FOTOT/ Një kroçere gjigande në Vlorë

28 Tetor 2016, 15:39Turizëm TEMA
FOTOT/ Një kroçere gjigande në Vlorë

Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun.

Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës.

Vetëm gjatë këtij viti numri i kroçerave dhe Jahteve të ankoruara në port e kalon shifrën 10 duke e kthyer portin dhe qytetin e Vlorës në një destinacion të rëndëesishëm turistik.

Ditën e sotme është ankoruar krocera “Hamburg”, më e madhja e mbërritur në Portin e Vlorës.

Ajo është e gjatë rreth 145 m , me gjerësi 22 m dhe thellësi 13.25 m.

Mësohet se në bordin e saj udhëtojnë rreth 322 turist gjerman te ardhur nga porti italian i Coriglianos.

Pas vizitës në qytetet turistike të Shqipërisë si Vlora, Apolonia e Fierit dhe Berati, destinacioni tjetër i tyre është porti i Barit.

3 komente në “FOTOT/ Një kroçere gjigande në Vlorë”

  1. NYC says:

    Mos gezoni kaq shume se plehrat do lene kur te ikin.

    1. Albani says:

      Do ta lene dhe ndonje euro per te cilat aq shume ka nevoje tregu,sa per plehrat,natyrisht qe nuk do ti marrin me vete ne valixhe ata.

  2. antonijo prej tivoljo says:

    gjigande kjo?!
    kjo esht vark me lopata po ta krahasosh me ato qe mbajn nga 5 mij turist.
    kjo ktu n vlon duket si varka e varkarit sal berisha ne pogradec me familjen e dull komandantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje