Policia e Tiranës ka shoqëruar pesë drejtues mjetesh gjatë natës, pasi dyshohet se kanë bërë gara me automjete të modifikuara në autostradën e Unazës së Re në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Në mesnatë shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 5 drejtues të automjete të tipeve të ndryshme.
Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).
Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njeri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazë së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik.
Duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës.
Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentet verifikues me masë administrative.