Këmbanat bien për herë të parë pas dy vitesh në qytetin fqinj të Mosulit

24 Tetor 2016, 12:58Sociale TEMA

Në qytetin irakian të Bartella-s, kambanat kanë nisur të bien për herë të parë pas dy vitesh.

Ushtria irakiane dhe forcat kurde, kanë arritur të çlirojnë qytetin nga xhihadistët e ISIS, gjatë operacionit për rimarrjen e Mosulit.

Bartella është shtëpia e një komuniteti të krishterë, ndërsa prej dy vitesh banorët e tij janë vrarë dhe përndjekur nga ISIS, ndërsa pamjet tregojnë se si xhihadistët kanë shkatërruar kishën e qytetit.

Qyteti luan një rol të rëndësishëm gjatë këtij operacioni, pasi është qyteti i parë i madh fqinj me Mosulin.

1 komente në “Këmbanat bien për herë të parë pas dy vitesh në qytetin fqinj të Mosulit”

  1. krysho ludovik says:

    do jete ndonje genjeshter kjo se ne e dime qe myslymanizmi eshte feja e paqes
    me siguri o greket o serbet i perhapin keto shpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje