Bill Clinton frikësohej se refugjatët nga Kosova nuk do të ktheheshin më në vendlindje

18 Tetor 2016, 09:49Rajoni TEMA

Në kohën kur Bill Clinton drejtonte Shtëpinë e Bardhë, ai kishte zhvilluar një bisedë jo fort të këndshme me kryeministrin e atëhershëm të Britanisë së Madhe, Tony Blair për çështjen e refugjatëve nga Ballkan

Në atë kohë, në Kosovë kishte shpërthyer lufta, që çoi në qindra mijëra refugjatë shqiptarë që lëshuan vendin e tyre; Ushtria Çlirimtare e Kosovës po luftonte për t’u shkëputur nga Jugosllavia e atëhershme, gjë që rezultoi suksesshëm, raporton Townhall.com.

Clinton po fliste me kujdes mes reagimit ndaj krizës në fjalë, ndërsa në të njëjtën kohë po i shmangej skandalit të atëhershëm seksual me Monica Lewinskyn duke u përfshirë në një luftë agresive, transmeton Koha.net.

Në diskutimet e tij me Blairin, Clinton tha se dëshiron të pranojë refugjatë, por shfaqi brengat e tij se ata nuk do të dëshironin të largoheshin nga SHBA-të pas vendosjes së forcave paqeruajtëse atje, KFOR-it.

“E kuptoj problemin”, i kishte shkruar Clinton, Blairit.

“Në anën tjetër, duhet t’u bëjmë presion të mjaftueshëm Maqedonisë dhe Shqipërisë që të mos i mbyllin kufijtë për t’i ruajtur vendet e tyre. Fol me njerëzit e tu. Në njërën anë, do të doja të pranoja 100 mijë refugjatë dhe t’i sillja nesër në Amerikë dhe të merrja rrezikun për të thënë se ata nuk dëshirojnë të kthehen më në shtëpi. Në anën tjetër, nuk e dua asnjë. Mund të ju pëlqej këtu e të mos dëshirojnë të largohen”, i pati shkruar Clinton Blairit në kohën kur në Kosovë po zhvillohej luftë e ashpër, transmeton Koha.net.

Wikileaks ka zbuluar se Shefja e Stafit të Clintonit, Tina Flournoy, ia kishte përcjellë diskutimin e Clintonit shefit të kampanjës së Hillaryt, John Podestas më 7 dhjetor, 2015 si informatë, veçanërisht pjesën kur Bill Clinton thotë se frikësohet që refugjatët do të mbeteshin në Amerikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje