Mësuesit e shkollës “Themistokli Kaçi”, në Trepsenisht të Elbasanit braktisin orën e mësimit për të luajtur domino.
Nxënësit e klasës së gjashtë dhe shtatë shprehen që janë në orën e fiskulturës dhe janë duke pritur që mësuesi i tyre të mbarojë lojën e dominos.
Ky mësues jep lëndën e Gjuhës shqipe, por jep njëkohësisht edhe orën e Fiskulturës.
Sipas tyre po i njëjti mësues nuk e zhvillon orën e Gjuhës shqipe , madje ata nuk dinë të shtjellojnë as foljen “punoj”.
“Në orën e gjuhës rrimë rehat, qeshim , jemi të gjithë tap- topi. Mësuesi vjen në klasë dhe thotë hapni librin, shikoni librin dhe kjo është ora e gjuhës shqipe për ne. Mjafton të lexojmë librin dhe na vendos të gjithve notën 10-të”.- kështu shprehen para kamerave të emisionit “Fiks Fare” nxënësit e shkollës “Themistokli Koçi”, në Trepsenisht të Elbasanit.
Gazetarët e emisionit Fiks Fare hyjnë në ambjentet e shkollës dhe përballen me agresivitetin e mësuesve duke mos i lejuar të vazhdojnë më tej investigimin e tyre.Përgjegjësi i kësaj shkolle shtynë me forcë gazetaren e emisionit duke e larguar sëbashku me grupin e xhirimit jashtë ambjenteve të shkollës. Përgjegjësit të shkollës “Themistokli Koçi”, i kërkohet orari mësimor për të verifikuar atë ç’ka thonë nxënësit por ai përgjigjet që nuk do t’ja u jap.
Në një prononcim për emisionin Fiks Fare drejtoresha e kësaj shkolle, Lindita Kalemi shprehet se nuk është në dijeni të situatës dhe se ajo do të kryejë inspektimet e saj dhe më pas do të veprojë në bazë të asaj ç’ka do të konstatojë. Drejtoresha thotë se në këto shkollë ajo ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme dhe kjo situatë i duket e pamundur. Lindita Kalemi mban postin e drejtoreshës prej dy vitesh dhe në të gjithë këtë hapsirë kohore ajo nuk mundi t’i konstatojë këto parregullsi gjatë kontrrolleve të realizuara prej saj, gjë që emisioni Fiks Fare e arriti në vetëm brenda 1 ore.
Keta nxenesit nuk dine te shtjellojne foljen punoj???. Po ata nuk Kane faj se mesuesi I tyre luan domino dhe nuk I meson, po ju qe jeni gazetar pse nuk e dini qe nuk thuhet shtjelloj po zgjedhoj. Kthehuni dhe ju beni filloren nga e para, derdimene
Fajin e ka Drejtoresha e Arsinit ne Elbasan, qe merr 5 mije euro per cdo te punesuar me ane te nje seksereje te besuar te saj. Kush nuk i jep gjoben e sordis ne fshat. I bej thirrje fiksit dhe stopit ta investigojne e te pyesin gjithe elbasanin sepse e dine te gjithe. Jam gati ta vertetoj po qe nevoja. Nderkohe prokuroria mbyll syte pasi ka porosi nga Ministra e Carsimit qe ta mbrojne
dua te them se Trepsenishta,ka nje ndertese te mrekullueshme,,dhe fakti qe ka punesuar mesuese te shumansheem profesionalish eshte mbreselenes
Ku është Saje Qorri? S’ka shtet. Nuk bëhet ky vënd.
Mu dogjën vezët në sobë. S’ka shtet! Nuk bëhet ky vënd.
Këpucët i kam të ngushta. Ku është shteti ? Problemi i Shqipërisë është shqipëtarët. Opo nuk bëhet ky shtet.