë!
Një vendim i cili u festua në Shqipëri pas një kalvari të gjatë për të marrë atë që meritonim.
Shqipëria vijoi rrugën e saj përpara duke u kualifikuar për herë të parë në histori në kampionatin europian ku bëri dhe një paraqitje mjaft të mirë, ndërsa Serbia qëndroi në shtëpi.
Ndaj sot është një datë e rëndësishme që i’a vlen të kujtohet, ndërsa për palët tjetër do të jetë një datë makthi dhe urrejtje që e krijuan, por që nuk i’a dolën të na mposhtnin dot!
Ate dronin e kane hedhur vete serbet per te tensionuar marredheniet politike te Shqiperise me SHBA-na dhe Perendimin.
Nqs je me lecka te veshura ,nuk ka gje..varferia nuk shahet ne boten e qyteteruar,por shahen ‘leckat’ ne koke,.. gjerat qesharake-idiote qe mund te prodhoje nje mendje e ‘leckosur’….-