Dy të mitur janë përfshirë në një sherr ku ka mbetur i plagosur rëndë një 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në Babrru ku L. B., 15 vjeç dhe M. M., 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Sipas policisë, 15-vjeçari ka goditur me kaçavidë në kokë adoleshentin. Ky i fundit ndodhet në reaminacionin e spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
Mbi të miturin rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.