“Zhduket” shqiptari, fitues i 168 milionë eurove në loto

18 Tetor 2016, 15:36Rajoni TEMA

Deri tani ai punonte në një ndërmarrje komunale për heqjen e mbeturinave, por në vendin e punës që nga njoftimi për fitimin e lotarisë ai nuk është dukur më.

Ka fituar javën e kaluar “me një goditje” shumën marramendëse prej 168 milionë eurosh në lotarinë “Euromillions” në Belgjikë.

Por ku është tani shqiptari fatlum?

Në punë nuk është paraqitur, shkruan grenzecho.net.

Siç shkruajnë njëzëri mediat belge, personi në fjalë është “zhdukur”.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Het Nieuwsbad”, bëhet fjalë për një burrë 48 vjeçar nga Kosova, i cili jeton në Belgjikë që nga fundi i viteve `90.

Ai ka fituar me një biletë lotarie që e ka blerë në një librari të Brukselit dhe pastaj është identifikuar para Lotarisë nacionale belge dhe ka deklaruar se një pjesë të 168 milionë eurove do ta dhurojë për qëllime bamirësie.

Raportohet se ai është zhvendosur në Gjermani.

Kjo pasi milioneri i ri është ndjerë i rrezikuar.

Që nga momenti kur u shpall fitues i lotarisë, pejani nuk është parë më në lagjen e tij.

“Vërtetë të gjithë i kërkonin atij para. Ishte vështirë për të”, kanë thënë të afërmit e tij, të cilët thonë se nuk e dinë nëse është larguar përkohësisht apo përgjithmonë në Gjermani.

Pejani milioner, i cili nga mediat në Belgjikë është identifikuar vetëm si “Q”, është i lindur më 17 shkurt, 1966 në Pejë.

Hln.be shkruan se si qyteti me 170,000 mijë banorë ishte goditur ashpër në luftë.

Raportohet gjithashtu se “Q”-ja, para luftës në Kosovë ka luajtur futboll për klubin FC Kosova.

Më 1998, ai iku nga Peja bashkë me familjen e tij dhe përfundimisht u vendos në Schaerbeek.

Në faqen zyrtare të “EuroMillions”, thuhet se “Q”-ja pëlqen futbollin, filmat e Robert De Niros dhe gatimin e peshkut.

Fqinjët e kanë përshkruar atë si “miqësor” dhe “të dashur”.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të luajë “EuroMillions” dhe se dëshiron ta ndajë pasurinë e tij të re me “njerëzit në nevojë”.

5 komente në ““Zhduket” shqiptari, fitues i 168 milionë eurove në loto”

  1. Arm says:

    Po cdu desh ore ditezi qe tregove….e moren vesh ujqerit ..tani ruaj bythen
    ….

  2. Relax says:

    Sigurisht eshte strehuar ne Shumadi te Serbise.

  3. ! says:

    teater, teater,

    ky kosovari ra ne ujdi me kompanine e llotarise qe do mbaje nje perqindje te vogel per vehte dhe do mbylle gojen,
    dhe pjesen e luanit do ia

    dhoroje ” bamiresise”( kompanise se llotarise). Keshtu behet ne te gjithe boten.

    korrupsioni eshte batanije me e ngrohte per kapitilazmin!

  4. Tema says:

    Ka patur dy vëllezër në gjermani, një në Pejë dhe një motër në Australi. Të enjten e fundit patriotët e tij e kan par në shkallë çmëndurie. Natyralizimi belg i ësht bër në 2O12. Ka jetuar afër komunës në të cilën yjet e ndihmuan. Shtëpia me 6 apartamente ku kati i banuar nga ky s’ka shenj jete. Ësht mbyllur dhe facebock.

  5. Adri says:

    Ai ne foto nuk eshte fituesi i llotarise,eshte shitesi i biletave te llotarise.Eshte turk dhe nuk ka asnje lidhje me shqiptarin qe fitoj lloton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje