Jep dorëheqjen Gjukanoviç: Rusia është pas puçit, opozita bashkëpunoi me Kremlinin

26 Tetor 2016, 10:08Rajoni TEMA

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje.

Në një komunikatë të Partisë Demokratike të Socialistëve shkruhet se, Gjukanoviç do të largohet nga pushteti pas 27 vitesh, pasi kjo forcë politike emëroi bashkëpunëtorin e tij të afërt, Dusko Markoviç, si pasardhësin e tij të mundshëm.

Ky lajmërim vjen pasi partia e Gjukanoviç fitoi zgjedhjet dhe pas disa muajsh spekulime për dorëheqjen e tij.

Largimi i tij pason edhe grushtin e shtetit, që sipas Gjukanoviç u organizua nga fuqi të huaja misterioze për të marrë pushtetin në Malin e Zi.

Gjukanoviç deklaroi të martën publikisht se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, për ta vrarë atë.

Sipas tij, Rusia ka qenë e përfshirë në atentatin e dështuar ndaj tij në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Duke folur këtë të martë, Gjjukanoviç tha se ngjarja e 16 tetorit, gjatë së cilës u arrestuan 20 persona, “ka një lidhje të fortë me një faktor të jashtëm”.

Mes të arrestuarve ishte edhe një ish-komandant i forcave speciale të policisë në Serbi.

Grupi në fjalë dyshohet se po planifikonte sulme ndaj vet kryeministrit, por edhe mbështetësve të tij, menjëherë pasi rezultati i zgjedhjeve parlamentare të shpallej.

Rusia ka kundërshtuar me forcë përpjekjen e Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s, ndërkohë që edhe udhëheqësit opozitarë të vendit kanë bërë vizita të shpeshta në Moskë gjatë kohëve të fundit.

Gjukanoviç premtoi gjithashtu se autoritetet e vendit do të hetojnë shkallën e përfshirjes në atentatin e dyshuar, qoftë të Rusisë, ashtu dhe të Serbisë.

Partia e Djukanoviç fitoi zgjedhjet, megjithatë asaj do t’i nevojiten partnerë koalicioni për të vijuar qeverisjen e vendit.

Reagimi i kryeministrit malazez erdhi një ditë pas konferencës për shtyp të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili deklaroi se shërbime të ndryshme sekrete nga Perëndimi dhe nga Lindja janë përplasur në territorin e këtij shteti.

Pas mohimeve të para për përfshirjen e Serbisë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçic,tha të hënën se një numër i pasaktësuar njerëzish janë arrestuar në Serbi, dëshmi e perfshirjespër puçin në Mal të Zi.

Vuçic tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një një shtet të tretë dhe grupet kriminale. Ai nuk e emëroi shtetin.

Disa media spekulojnë se largimi i Gjukanoviç mund të jetë edhe kusht i partnerëve të mundshëm të koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Sidoqoftë, largimi i Gjukanoviç nga pushteti s’është asgjë e re, pasi ai e ka bërë këtë edhe dy herë në të shkuarën. Por është kthyer sërish sepse, siç ka thënë vet, ishte e nevojshme politikisht.

Këtë herë flitet se ai do të lërë të gjitha rolet shtetërore, por ka pasur opinione brenda partisë se mund të kandidojë si president në vitin 2018.

Gjukanoviç, tashmë 54-vjeçar, ka qenë në pushtet si kryeministër apo president që prej vitit 1991, kur ishte vetëm 29 vjeç.

6 komente në “Jep dorëheqjen Gjukanoviç: Rusia është pas puçit, opozita bashkëpunoi me Kremlinin”

  1. me thene te drejten says:

    Mali i Zi eshte vend i shqiptareve malazias te sllavizuar dhe jo i serbeve! Malaziasit jane shqiptare orthodhokse qe u sllavizuan gjate historise,ata e dine fort mire kete dhe te gjithe fiset malaziase jane me origjine shqiptare. Prandaj edhe malaziasit e dallojne veten nga serbet (megjithese flasin nje gjuhe) pasi e dine origjinen e tyre jo-sllave. Ata perbejne mbi 50% te popullsise se Malit te Zi,nderkohe qe serbet rreth 35 -40 %,shqiptaret (katolik e myslimane) rreth 10%!
    Se shpejti malaziasit do i rikthehen origjines se tyre illyro-shqiptare dhe Mali I Zi do jete nje nga pjeset perberese te Federates Shqiptare te Illyrise!

    1. BERISHA LARGOHU says:

      Malajzezet jane sllavo o injorant

      1. undefined says:

        Informohu me mire ore Berishe kkkk perpara se te shkruash traplliqe se cfare jane malazezet te pakten shumica e tyre more vesh carac interneti

      2. Mbesa e De RADAJVE says:

        Sipas përkatësisë subjektive ata janë josslav, dmth të sllavizuar. Për nga gjaku, DNA, mbiemrat etj janë shqiptarë.
        Familjet Vasaj, Shoqi – ajt, Kastratasit etj

      3. shih shih says:

        Or Birishe,m’duket se e ke trurin si Birishe ?
        Shko lexo e studio e mos ha mut para kohe!

  2. kuq e zi says:

    asnje dokument historik nuk deshmon qe mbreteria e zetes ishte sllave
    pra ata malazeze qe nuk e quajne veten serbe jane pasardhes te zetes pra jo sllave
    ka vetem nje etni qe ka problem me kishen serbe ajo eshte etnia shqiptare prandaj kisha serbe nuk njeh kishen malazeze as ate maqedonase sepse jane thjeshte shqiptar …
    ne maqedoni po zgjohen shqiptaret ortodoks kete do ta pasojne ato te malit te zi dhe te greqise ketu del dhe miqsia e vjeter e kishes se serbise dhe greqise qe ka si themel antishqiptarizmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje