Kamerieri i lokalit rrëfen momentet e atentatit ndaj 29-vjeçarit: Nuk e piu dot kafen që i çova

28 Tetor 2016, 17:52Kronika TEMA

Kamerieri në lokalin ku pinte kafen 29-vjeçari Andi Mustafaraj ka mbetur i shokuar pas atentatit që iu bë këtij të fundit rreth orës 12.30 nga një person edne i paidentifikuar. Në një rrëfim ekskluziv për News 24, i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat.

“Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”,- i tha ai gazetares Dorjana Bezat.

Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur.

Po sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty.

Kujtojmë që pista kryesore mbi të cilën po heton policia është një tentativë për eliminim për shkak të përplasjes së 2 bandave për konflikte droge. Andi Mustafaraj është pjesë e bandës së Elton Çiços edhe ai i ekzekutuar në një lokal me plumb pas koke. Blutë e kryeqytetit kanë ngritur postblloqe në pika të ndryshme të kryeqytetit për të rënë në gjurmët e autorit.

1 komente në “Kamerieri i lokalit rrëfen momentet e atentatit ndaj 29-vjeçarit: Nuk e piu dot kafen që i çova”

  1. mirel says:

    Ah dreq, te kish pire kafen njehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje