Gati 50 vite burg. Ishte ky dënimi që diktatura komuniste dha në vitin 1956 për tre artistë të rinj, nxënës në licen artistik të Tiranës. Askush prej tyre nuk i kishte kaluar të 19-at, por u konsideruan të rrezikshëm për sistemin, të rrezikshëm për komunizmin që duhej të mbrohej me çdo kusht. Cili ishte krimi i tyre? Ndrekë Bazhdari, Karlo Cefa dhe Nikolin Pavaci, u dënuan 60 vjet më parë, sepse iu bashkuan revolucionit hungarez në mënyrën e tyre. Ata guxuan të mbështesnin këtë lëvizje rinore, për lirinë e fjalës dhe medias, që mori jetë në rrugët e Budapestit në 23 tetor të vitit 1956.
Ai që u njoh si revolucioni hungarez ishte një revoltë mbarëkombëtare, që nisi më 23 Tetor dhe zgjati deri më 10 Nëntor, kundër Republikës Popullore Hungareze dhe politikave të saj sovjetike. Që në momentin kur filloi, ajo qe kërcënimi më i madh i Bashkimit Sovjetik, që nga koha kur Gjermania Naziste u largua nga territori i këtij vendi. Ajo që nisi si një demostratë studentore mori pas vetes mijëra njerëz, që ecnin nëpër qendrën e Budapestit drejt godinës së Parlamentit duke thirrur të tjerë që t’u bashkoheshin, përmes një altoparlanti që transmetonte direkt për radion Europa e Lirë. Një delegacion studentor që hyri në radio me qëllimin për të transmetuar kërkesat e studentëve, u kap. Kur protestuesit jahstë dyerve kërkuan lirimin e të rinjve të delegacionit, ata u qëlluan nga Policia e Sigurismitsë Shtetit. Një prej studentëve vdiq, ndërsa turma mori trupin e tij të mbëshetjellë me flamur. Kjo qe nisja e revolucionit. Teksa lajmi u përhap, dhuna dhe shkatërrimi pushtuan qytetin.
Revolta u pshpërnda shpejt në të gjithë vendin dhe qeveria ra.
Mijëra njerëz të organizuar tashmë luftonin me konmunistët pro sovjetikë dhe policinë e sigurisë së shtetit. Një qeveri e re formalisht pranoi ndarjen nga Policia e Sigurimit të Shtetit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Në fund të tetorit, normaliteti po fillonte të kthehej. Pasi shprehu vullnetin e negociatave për tërheqjn e forcave sovjetike, byroja politike ndryshoi mendje dhe lëvizi për ta thyer revolucionin. Në 4 nëntor forcat sovjetike pushtuan Budapestin dhe zona të tjera të vendit. Rezistenca hungareze zgjati deri në 10 Nëntor, por më pas ra. Më shumë se 2,500 hungarezë dhe 700 trupa sovjetike mbetën të vrarë në konflikt, ndërsa 200,000 hungarezë u larguan në emigrim.
Në këtë klimë që jepte shpresa dhe ndizte ëndrra, disa të rinj shqiptarë, teksa ndiqnin me kuriozitet çdo hap të bashkëmoshatarëve hungarezë, vendosën ta mbështesnin revolucionin. Në mënyrën e tyre, sipas bindjeve të tyre. Ata mbushën Shkodrën, qytetin e lindjes dhe gjithë institucionet politike komuniste, me letra pro revolucionit dhe kundër sovjetikëve komunistë. “Tratkte” të shkruara me dorë që kërkonin të sillnin ndryshimin, në një vend që me sa duket nuk ishte gati të ndahej nga komunizmi. Pas identifikimit të tyre, të rinjtë së bashku u dënuan me thuajse 50 vite burg. Sikurse shkruan në Fb e saj Keti Bazhdari, vajza e Ndrekë Bazhdarit në atë kohë vetëm 17 vjeç, ai u dënua me 14 vite burg. Ai kishte qenë edhe shkruesi i trakteve që mbështesnin revolucionin dhe luftonin diktaturën e vendosur asokohe edhe në Shqipëri.
Në vitin 2006, Presidenti i shtetit Hungarez Laszlo Sólyom i nderoi të rinjtë e atëhershëm shqiptarë, me urdhërin “Heroi i Lirisë”.
Revolucioni hungarez, mbeti në më shumë se 30 vjet objekt i debateve dhe studimeve në vend, ndërkohë që figura të njohura në botë, kanë dhënë vlerësimet e tyre mbi këtë ngjarje historike.
“Më 23 Tetor të vitit 1956, populli hungarez u ngrit në këmbë kundër tiranisë, në emër të lirisë për të kundërshtuar regjimin komunist, që ishte vendosur mbi ta nga Bashkimi Sovjetik”, është shprehur Presidenti amerikan Barack Obama.
“Liria mund të vonohet, por jo të mohohet”, shkruante George ë. Bush, lidhur me revolucionin, ndërkohë që vlerësimin maksimal jepte për këtë lëvizje edhe John F. Kenedy, kur thoshte: “Asnjë tjetër ditë, qē nga fillim i historisë, nuk e ka treguar më qartë dëshirën e pashterrshme të njeriut për të qenë i lirë, pavarësisht shanseve kundër suksesit e pavarësisht sakrificës së kërkuar”.
protestuesit “paqesore” moren nje tank sovjetik edhe e futen ne ambasaden amerikane
edhe sot amerikanet jane shume mirenjohes per kete akt “lirie edhe demokracie” (shenim: per me shume lexo wikipedia anglisht per revolucionin hungarez.)
Kjo tregon sa shume spontan qe ky “revolucion”
Mesimi qe nxjerrim sot eshte ai qe ka ditur gjithmone shqiptari: i fituar del oportunisti (loni prej betoni edhe peti prej verteti)
Respekt per te kto 19-vjecare te asaj kohe. Te atij rregjimi te eger dhe vdekeprures, eshte per tu vlersuar guximi dhe per tu admiruar zgjuarsia e tyre. E shum e shum te tjere qe guxuan ne kohen, kur realiteti fshihej nen mbulesen e diktatures.
Asnje respekt per keta te rinj,sepse nuk luftuan per popullin,por per te rrezuar nje sistewm politik dhe sjelle shkerdhatrokracine kapitaliste!
Prova me e sakte e ketij ndryshimi kunder revolucionbar fashist eshte Shqiperia qe per 26 vjet jane kryer krime te pa numerta kunder shtetit dhe popullit shqip[tar!
Shumica e shqiptareve jetojne ne skamje te bpa imagjinueshme!
Sot buka e gojes eshte objektivi i vetem per 90% te popullit!
I gjithe veriu i Shqiperise eshte i ngujuar dhe askush nuk flet nje fjale per kete krim makaber!
Per dite lajmet mbushen me vrasje,perdhunime,aksidente,vjedshje etj aq sa njerezve u eshte merzitur jeta ne Shqiperi!
Asnje qeveri nuk guxon te studioje e te ligjeroje MINIMUMIN JETIK tre njeriut,sepse e di qe pas kesaj do te rrenohet e gjithe “keshtjella e lumturise fallco kapitaliste”!
Minimumi jetik i njeriut duhet te jete per te perballuar nevojat me jetike te njeriut dhe per nje familje me 4 vete nuk mjaftojne as 1 milion leke te vjetra!
Pensioni minimal duhet te jete jo me pak se 500 mije leke te vjetra.
A nuk e shihni se pse Greqia u jep minoritareve shqiptare nga 300 euro per person ne muaj?
Pra dy pensioniste marrin 600 euro ne muaj qe i bie rreth 850 mije leke te vjetra!
Ja ky eshte nje tregues se sa duhet te jete pensioni minimal.
Brezi i sotem i pensionisteve ka meriten e ndertimit te te gjitha pasurive qe Shqiperia gezoi pas 90-tes ,por qe u grabiten nga mafia shkerdhatokratike!
Askush nuk ben llogari se si duhet te llogaritet pensioni i pleqerise!
Askush nuk gjykon se te ggjithe atyre qe perfituan PRONA nga socializmi si toka,makineri,kombajna,traktore,dyqane ,pemtore,ullishte.sera etj duhet te marrin me pak pension sepse fitojne me shume nga perdorimi i pronave te perfituara!
Ndersa mesuesit,oficeret,etj,qe nuk perfituan asnje prone duhet te kene pension me te madh se ata!
Shembull:
Nje fqinji im kishte gruan shitese dhe e ka dhene dyqanin me qera 1 mije euro ne muaj!
Ndersa merr pension pleqerie njelloj me mua qe isha mesues!
Ku eshte drejtesia ketu?
Ky eshte fashizem e jo drejtesi!
Ata qe bejne ligjet nuk i kane patur keto fakte parasysh se bark ngopuri nuk e kujton bark pangopurin!
Qe ne titull vihet re mashtrimi !
Se pari KOMUNIZMI si sistem politik jo vetem nuk ka ekzistuar askund ne bote,por es Enver Hoxha nuk e dinte se si do te ishte KOMUNIZMI!
Ne te gjithe boten ka ekzistuar vetem SOCIALIZMI e jo komunizmi,por ky emertim djallezor behet me qellim,per t’u treguar popujve te botes qe te mos aspirojne per nje sistem politik me te mire se KAPITALIZMI se nuk ka!
Ja edhe KOMUNIZMNI qe u ndertua (mashtrojne keta me djallezi) deshtoi.
Prandaj ulni koken dhe nenshtrohuni kapitalizmit qe kane frike ta quajne te tille,por i thone DEMOKRACI apo EKONOMI TREGU!
Se dyti,sistemi kapitalist nuk vendoset kurre me revolucion,por me KUNDEREVOLUCION!
Pra ME TRADHETI SIC U BE NE sHQIPERI!
KU JANE SOT TE DHJERET E DHJETORIT,QE U MBURREN SE NA SOLLEN DEMOKRACINE?
PSE NUK JAPIN LLOGARI PER TE GJITHA KRIMET DHE MJERIMIN QE I SOLLEN KETIJ POPULLI PER 26 VJET?
Sot shqiptaret jetojne si ne mesjete ndaj askujt te mos i shkoje ne mendje se do te na mbushe mendjen nga lulkat qe na torolisin mendjen!
As liberalizimi i vizave,as liria e fjales,as futja ne NATO etj nuk na e mbushin barkun me buke!
Po ti qenke moj Keti Bazhdari vajza e Ndreke Bazhdarit, te denuar nga PPSH? Po si moj je me ate parti qe denoi babain tend, PS vazhduese e PPSH? Ka nderruar vetem emrin. Jo se jane me mire partite e tjera, por te pakten me ate parti qe denoi babin tend, nuk duhet te jesh. Me mire pa u lidhur me asnje parti. Qofsha i gabuar e nuk je ti, bija e tij, e lidhur me PS.