Ndahet nga jeta Prof. Dr. Alfred Uçi

26 Tetor 2016, 11:36Kulturë TEMA

Prof. Dr. Alfred Uçi eshtë ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 86-vjeçare.

Prof. Uçi ka qenë pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik. Lindi në Korçë më 15 dhjetor 1930.  Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit. Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.

Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore, duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim, jo vetëm autorë shqiptarë, po edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore. Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë.

Ndër veprat kryesore të Alfred Uçit janë:

“Estetika, jeta, arti” (1970)

“Probleme të estetikës” (1976)

“Mitologjia, folklori, letërsia” (1982)

“Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986)

“Estetika” (në tri vëllime, 1986–1988)

“Shekspiri në botën shqiptare” (1996)

“Dostojevski në kohën tonë” (1997)

“Ferr-Parajsa danteske” (1998)

“Prometeu dhe Hamleti”, (greqisht, Athinë 1998)

“Grotesku kadarean” (1999)

“Estetika e groteskut” (4 vëll., 2000)

“Estetika në letërsinë shqipe” (2001)

“Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi (N. Frashëri, Gj. Fishta, F. Konica, M. Kuteli, Migjeni)” Shkup (2003)

“Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” (2004)

“Estetika e folklorit” (2007)

“Universi estetik” (3 vëll. 2004–2007)

“Estetika e folklorit” (2007)

“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?” Vëllimi I, 464 f. (2008)

“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?” Vëllimi II, 484 f. (2008)

“Estetika Migjeniane: fryma moderne në letërsinë shqipe” (2013)

7 komente në “Ndahet nga jeta Prof. Dr. Alfred Uçi”

  1. ........ says:

    HUMBJE MADHE PER KOMBIN SHQIPTAR , TI PREHET SHPIRTI NE PAQE PROFESORIT DHE I QOFT DHEU I LEHT. NJEREZ SI PROFESORI LINDIN RRALL NE KTE VEND .

  2. Luan Muha says:

    U prehet ne paqe profesori.Humbje e madhe per Kombin dhe boten Akademike Shqipetare.

  3. Dorina says:

    U prefsh ne paqe Profesor i nderuar!

  4. lida al says:

    I paharruar kujtimi juaj, Profesor Uci, respekt per punen e vepren tuaj madhore, te cilat ju bejne te pavdekshem.

  5. andromeda says:

    Devolliu i trashë, siç e ka quajtur bashkëfshatari i vet, Driteroi, Ikën nga kjo botë duke lënë pas antivlera si ‘Estetika Marxiste-Leniniste’ dhe ‘Labirintet e Modernizmit’.

  6. lida al says:

    A t’u thafte goja, o kafshe prehistorike, o antivlere njerezore. S’keni faj lloji juaj, ju ka ardhur goja e qelbni dynjane. Po nuk ke faj ti, po kane faj keta qe botojne ndyresyrat tuaja.
    I nderuar per jete, Profesor Uci, I paharruar kujtimi Juaj e prehu ne paqe ne kete toke, qe e deshe aq shume, e qe i perkushtove jeten, punen, mundin dhe dhe vepren Tuaj madhore.

  7. loni says:

    “labirinthet e modernizmit” jone nji kopje e revolucionit Kinez e perziere me teori naziste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje