Ilir Meta, fushatë me dy kandidatët e tjerë për kreun e LSI-së

26 Tetor 2016, 16:30Politika TEMA

Tre kandidatët për kryetar të LSI-së morën pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, ku prezantuan platformat e tyre në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se në çdo vendim dhe në çdo veprim duhet të udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë vetëm një ideologji: interesin e publikut të gjerë dhe duhet të ketë vetëm një aleat për këtë çështje që është transparenca me qytetarin. Në çdo vendim dhe në çdo veprim ne udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme dhe e ardhmja e Shqipërisë, rinia e saj do të qëndrojë këtu. Kjo është detyra jonë dhe unë do t’i shërbej kësaj me përkushtim maksimal gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Ilir Meta.

Ndërsa, kandidati tjetër Shezai Rrokaj theksoi se LSI-ja ka qenë forca politike që për stabilitetin e vendit ka pranuar aleanca edhe kundër natyrës së forcës sonë politike. Z. Rrokaj u shpreh se LSI-ja është një parti që i qëndron interesave të qytetarit dhe nuk bën kompromis me askënd kundër interesave të qytetarëve.

“Kemi qenë forca politike që për stabilitetin e vendit, kemi pranuar aleanca edhe kundër natyrës së forcës sonë politike, sepse kemi vlerësuar se në radhë të parë përtej interesave tona politike janë interesat e qytetarëve dhe të vendit. Por, këto aleanca duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të bëhen mbi baza programore, të përputhshmërisë së programeve politike, të cilat do të bëhen pastaj pjesë të mandatit qeverisës. Këto aleanca do të bëhen pastaj mbi bazën e luajalitetit, të besueshmërisë, sepse nëse mungojnë këto në partneritetin qeverisës atëherë ka një problem shumë të madh në mënyrën sesi ne menaxhojmë pushtetin në raport me qytetarët. Fitorja kërkon hapje ndaj bazës, hapje ndaj qytetarit. Kemi shumë për të bërë sepse ne si forcë politike kemi guxuar ta themi të vërtetën edhe kur kjo e vërtetë nuk u pëlqen disave. Por, më mirë të mos u pëlqejë disave sesa kjo e vërtetë të mbetet rrugëve dhe të anashkalojë qytetarin. E kemi bërë këtë zgjedhje dhe këtë zgjedhje duhet ta shpiem deri në fund. LSI është një parti që i qëndron interesave të qytetarit dhe nuk bën kompromis me askënd kundër interesave të qytetarëve”, shtoi Shezai Rrokaj.

Në fjalën e tij para strukturave, kandidati për kryetar të LSI-së, Përparim Spahiu tha se të gjithë duhet të vihemi në shërbim të zgjidhjeve të mëdha, që vendi kërkon nga ne, duke marrë përgjegjësi udhëheqëse në mbarë Shqipërinë.

“Ne themi që ky vend mund të bëhet dhe prandaj jemi në politikë, nisur nga ky besim dhe nga kjo bindje, ndryshe do të ishte e kotë dhe hipokrizi të kërkonim votat e shqiptarëve. Dhe për këtë, ne duhet të vihemi në shërbim të zgjidhjeve të mëdha, që vendi kërkon nga ne, jo duke u ankuar dhe as duke ngritur duart lart, por duke marrë përgjegjësi udhëheqëse në mbarë Shqipërinë. Ka ardhur koha që Lëvizja Socialiste për Integrim, që është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një rol udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare”, – deklaroi Spahiu.

8 komente në “Ilir Meta, fushatë me dy kandidatët e tjerë për kreun e LSI-së”

  1. pesimisti says:

    Cfare konkurence e ashper!!!!

    1. plehrat LSI says:

      mu renqeth mishi nga konkurrenca e qete dhe e dashur

  2. Zhaku i Pamposhtur says:

    …….ka lezet keshtu alamet gare, demokraci e kulluar qe te renqeth me menyren si funksionon, aq bukur aq me kulture aq shprehese ne vetvehte, ka vec nje difekt te vogel , te le ne ankth duke pritur , kush do te fitoje valle……

  3. Skifter Nurellaris says:

    C’tallin menderen me popullin keta…

  4. DElli USA says:

    Cfaqje e neveritshme me dy kllounet e Likes,sidomos ky Spathiu I Kukesit.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kandidatet duhet te prezantojne programin,apo kane nga dy programe,te majte dhe te djathte ?!
    Deri tani kemi pare nje LSI qe ka punuar per interesat e ngushta te militanteve te saj,ku ka larguar nga puna njerez me bindje te majta !
    Sot largohen italiane ne drejtim te vendeve evropiane,kete mundesi e jep Europa e Bashkuar.Shqiptaret do ta kene dhe per dekada perparesi emigrimin drejt vendeve me te zhvilluara.
    Lufta kunder korupsionit dhe hapja e vendeve te reja per pune,duhet te jete objektivi me I rendesishem I partive politike.
    Kandidatet per kryetar,fatkeqsisht jane shume qesharak,jane kandidate fallco,nuk mirpritet nga populli nje alternative e tille!

  6. al paci says:

    Ore keta te lsi kaqe budallenje e dine kete popull, me e ndershme do ishte sikur te mos ishin fare keta dy bolet e likes se asnje shqiptare nuk mendon qe po behet gare zgjedhore. Neqoftese nuk do zgjidhet likja kryetare do behem me lsi se do te thote se te gjitha keto qe thone jane te verteta.

  7. Olga says:

    Dy kundershtaret e Metes jane me ur dhe raga lart,dhe inisiatv nga poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje