Rilindja Urbane, Rama inspekton projektet në Jug

23 Tetor 2016, 18:58Sociale TEMA

Kryeministri Rama së bashku me disa prej ministrave të kabinetit qeveritar kanë inspektuar disa projekte në kuadër të rilindjes urbane, në Gjirokastër, Përmet, Tepelene dhe Këlcyrë. Rama tha se këto projekte po rikthejnë jetën në qytetet e lëna në harresë, ndërsa sipas tij ka shtim të ndjeshëm të turistëve.

Në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, panë nga afër punimet për restaurimin e pazarit të Gjirokastrës, ku parashikohet konsolidimi dhe rivitalizimi i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse si dhe rikonstruksioni i sheshit “Çerçiz Topulli”.

“Ajo që ne duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë me insistim, është që t’i ftojmë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e këtij programi. Rrjeti i Shtëpive të Shkrimtarëve ku çdo shtëpie t’i vëmë emrin e një shkrimtari të dashur për Kadarenë, do ta bëjë shumë atraktive Gjirokastrën edhe nga kjo pikëpamje”, tha Rama.

Ndërsa në Përmet, Rama e vuri thekson te potenciali turistik i qytetit. “Potenciali turistik i Përmetit është i jashtëzakonshëm. Krijimi i një qendre graviteti me qytetin që të jetë i konturuar bukur, është si magnet që fillon rrit shumë fluksin”, tha ai.

Rilindja Urbane e Përmetit, një projekt me vlerë 103 milionë lekë parashikon krijimin e zonave rekreative, përmirësimin e ndriçimit dhe rikonstruksionin e rrugëve për këmbësorët, rikonstruksionin e rrugëve automobilistike, të shtëpisë së kulturës dhe rikonstruksionin e fasadave.

Projektet e Rilindjes Urbane janë shtrirë gjithashtu edhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Këlcyrës.

Në Tepelenë janë në proçes rikonstruksioni rruga deri në hyrje të kalasë dhe shkolla e mesme e përgjithshme “Abaz Shehu”.

Ndërsa në Këlcyrë është ndërhyrë në rikualifikimin e përroit të lagjes “Gur’, si dhe sistemimin e shtratit të përroit.

Projekti përfshin korsi biçikletash, pedonalen, dy sheshe me shatërvanë të vegjël dhe lodra për fëmijët.

1 komente në “Rilindja Urbane, Rama inspekton projektet në Jug”

  1. Edi Rama , do te mbahet mend si Skenderbeu i shekullit 21 per shqiptaret dhe shqiptarin e !
    Ky njeri ,eshte tmerresisht vizion se i pa pare ndonjihere per projektimin e nji Shqiperie tjeter , i nji Ilirie ,qe Shkodra do te jete veriu i qendres se Ilirise dhe Konstandinupoli do te jete jugu i Ilirise !
    Erera te hyjnijeshme po fryjne per Gadishullin Ilirie .
    Dhe Strategu qe solli Zoti per ta ndihmuar kete situate duhet vetem Edi Rama !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje