Pamjet nga ajri: ISIS në arrati, ushtria irakiane dhe forcat kurde rrethojnë Mosulin

23 Tetor 2016, 17:58Sociale TEMA

Forcat e drejtuara nga ushtria irakiane tashmë kanë arritur të rrethojnë qytetin e Mosulit, ndërsa kanë nisur përgatitjet për ta rimarrë atë.

Gjatë betejës kundër xhihadistëve të “Shtetit Islamik,” ushtria irakiane në koordinim me luftëtarët kurdë, kanë arritur të marrin gjatë ditës së dielë një tjetër qytet pranë Mosulit, ndërsa kanë siguruar fshatrat në jug, lindje dhe veri të tij.

Sipas raportimeve, përplasjet me militantët e ISIS kanë qenë sporadike, ndërsa këta të fundit kanë kryer edhe disa sulme kamikaze gjatë arratisë s tyre.

Beteja për Mosulin nisi ditën e hënë dhe brenda një jave, është arritur të sigurohet një pjesë e madhe e territorit përreth qytetit, ndërsa ekziston shqetësimi për 1.2 milionë civilë, të cilët aktualisht mendohet të jenë ende brenda qytetit.

Ndërkohë, ditën e shtunë terroristët ekzekutuan 284 burra dhe djem, të cilët u përdorën prej tyre si mburoja njerëzore për t’u mbrojtu nga forcat irakiane dhe kurde që po avanconin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më tepër se 5000 persona janë larguar nga vendbanimet e tyre dhe kanë nevojë për ndihma humanitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje