Pasojat e frikshme të "Flakka-s," drogës së lirë dhe më të rrezikshme

19 Tetor 2016, 12:38Sociale TEMA

Policia e Queensland në Australi ka publikuar një video, ku tregohen efektet e frikshme të një substance të ndaluar, të quajtur “Flakka,” tek përdoruesit.

Sipas policisë, ajo është një substancë tejet e lirë, e cila në rrugë shitet në vend të ekstazisë, por që shkakton paranojë dhe haluçinacione. Ndërkohë, blerësit shpesh as që e kanë idenë se çfarë po marrin.

“Flakka” u kthye në një shqetësim të vërtetë për autoritetet, kur brenda një fundjave u raportuan të paktën 16 raste mbidoze të kësaj substance.

Ndërkaq, përdoruesit e saj janë të të gjitha moshave, por mbizotërojnë të rinjtë dhe adoleshentët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje