Kush janë gjyqtarët që rrëzuan Vetingun, “varfanjakët” që notojnë në flori

26 Tetor 2016, 09:52Politika TEMA

Tetëshja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Sokol Berberi kishte dhënë dorëheqjen që më 15 shtator, para dhënies së vendimit), të cilët vendosën pezullimin e ligjit të “Vettingut” dhe dërgimin e tij në Komisionin e Venecias për interpretim, me shpresën se do të shtyhet përtej afatit ligjor të zgjedhjeve parlamentare të verës së ardhshme, zyrtarisht është në kushte të “mjerueshme” financiare. Duke parë me vëmendje deklaratat e pasurisë për vitin e kaluar, të shpallura zyrtarisht në maj të këtij viti, sheh se të ardhurat e tyre janë modeste, llogaritë e tyre rrjedhëse janë më të vogla se të një familje mësuesish, dhe për më tepër janë të zhytur në borxhe marramendëse, që paga e tyre dhe të ardhurat e deklaruara duan vite e vite, thuajse një jetë të tërë t’i mbulojnë.

1.Bashkim Dedja

I emëruari me votat e PD-së si kryetar i Kushtetueses pas mbylljes së mandatit të Vladimir Kristos, është emëruar në strukturat e gjyqësorit që nga viti 1993. Në vitin 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese e më pas Bamir Topi e propozoi për kryetar pasi e dinte mirë që kandidaturën e tij nuk do ta rrëzonte mazhoranca e PD-së siç kishte bërë me thuajse të gjitha kandidaturat.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, jo vetëm është një nga njerëzit më të varfër të drejtësisë, por rezulton i zhytur në borxhe. Dedja deklaron pranë ILDKP se ka marrë një kredi për 20 vjet, në vlerën 16,800,000 lekë nga të cilat ka shlyer 1,326,218 lekë. Bashkim Dedja deklaron gjithashtu pagën si kryetar i Gjykatës Kushtetuese 2.231.015 lekë, pagën si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97.944 lekë si dhe një llogari rrjedhëse 74.807 lekë.

Bashkëshortja e tij, Sonila Cami, deklaron gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës pranë një banke të nivelit të dytë, 379,989 lekë si dhe pagën si nëndrejtore në Shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.

Deklarata e pasurisë/Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese:

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 74,807 lekë.

Paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 2,231,015 lekë.

Paga si pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97,944 lekë.

Kredi bankare e marrë në vitin 2013, 16,800,000 lekë, për 20 vjet, shlyer 1,326,218 lekë.

Bashkëshortja Sonila Cami, gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës pranë bankës, 379,989 lekë.

Paga si nëndrejtore në Shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.

2.Vladimir Kristo

 Ka pasur që në “agim” të karrierës së vet një lidhje të fortë me qeverisjen e PD-së, pasi ka qenë zv.ministri i Drejtësisë i kabinetit të parë të drejtuar nga Aleksandër Meksi në 1992-shin, por pas largimit të Fehmi Abdiut u emërua si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, natyrisht pas fitores së PD-së.

Aq lidhje të fortë ka Kristo me Berishën, sa kur doktori ishte President e emëroi atë si kryetar i KQZ-së për referendumin e Projekt-Kushtetutës së vitit 1994 që humbi fuqishëm në popull.

Në deklaratën e pasurisë, Kristo dhe bashkëshortja e tij kanë një mal me transferta bankare, tërheqje dhe depozitime. Anëtari i Kushtetueses njihet edhe si lojtar në bursë, pasi 19 mijë euro deklaron se i ka investuar në bono thesari në Bankën e Shqipërisë

 Deklarata e pasurisë/ Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasuria 2015:

Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.

Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.

Depozitë në bankë, 750,000 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.

Pasuria 2014

Gjendja e depozitës, bono thesari, në Bankën e Shtetit, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, 19 000 euro.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit ë dytë, pakësuar me – 117 500 lekë.

Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 2 658 000 lekë.

Gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit, obligacione me afat 2-vjeçar, 2 658 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 689 800 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës në Bankën e Shtetit në bono thesari, 689 800 lekë.

 3.Vitore Tusha

U emërua në vitin 2008 kur Sali Berisha dhe Bamir Topi i zgjedhur President, ende shkonin mirë me njëri-tjetrin.

Vjen nga një përvojë në gjyqësor dhe në avokati.

Në deklaratën e pasurisë zonja Tusha ka disa llogari bankare dhe të ardhura nga tre punë, në Kushtetuese, Universitetin Publik, si dhe në një universitet privat.

 Deklarata e pasurisë/ Vitore Tusha, anëtare e Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Shkolla e Lartë Luarasi, 178,666 lekë.

Trajnime në Shkollën e Magjistraturës, 93,100 lekë.

Detyrim në shumën 25 mijë euro.

Pashk Tusha, bashkëshorti, llogari bankare, 35,451 lekë.

Llogari bankare, 142 lekë.

Pagesë kalimtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 441,297 lekë.

Pagesë në shkurt 2015 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 30,369 lekë.

Elira Tusha, vajza, të ardhura nga aktiviteti privat, noteri, 2,088,017 lekë.

Renisa Tusha, vajza, kartë krediti, 1,874 lekë.

Të ardhura nga paga, Milano Itali, 14,285 euro.

Pasuria 2014

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 543 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 euro.

Gjendja në llogarinë një bankë të nivelit të dytë, 9 751 lekë.

Detyrim në shumën 25 000 euro.

E bija, Renisa Tusha, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 183 euro.

E bija, Elira Tusha, pakësim i gjendjes së llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, – 31 700, Overdraft.

4.Fatmir Hoxha

Ka ardhur në Kushtetuese pas një përvojë si kryetar në Gjykatën e Pukës si dhe atë të Apelit në Shkodër.

Në Kushtetuese është emëruar në 2011 kur kur tashmë anëtarët e kësaj gjykate zgjidheshin me shumicë absolute.

Të ardhurat e Hoxhës janë një mal me kredi për të larë. Ska faj…

 Deklarata e pasurisë/Fatmir Hoxha, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit, 716,369 lekë.

Kredi me afat 22 vjet, detyrimi, 4,449,057 lekë.

Kredi bankare, 250 000 lekë.

Detyrim prekje overdrafti, 404,304 lekë Detyrim ndaj subjektit Gener 2, për blerje. banese, 37 mijë euro.

Rudina Hoxha, bashkëshortja, kontratë depozite “fëmija im”, 200 000 lekë.

Detyrim prekje overdrafti, 50 000 lekë.

Pasuria 2014

Bashkëpronar me 50 %, me bashkëshorten Rudina Hoxha i një banesë në Shkodër, sip. 65 m2, shitur me vlerë 3 400 000 lekë.

Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 4 609 533 lekë, marrë në datën 27.05.2012, afat shlyerje 15 vjet, interes 4 %.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer – 233 336 lekë, marrë më darë 14.07.2014, me principal 250 000 lekë, afat shlyerje 60 muaj, normë interesi 6 %.

Detyrim huaje 9 900 euro, ndaj shtetasit Ardian Guri.

Detyrim 404 145 lekë, për prekje overdrafti gjatë viteve 2013 – 2014.

5.Gani Dizdari

Vjen nga Tropoja, si një prurje klasike e PD-së, e cila e ka pasë emëruar edhe në kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme ku punoi derisa doli avokat. U emërua në Kushtetuese në vitin 2011.

Deklarata e pasurisë/Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Vajza, Anisa Dizdari, të ardhura si notere Dhoma e Noterisë Tiranë, 401,604 lekë.

Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci, pasuri të krijuara nga paga nga viti 1997, 1,415,000 lekë.

6.Besnik Imeraj

Ka provuar të gjitha shkallët larta të gjyqësorit pas “erës Sali”, pra pas vitit 2005, që nga gjykata e lartë ku ka qenë anëtar dhe deri te ajo Kushtetuese, ku është sot.

Në deklaratën e pasurisë Imeraj thotë se ka të ardhura vetëm pagën…

Deklarata e pasurisë/ Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.

Gjendje në llogari, 399,460 lekë.

Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari, 1,261,752 lekë.

Kredi në bankë për blerja banese, detyrimi 2,116,816 lekë.

7.Fatos Lulo

Është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2013, pikërisht kur Berisha iku nga pushteti, pasi ka shërbyer për 8 vjet, i emëruar nga PD-ja si anëtar i Gjykatës së Lartë. Deklarata e pasurisë së Lulos është vetëm dy rreshta sikur rron vetëm me pagën e tij.

 Deklarata e pasurisë/ Fatos Lulo, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

 Gjendja e llogarisë së pagës, 133,577 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

8.Altina Xhoxhaj

Deklarata e pasurisë/Altina Xhoxhaj, anëtare e Kushtetueses, pasuria 2015

Llogari rrjedhëse plus depozitë dhe kartë krediti, 9 mijë USD.

Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687.

Të ardhura nga kontrata e qerasë së apartamentit, 4 200 euro.

Bashkëjetuesi, të ardhura nga 2 paga, nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, Arben Idrizi, 567,000 lekë.

Bashkëjetuesi, të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB, 5,379 USD.

Llogari kursimi, 2 mijë USD.

Llogari rrjedhëse, 2 mijë USD

9. Sokol Berberi

Sokol Berberi(dorëhequr më 15 shtator), anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015:

 Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura si pedagog i Jashtëm në Universitetin Evropian të Tiranës, 3 mijë euro.

Të ardhura nga lëshimi me qera i apartamentit, 304,000 lekë.

Të ardhura nga dy programe trajnimi me avokatët në Shkodër dhe Korçë, 51.000 lekë.

Të ardhura nga kontrata si ekspert për trajnimin e juristëve në administratë, 152,000 lekë.

Të ardhura nga shitja e dy librave, Teknika Legjislative dhe Arsyetimi Ligjor, 81,600 lekë.

Kredi 40 mijë euro, për blerje apartamenti me sipërfaqe 102 metra katror, ma afat 20 vjeçar.

Kredi për arredim 20 mijë euro.

Kredi nga Fondacioni Besa në shumën, 600,000 lekë.

Vajza, Silvia Berberi, sponsorizim nga prindërit për akomodimin dhe jetesën në Utrecht Universitet, 5 mijë euro.

Paga pranë kompanisë Atradius, 1,200 euro.

Bursë nga Universiteti Utrecht Holandë.

Rudina Shiroka, bashkëshortja.

Sipërfaqe trualli 512 metra 2 dhe godinë banimi 218 m 2, trashëguar nga babai.

Paga si përgjegjëse e arkivit në Kuvendin e Shqipërisë, 859, 969 lekë.

Pagesa për përkthimet në revistën e Shkollës së Magjistraturës për Ministrinë e Drejtësisë, 50,000 lekë.

Kredi personale, 600,000 lekë.

Marrje borxhi, 450,000 lekë. (Pamfleti.com)

25 komente në “Kush janë gjyqtarët që rrëzuan Vetingun, “varfanjakët” që notojnë në flori”

  1. Moisi Golemi says:

    Jo “Kush jane”, por “CILET jane”. Oooooo gazetar analfabet.

  2. Dyrrahu says:

    Keta “njerez” e shkaterrojne boten per te qendruar ne vendet ku i kane. Kete shkaterrim ua mundeson Sali Berisha.

  3. Tr says:

    Te gjithe …pa perjashtim. …futini ne nje grope me sale kriminelin. ….dhe mbulojini me Mut nga te gjithe shqiptaret. …

  4. Kim Jong-un says:

    Pse nuk thua kush jane keta kokshiniket qe dhane prova ne zgjedhet vendore ne vitin 2011.

  5. Petro says:

    C dioter! Do hiqen keta te Saliut, do vihen ata te Rames.Mjere drejtesia, mjere vendi!

  6. Hidherim Mbeti says:

    Jooo, nuk i dija po pse Besnik Ymeri djali i Babace Ymerit eshte ne kushtetuese, mafioz i klasit te pare dhe bythlepires.Fatos lulo spiun dhe tip mafioz dhe i rezikshem.Disdari po njihet, Kristo po besnik i kariges ne prokurori te pergj. qysh ne kohen e Enverit.Po keshtu edhe keta legenat e tjera.Kjo gjykate eshte nje turp, me ka tronditur perberja.Saliu monster, ku i ka gjet te gjithe keta njeres te dobet te vdekur per nje karrige me pushtet.o dio ku ka perfunduar vendi.E kuptoj.Rama mban pergjegjesi per gjendjen tani pas 3 vitesh e kusurDuhet ta kishe pastruar terrenin shteteror me shumicen qe kishe.Ndaj ha mut gjithe diten Saliu.Lllalla po, Ajazi ne SHIK po, Nishani po Gjykatat po, hani nje mut te madh o shqiptare,Saliu paska shtetin.Heren e pare e prishi heren e dyte e paska privatizu se keta qe shoh ketu i ka mberthy nga te gjitha s’ja lujn dot bithen se jane shume te molepsur.

  7. Denis says:

    Gazetar idiot. Te investosh ne bono thesari te qeverise shqiptare (dhe jo te bankes se shqiperise) nuk quhet te luash ne burse, budalla! Sa injorante jeni sa nuk ju vjen me as turp per pacavuret qe shkruani.

  8. marko says:

    sa keq tallen keta eeee.po plaka ime me pension 100mije ne muaj ka mbledh me ahume ae keta .hahababa

  9. tom says:

    Akoma kgjalle ky plehra Gani Dizdari?
    Njeri i korruptuar koke e kembe,ne sherbim te Berishes dhe maskara i shkerdhyer nga PD qe i vogel dhe me pare,qe i fsheh ne te trete.
    Sa me shpejte te qerrohen keta plehra gjykates,qe jane nga njerezit me te korruptuar dhe me maskarenj qe mban ajo toke pas politikaneve.

  10. KotKot says:

    Ky Lulo e ka cuar gjithe pasurine ne Amerike. Behet fjale per disa miljona dollare. Po te ket shtet i gjen shpejt se ku i ka fshehur.

  11. DJANA says:

    o ed rama po festojne gjyqtaret me dreka me darka, pezullimin e vetingut, ha miza ti dhe gjithe shpura jote. Sa te mbash Saliun jashte hekurave kete rezultat do te kesh.

  12. LOKE says:

    MAFIOZI MW I MADHE ATY ESHTE DJALI I BABACE FAIK YMERIT ISH DREJTOR NE HETUESINE E PERGJITHSHME TE ENVER HOXHES QE VAZHDON SOT E KESAJ DITE VETEM TE BEJE PUCE PER FITIME ……

  13. ilir floriri says:

    reformen ne drejtesi po e pengojne ilir meta e ylli manjani. ilir meta e lsi-jane mullari e strumbullari I korrupsionit ne shqiperi. ilir meta I ka dhene besen sali berishes se ‘nuk do kete reforme reforme drejtesie, qe cenon familjen berisha’. kur ilir floriri flet per arritje kosensusi, e ka fjalen per rriyje korrupsioni. ilir meta eshte njeriu me I djallezuar e me negative I poltikes shqiptare pas saleh berishes.

  14. Spartak says:

    S’ka nevojë më për gjë tjetër. Deklarimeve , duhet ti shtojnë një nen mbi bazë LIGJI të miratura me këtë rastin e Vetëkallximit ( Veting me këto termat e reja të huaja ) : DEKLAROJ NDEN PERGJGJESINE TIME TE PLOTE , SE NESE GJINDET DHE VERTETOHET EDHE NJE DICKA MBI KETO TE DEKLARUARA , E QE ME PERKET MUA , AUTOMATIKISHT , E GJITHE PASURIA IME , BASHKE ME SHTEPINE KU RRIJ , TE KONFISKOHET.
    Organizmi përkatës të kërkojë informacion të hapur nga populli , që ja di gjithçka , deri dhe lugët e shtëpisë .
    Kjo të bëhet për të gjithë , nga i pari deri tek i fundit .

