Shpërthimi i revolucionit hungarez në tetor te 1956, pati një ndikim të madh në atmosferën politike botërore të asaj kohe. Mbarë mediat dhe shtypi botëror ishin të interesuara të njoftonin opinion për atë çfarë po ndodhte në Hungari. Rregjimet diktatoriale të lindjes komuniste po merrnin masa të rrepta që ndikimi i tij të mos përhapej dhe në vendet e tyre dhe për këtë vunë në shërbim të gjitha organizmat e sigurimit sekret të shtetit.
Në Shqipëri kjo ngjarje përkoi dhe me një fenomen të lëvizjeve në politikën e brendshme. Kjo periudhë përkonte me konferencën PPSH-së në Tiranë në maj 1956, brenda rradhës së cilës kishin filluar pakenaqësi të shprehura nga bashkëpunëtore të vetë nomeklaturës së atëhershme të cilët kohët e fundit kishin filluar dhe guxuar të mbanin dhe qëndrime. Për shkak të frikës së humbjes së pushtetit nga familja Hoxha, sigurimi i shtetit i cili ishte dhe kali i betejës i familjes Hoxha, i ushqyer nga njerëzit më injorantë dhe imoral të kohës, kishte filluar të bënte shumë arrestime ndërmjet rradhëve të atyre që drejtonin partinë shtet të asaj kohe, duke i motivuar gjoja si bashkëpunëtor të sigurimeve të huaja. Të gjendur në këtë situatë të brendshme politike dhe me frymën që po zgjonte revolucioni hungarez i vitit 1956 i inicjuar nga studentët, filloi të shihej nje fije shprese tek ajo pak elitë e shkapërndare e trembur por që kishte arritur t’i rezistonte në heshtje pushkatimeve, burgosjeve¸persekutimeve të Enver Hoxhes dhe nomeklaturës së terrorit që e mbështeste.
Megjithëse jetohej në shoqërinë e mbyllur të viteve 50-60, ku enverizmi po bënte kërdinë në njehsimin kulturor të popullatës, nga koperativisti te ministri, në gjirin e studentëve të asaj kohe filloi të zgjohej shumë interes për ngjarjet që po pasonin në Hungari dhe që po udhëhiqeshin nga vetë bashkëmoshatarët e tyre. Kishte flluar të ngjizej një shpresë e heshtur, por që shpërthente nga sytë dhe vitaliteti i bashkërenduar i rinisë se atëhershme se dicka e tillë mund të ndodhte edhe në Shqipëri.
3 të rinj shkodrane morën të parët guximin. Ata ishin artistë, studionin pranë liceut artistik Tiranë për vegla dhe kanto, përkatësisht Nikolin Pavaci 19 vjeç, Karlo Cefa 18 vjeç dhe Ndrekë Bazhdari pa i mbushur 17 vjeç. Këta djem të rinj morën kurajën të parët të thyenin heshtjen e nderë. Ata krijuan një formë besëlidhje të quajtur “Breznitë Kastriote” dhe iu përveshën punës, kuptohet në mënyrë të fshehtë, që të sensibilizonin opinion publik. Duke përfituar teknikisht nga ndihma e vëllait më të madh të Ndrekës, i cili ishte piktor, arritën të gjenin veglat e duhura dhe të shkruanin me qindra trakte me dorë (me pendë retis), ku bënin thirrje studentëve dhe mbarë rinisë që të merrnin guximin si rinia hungareze e të ngriheshin kundër të keqes së përbashkët, regjimit stalinian që ishte instaluar në Shqipëri. Këto trakte i shpërndanin gjatë gjithë natës, për disa net me rradhë, duke mos fjetur fare dhe duke u gjendur në mjes pranë autoparlantëve të kumtesave dhe më pas në sallat e studimeve sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto trakte u shpërndan në rrugët kryesore të Tiranës, Shkodrës si dhe në institucionet si gjimnaze, komiteti ekzekutiv i Shkodres etj. Por kjo nuk zgjati shumë, me ndërhyrjen e forcave sovjetike si dhe forcave të traktatit të Varshavës, revolucioni u shua duke lënë shumë viktima mbrapa, ndër ta dhe tre të rinjtë shqiptare që ishin të parët dhe të vetmit që u solidarizuan haptas me Revolucionin Hungarez të 1956 dhe që e pësuan rëndë me rininë e tyre. Forcat e sigurimit të shtetit, të irrituar jashtë mase për këtë veprim poshtë hundëve të tyre, u vunë jashtëzakonisht në lëvizje për zbulimin dhe kapjen e këtij grupi derisa pas gjashtë muajve arritën t’i identifikonin, i arrestuan dhe pas torturave ç’njerëzore, pa marrë parasysh fare që ishin nën moshë i dhanë dënime shembullore nga 12 -14 vjet, në kampet dhe burgjet më famëkeqe të kohës, ku për herë të parë në historinë e burgut të Burrelit mbyllet një fëmijë 17 vjeçar , i cili duke qenë nën moshë mori përsipër pjesën më kryesore të ngjarjes, në mënyrë që të tre të mund t’i shpëtonin dënimit me vdekje dhe ai u dënua me 14 vite në Burrel me vendim gjykate Nr 105, dt 6/8/1957, gjoja gjysëm dënimi.
Ky ishte Ndrekë Bazhdari nxënës shumë i talentuar pranë liceut artistik, studionte për violinçel, por me dëshiren që kur të rritej dhe zëri t’i formohej tamam, të kalonte në kanto ngaqë ishte shumë premtues, mendjehapur dhe që faji i vetëm i tij ishte se aspironte për liri si miliona bashkëmoshatare të tij në mbarë botën. Ky adoloshent 17 vjeçar kyçet për gjithë rininë e tij në burgun që kishte si identifikim shprehjen “Burrel që hyn e s’del”.
Edhe pas burgut jeta e tyre s’qe më ajo e para, ata ishin me shenjë kudo në shoqëri dhe mund të punonin vetëm në punë të rëndomta deri kur erdhi viti 1990 dhe këtyre zotërinjve menjëhere pas shembjes së sistemit komunist iu dha pafajësia. Ne vitin 2006 me rastin e 50 vjetorit u nderuan me medalje nga Qeveria Hungareze dhe në vitin 2011 u nderuan nga Presidenti i Shtetit Solyom Laszlo dhe Kryeministri Gyurcsany Ferenc me medalje të vecantë “Heroi i Lirise”, per sakrificën dhe vuajtjet e tyre ne solidarizim me idealet e përbashkëta me mijëra studente hungarez të vitit 1956. Me ndërhyrjen e Ambasadës Hungareze dhe Bashkisë Shkodër u vendos një pllakë përkujtimore në qendër të qytetit të Shkodrës në nder të vuajtjes dhe sakrificës së mijra studentëve hungarezë që luftuan për të drejta dhe liri si dhe në nder të vecantë të këtyre tre djemve të rinj që dhanë rininë e tyre për ideale duke e lidhur përgjithmonë emrin liridashës të Shkodrës me aspiratat për liri të një populli, në një periudhë kur dielli shikohej përmes hekurave.
Mirenjohje dhe respekt per gjithe ato te rinj guximtare, qe gjeten menyren e tyre per te luftuar komunizmin.
Respekte!