Presidenti sirian Bashar Al Assad është intervistuar nga një media zvicerane, në lidhje me situatën në të cilën gjendet vendi.
Ndërkohë, Assad ka hequr çdo akuzë nga vetja për luftën disa-vjeçare që ka përfshirë Sirinë, duke deklaruar se ai thjesht po përpiqet ta çlirojë vendin nga terrorizmi. Për më tepër, ai ka mohuar akuzat se ushtria siriane po vret civilë, ndërsa e ka cilësuar si gënjeshtër akuzën se ai është një kriminel lufte.
Assad ka deklaruar se ai dhe qeveria e tij nuk bëjnë dallim mes grupimeve të ndryshme terroriste, si ISIS, “Ushtria e lirë siriane,” apo edhe Kurdët.
I pyetur se si ai jua spiegon fëmijëve të tij situatën në Aleppo, Assad tha se ai përpiqet t’iu spiegojë situatën në tërësi: Rolin e terroristëve, të Katarit, Turqisë dhe Arabisë Saudite që i mbështet ata. Por, pa lënë mënjanë edhe rolin e perëndimit në gjithë këtë situatë.
Presidenti sirian deklaroi gjithashtu se ai është i sigurt se do të arrijë ta fitojë luftën dhe për këtë i duhet besimi tek fitorja.
Hmm qarratai, edhe myslim edhe nuk iken nga pushteti. Po mban pushtetin me dhune duke vrate te pafajeshmit e armatosur deri ne dhembe.