    1. Arian says:

      Plotesisht e drejte, por eshte utopi.Shpellaret nuk e perceptojne fjalen ligj, drejtesi, respekt, korrektesi, humanizem drejt popullit tend.

  15. . says:

    ky Berberi kushuri i Fatmir Xhafes, kta jane te gjith pjell e komunizmit, hajduta dhe kriminel 24 karat normal qe do ket post te kushtetusja

    1. heu bre says:

      Ca thu mo halabak! Rob idiot ?

  16. ALBAN DEGA says:

    Mendime

    GRUSHT SHTETI ANTIKUSHTETUES I GJYKATES KUSHTETUESE

    – Konflikt i paster interesi… Per jete a vdekje

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ashtu sic pritej ndodhi e prapritura e pritur. Gjykata Kushtetuese vendosi te pezulloje dhe ti riktheje per rishqyrtim Komisionit te Venecia ate qe Komisioni i Venecias e kishte shqyrtuar dhe miratuar paraprakisht jo nje por disa here.
    Rastesi? Si objekt dhe Subjekt i Reformed ne Drejtesi dhe si shpirti i saj i miratuar me unanimitet nga organi me i larte ligjevenes i Shqiperise, Kuvendi i saj, me 140 prej 140 votave te mundshme, perfshi secilin dhe te gjithe deputetet e PDSH-se, qe e apeloi shpirtin e saj… Vetingun.
    A mund te ndodhte ndryshe. Me perjashtim te atyre qe vrasin veten nuk ka shembull ne historine boterore qe nje gjykates apo Gjykate te kete denuar me vdekje vetveteen. Aq me pak mund te ndodhte kjo me Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, kryetari dhe anetaret e se ciles jane zgjedhur me minimumin e votave, 70.… 71 edhe ato te shitblera, te trafikuara!
    Nuk mund te te ndodhte ndryshe me nje gjykate qe ka per anetare gjykates te kapur me ze e me figure ne biseda me mafioze duke deklaruar “ Jane duke na pergjuar !”!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate anetare e kryetar te se ciles kane pasuri e prona, llogari te fshehta bankare…. prej miliona dollaresh apo eurosh te pajustifikuara ligjerisht me rrogat e tyre dhe familjeve te tyre sikur te kishin punuar per 50 vjet apo 100 vjet , pa shpenzuar asnje cent , e jo me pak se 9 vjet me shpenzime marramendese nga ata vete e familjet e tyre…!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate te perzgjedhur me lupe ala Xeni- Gita e ala Sali Karaxhici jo per te bere e dhene drejtesi por per te siguruar paprekshmerine ligjore te Kadafit shqiptar dhe familjes natyrore e “Cetes se gangstereve te tij” politike!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” vetem e vetem per te kontrolluar e minuar cdo fushe e cdo qelize te shtetit shqiptar per gati 25 vjet!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjyqtare te inkriminuar e sterkorruptuar, te tredhur nga politika rrenimtare e shtetit shqiptar fizikisht si ne 1997-en e 14 shtatorin e 1998-es, te komanduar ne cdo vendim jetik per shqiptaret si “ autostrada e kusarise 500 milione eruoshe te kombit”, masakra makabre e Gerdecit, ekzekutimi publik i 4, plagosja e torturimi i qindra prtotestuesve paqesore e krejt te pafajshem te 21 janarit 2011, vjedhja e cdo pale zgjedhjeje parlamentare apo lokale me 8 majin 2011 si maskarada me e paturpshme e antidrejtesise shqiptare, pas asaj te 26 majit 1996.…
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjykates qe ne vend te japin, shesin drejtesi e ligj atij qe paguan me shume, sipas ligjit te Saliqit e Luigjit te 14-te “Ligji jam une “
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me Gjykaten Kushtetuese te 70 votave e cila i jep fuqi me te madhe vetvetes se ajo e shumices se cilesuar te 86 votave te organit kryesor legjislativ te Shqiperise ne baze te aritmetikes se Tom Ndrecajve e Gjin Gjoneve, Plepave e Vitrinave, Kristaleve e … gjirizeve te Berishes, qe ne vend te jepnin dije e dituri, shisnin diploma e tituj shkencore jo vetem brenda Shqiperise por ne mbare Boten edhe per persona qe nuk kishin shkelur kurre ne truallin shqiptar!
    Gjithcka mund te bente Gjykata Kushtetuese por kurrsesi nuk mund te denonte me vdekje vetveten e ceten e banditeve faqezi me toga te zeza ne radhet e saj.
    Pse?
    Sepse, ata qe i kishin emeruar me pagesa te majme e kontrata besnikerie ala Mafioze kurresi nuk mund ti hapnin driten jeshile e jepnin leje per te vrare vetveten dhe Padrinon e tyre, Sali Berisha me ceten e tij te kusareve dhe vrastareve.
    Jo pse Berishes i han palla per asnjerin prej tyre e familjet e tyre, por sepse drejtesia eshte mina me e sofistikuar dhe me jetike per ruajtjen e sundimit te tij kusar e vrastar. Duke vrare drejtesine e nje shteti ai rivret vete shpirtin e tij. Ligjin , shtetin ligjor para te cilit cdo qytetar e cdo shtetas eshte e duhet te jete i barabarte para ligjit.
    Pse !? Sepse shtetin shqiptar Sali Berisha nga “ ne populli, me popullin e per popullin”, qe eshte shpirti dhe zemra e demokracise, e ka kthyer “ ne Saliu, me Saliun e per Saliun” , nga shteti diktatorial barbar komunist i “Partise Shtet” e ka kthyer ne shtetin e “Njeriut Shtet“, e ka kthyer ne nje Salistan.
    Me vendimin e saj per pezullimin e perkohshem te Vetingut, Gjykata Kushtetuese e Shqiperise sot ne fakt ka kryer nje grusht antikushtetues shteti.
    Aq larg shkon cmenduria dhe absurditeti i saj sa nje shoqate, nje sindikate, Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise, para te cilit edhe kryemafiozet a Koza Nostras dhe Ngradhetas, Al Capone e Luciano Vito , John Goti e Carlo Gambino duken si engjej, i jep komepetenca ligjdhenese gati te njejta me ato te Kuvendit te Shqiperise. Po citoj fundin e vendimit te saj absurd deri ne cmenduri .
    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise vendosi :
    …” – Pranimin e kerkeses se Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar “( !? )
    Cili ligj, cila dispozite kushtetuese, cili nen i ligjeve te Republikes se Shqiperise i jep tager ligjor nje sindikate, nje shoqate, cilado qofte ajo, per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar!?
    Si mundet qe nje sindikate, shoqate profesionale te behet pjestar ne gjykimin e nje ligji kur cdo anetar e drejtues e saj jane objekt dhe subjekti kryesor i Vetingut, pra i Vleresimit te Gjyqtareve e Prokuroreve!?
    Me e pakta konflikt i mirefillte interesi, cka perben nje shkelje flagrante ligjore qe denohet nga kodi penal e nje varg ligjesh te tjera te Republikes se Shqiperise. A ka lapsus e shkelje me te hapur ligjore te Gjykates Kushtetuese se Republikes se Shqiperise se ky vendim i saj nul nga ana ligjore.
    Rastesi!? Aspak . Vete Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise eshte ne konflikt interesi kur behet fjale per kete ligj thelebesor per Reformen ne Drejtesi te miratuar me unanimitet nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise!
    Si i tille vendimi i saj eshte nje grusht antikushtetues i mirefillte shteti! Eshte nje perkjeje per jete a vdekje per te ruajtur statukuone e korrupsionit ne antidrejtesine shqiptare, nje orvajtje antikushtetuese per te vonuar dhe minuar krejt Reformen jetike ne Drejtesine shqiptare ne bashkepunim e ne sherbim te Mafias politike shqiptare e nderkombetare me ne krye Padrinon Sali Berisha dhe SHQUP-in.
    Reforma ne Drejtesi Ne udhekryq! Shqiperia ne rrezik!
    Shqiptare Vigjilente… Syceltesi !

  17. sulo Permeti says:

    Ka kohe ,qe i vendosin paret nen dyshek,elbete’,prandaj duhet tu japim ndihma sociale.

  18. ronny says:

    Kam patur dhe kam neveri per keto lloj kellirash dhe kurre si kam hyre me detaje se cfare jane kush i ka sjelle ne keto karrike te rendesishme etje etj, por ky vendimi i fundit me beri disi me kurioz, jo per faktin se keta do te arrine te kthejne mbrapsht timonin e atij treni qe ne si shqiptare te thjeshte duam te shohim te shkoje ty ku duhet te shkoje, por cfare eshte nje koktail i neveritshme i ketyre mostrave eshte fakti qe edhe pse e dine mire qe nuk kane me shans te ndalojne ate proces qe ka filluar prape vazhdojne te mbushin thesin e tyre te fajeve edhe me shume,,,,,

    hajde bucko hajde,

  19. Po keto lepurushat kush i ka financuar o kopili i vicidolit, serbi apo greku,

  20. ShqipetariUS says:

    TURP per vendimin e gjykates kushtetuse, gjyqtaret e saj duken si bufone pas kesaj qe ndodhi, nuk e di ne se ka mbetur pak moral per detyren qe kryejn dhe thjesht si qytetar I ketij vendi.

  21. Oni says:

    Bobobobo të gjithë nga PD-ja

  22. NIKOLIN kurti says:

    QUHEM NIKOLIN KURTI KAM RA NE BURG NE VITIN 1980 PER ARRATISJE MASI FATI ATE NATE NUK ISHTE ME MU. MASE NJE HETUSIJE QNJERZORE KU NE ATE VEND ISHIN NJERZIT MA TE LIGJE QE MUNDE TI GJESHE DOLA PARA TRUPIT TE KRIMINELAVE KU PROKURORI ISHTE VLADIMIR KRISTO DHE MASI U LEXU BIOGRAFIJA IME QE PER VLADIMIR KRISTON ISHE ARMIK I BETUM I KOMUNIZMIT ME DENUN ME 22 VJET HEQJE LIRIJE DHE 5 VJET HEQJE ELEKTORALE SE MOS VALLE SHQIPTARET VOTONIN PREJ QEFIT PREJ 22 VJETVE BANA 10 ME RAMJEN E MURIT TE BERLINIT DHE SITUATA NE LINDJE NUK ISHTE NE FAVOR TE KOMUNIZMIT NA LIRUN NGA QFAROSJA E BURGJEVE KOMUNISTE SOT ASHTE KY KRIMINEL NE GJYKATEN KU RREFUZON SH.B.A DHE BE KU KRIMINELI BERISHA NJE KOMUNIST I FLLIQUR KA VU NE VENDET KYQE NJERZIT QE I SHERBYN KOMUNIZMIT MA TE EGER NE EUROPE .SI MUNDE TE KEMI DREJTESI ME KETO VAMPIR QE MROJTEN DIKTATUREN ME FANATIZEM KU MIJRA NANA DHE MOTRA SHQIPTARE NUK DINE VARREZAT E TE AFERME TE TYRE .O ZOT SHUAJA RRACEN KETYRE FELLIQSIRAVE

  23. denis says:

    Ky gjiriz po qelb gjithe shqiperine.Duhet pastrim urgjent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje