Dokumenti/Ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pas Gruevskit është Moska

20 Tetor 2016, 08:43Rajoni TEMA

Gazeta e njohur kroate “Jutarnji List” përmes një analize thekson ndikimin e theksuar rus në Maqedoni dhe tentimin për destabilizimin e tij.

Në analizë shkruan se ky shtet që edhe më tej është pa emër për shkak të kontestit me Greqinë, praktikisht tanimë disa muaj nuk po funksionon.

“Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor, mirëpo çështja është se ato a do të sjellin zgjidhje”, thekson gazeta, raporton INA.

Më tej thuhet se vendi përballet me ndarje dhe qëndrime kontradiktore të opsioneve maqedonase dhe atyre shqiptare.

“Edhe këtu Rusia mund të ketë rolin e saj kryesor, pasi që është e njohur se ajo përkrahë ‘kryeministrin teknik’ Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov, të cilët me vendimin për amnestimin për aferën e përgjimeve kanë nxitur krizë në Maqedoni. Nga ana tjetër, Brukseli qëndron në anën e udhëheqësit opozitar Zoran Zaev”, nënvizon analiza e gazetës së mirënjohur kroate.

3 komente në “Dokumenti/Ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pas Gruevskit është Moska”

  1. gruaja e tradhetuar says:

    Nuk u ngopet me propaganden e CNN te shba-se tani po degjoni CNN kroat

  2. gruaja e tradhetuar says:

    Nuk u ngopet me propaganden e CNN te shba-se tani po degjoni CNN kroat

  3. loni says:

    Moska eshte per” bashkim vellazerim” dmth, per asimilim te shqiptareve

    NDARJE,,,,,,,,,,,do te thote respektim te kultures, gjuhes ,historise ,te drejtave te minoriteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje