Një histori sa e mrekullueshme aq edhe e pabesueshme.
Sportisti i njohur australian Mack Horton i detyrohet për jetën e tij një fansi syshqiponjë.
Horton, një medalist olimpik ishte prekur nga kanceri i lëkurës, por ai kurrë nuk e kishte vënë re.
Por një fans i zjarrtë i tij dalloi rritjen e një nishani në gjoks dhe e kontaktoi sportistin anonimisht me email.
Pas kontrollit në spitalin e Melburnit, sportisti zbuloi se kishte melanomë, kancer lëkure, dhe u operua duke shmangur komplikimet.
Por Horton ndjehet keq pasi nuk di kë të falenderojë pasi fansi nuk i dërgoi asnjë të dhënë të tij.
Horton fitoi medalje të artë në stilin e lirë 400 metra në Olimpiadën e Rios në muajin gusht.