Opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e Vettingut nuk do të mbërrijë përpara mesit të muajit dhjetor.
Zyra për marrëdhëniet me jashtë në Komisionin e Venecias ka sqaruar se opinioni për ligjin e “Vettingut” mund të miratohet gjatë sesionit të dhjetorit.
“Komisioni i Venecias nuk është njohur ende zyrtarisht me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, por e kemi mësuar këtë nga media. Me shumë mundësi ne do të miratojmë opinionin tonë mbi këtë Amicus Curiae gjatë sesionit të 9 dhe 10 Dhjetorit të këtij viti”, shprehet kjo zyrë e kontaktuar nga “Vizion +”,
Dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendoi pezullimin e ligjit të vettingut; por bashkë me këtë vendim 8 gjyqtarët ranë dakord që t’i drejtohen Komisionit të Venecias para se të shpallin nëse ky ligj është apo jo në përputhje me Kushtetutën.
Burime pranë Gjykatës sqarojnë se kërkesa në Venecia do të niset sapo të përfundoje përkthimi në anglisht; me shumë mundësi brenda kësaj jave.
Tashmë fati i ligjit të vettingut dhe njëherësh i gjithë reformës në drejtësi varet nga opinioni i Komisionit të Venecias; pasi skanimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është në themel të kësaj reforme.
Edhe dy muaj te tjere per te fshehur parate,per te kopsitur letrat qe te jene ne rregull me ligjet!Ja dhane vetes kete favor,por dhe bandes se Saliut qe tashme edhe ata po japin doren e fundit pasurise se fshehur neper Zvicer,Qipro dhe Luksemburg…
Si jua ha mendja juve se komisioni i Venezias do mbeshtese mafjozet shqiptare te sistemit te drejtesise?
Mos ki merak, nuk fshihen leket nga Amerika, harrove Qipron?
Derisa keta horra te Gjykates Kushtetuse nuk jane ne gjendje te gjykojne ne se puqet Vetingu me kushtetuten apo jo, le te shkrihet dhe misionin e saj ta kryej Komisioni i Venecies.