Stoltenberg vlerëson angazhimin e Kodhelit: Shqipëria, kontribut në Letoni me trupa

27 Tetor 2016, 11:21Kronika TEMA
Stoltenberg vlerëson angazhimin e Kodhelit: Shqipëria, kontribut

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s janë takuar në Bruksel për të diskutuar mbi forcimin e  mbrojtjes kolektive të NATO-s, për forcimin e krahut lindor të Aleancës si dhe mbështetjen e saj në luftën ndërkombëtare kundër grupit ekstremist të shtetit Islamik.

Në konferencën e mbajtur dje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndër të tjera ai tha: “Ne sapo kemi mbaruar një takim produktiv me ministrat e mbrojtjes të NATO-s duke iu adresuar parandalimit dhe mbrojtjes dhe sesi ne do të implementojmë vendime të marra në Samitin e Varshavës. Në  Samitin e Varshavës në korrik udhëheqësit e NATO-s morën vendimin për të siguruar kufijtë e Aleancës dhe kjo do të vazhdojë kështu. Në 100 ditët e kaluara, ne kemi bërë një rrugë të gjatë për implementimin e këtyre vendimeve. Sot ne vlerësuam ku kemi arritur”.

Më tej ai vijoi duke thënë se ishte tepër krenar të raportonte se shumë nga aleatët konfirmuan kontributin e tyre në këtë takim.

Ndër emrat që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përmendi, bie ne sy edhe Shqipëria. Stotenberg u shpreh se “Shqipëria së bashku me Poloninë, Italinë dhe Slloveninë, të drejtuar nga Kanadaja do të kontribuojnë me trupa në Letoni”.

Në datat 26 dhe 27 tetor, në Bruksel, po zhvillohet Ministerial i NATO-s. Në Ministerial merr pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli, e cila nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë vendimet e marra në Samitin e Varshavës për një mbrojtje moderne dhe efikase të NATO-s.

Ky vit shënon pjesëmarrjen më të madhe të FA-së shqiptare në stërvitjet dhe trajnimet e Aleancës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje