Hummels zbulon “shpërthimin” e Ancelotti-t

18 Tetor 2016, 16:28Sport TEMA

Mats Hummels ka zbuluar se Carlo Ancelotti ka qortuar ashpër në pushimin e ndeshjes së Bayern Munich kundër Eintracht Frankfurt fundjavën që lamë pas. Bayern ka vuartur për të gjetur formën ideale në javët e fundit, duke mos marrë fitore kundër Atletico Madrid, Koln dhe Frankfurt, duke shtuar presionin mbi Ancelotti-n. Dhe Hummels e ka bërë të qartë se trajneri italian – i cili zëvendësoi Pep Guardiola-n këtë sezon – nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e fundit të ekipit.

“Ancelotti është një njeri i mirë, por jo gjithmonë. Ai nuk ishte i lumtur në Frankfurt dhe këtë e bëri të qartë,” shprehet Hummels në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër PSV. “Ai ishte shumë i inatosur në pushimin e ndeshjes. Dhe ne vetëm mund ta pranonim kritikën e tij. Duam të rikthehemi aty ku na takon. Kemi diskutuar disa probleme taktike dhe gjithashtu kemi folur për sjelljen tonë në fushë – dhe kuptuam që ka vend për përmirësim. Duam të jemi të suksesshëm, por këtë mund ta arrijmë vetëm po dhamë më të mirën tonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje