Paniku i klounëve vazhdon të jetë një shqetësim i vërtetë për shumë qytete amerikane.
Persona të ndryshëm, të cilët mbajnë veshje dhe maska klounësh shfaqen në rrugë, kryesisht gjatë natës. Raportimet në polici kanë qenë të shumta, por autoritetet nga ana tjetër thonë se e kanë të vështirë t’i identifikojnë këta persona, pasi ky është edhe sezoni i “Halloëeen,” ku shumë vetë zgjedhin të dalin në rrugë me maska të frikshme.
Megjithatë, në këtë video tregohet momenti kur një makinë ndalet nga një person i veshur si kloën. Një prej tyre i afrohet klounit, duke e pyetur “]’do të bësh tani,” ndërsa pak sekonda më pas goditet në kokë me një dërrasë prej tij.
Ndërkaq, nga video shihet se pikërisht atë ]ast makina ecën drejt klounit duke e shtypur atë.