FOTOT/ Sherr i egër mes tifozëve në Angli, përplasje me stola dhe grushta

27 Tetor 2016, 10:37Sport TEMA
FOTOT/ Sherr i egër mes tifozëve në Angli, përplasje me

Fitorja e West Ham ndaj Chelseat mbrëmjen e së mërkurës kaloi në plan të dytë pas dhunës që nisi në përfundim të ndeshjes ku tifozët e të dyja skuadrave filluan të sulmonin njëri-tjetrin.

Tensionet janë gjithmonë të pranishme në ndeshjet ku përballen skuadrat londineze, por mbrëmjen e së mërkurës gjithçka doli jashtë kontrollit.

Pavarësisht se skuadra e West Ham nuk lejoi shitjen e pijeve alkoolike brenda në stadium, tifozët filluan të shkulnin stolat dhe të gjuanin me gjësende të tjera.

Para ndeshjes, Chelsea iu kishte drejtuar skuadrës rivale që të kishte parasysh sigurinë e tifozëve, sidomos pas ngjarjeve të fundit. Edhe pse u njoftua se janë marrë të gjitha masat, dhuna nuk u parandalua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje