FOTOT/ Kjo shtëpi kushton vërtet shumë, por ka një sekret historik

27 Tetor 2016, 15:53Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kjo shtëpi kushton vërtet shumë, por ka një sekret

Kjo shtëpi luksoze dikur ka qenë një stacion i ruajtjes së kufirit.

Ajo ndodhet në Dover, Britani e Madhe.

Ajo ka dalë në shitje për 3,5 milionë paund.

Por pavarësisht se është luksoze, ka diçka tjetër që justifikon çmimin e saj.

Nën shtëpinë është një bunker i ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore.

Aty ishte vendosur një pajisje revolucionare për kohën, e quajtur Magnetron.

Ajo monitoronte lëvizjen e dallgëve të detit, për të kuptuar nëse po afrohej ndonjë anije apo nëndetëse kur tensionet me Gjermaninë ishin në maksimum.

Bunkeri i nëndheshëm është imun ndaj goditjeve bërthamore.

Por pas Luftës së dytë Botërore rëndësia e këtij stacioni ra, dhe u shndërrua në një shtëpi.

Pas disa rikonstruksionesh ajo ka marrë këtë formë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje