Partizani, Vila: Skëndërbeu rival i fortë, por synojmë tre pikët

28 Tetor 2016, 13:24Sociale TEMA

Partizani-Skëndërbeu është supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore, pasi janë dy ekipet kryesore për të fituar titullin kampion.

Një sfidë e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi të dy ekipet kanë të njëjtin qëllim marrjen e tre pikëve.

Në konferencën për shtyp Emiliano Vila është shprehur se Partizani në këtë takim nuk do të diskutojë asnjë rezultat tjetër përvecc fitores.

“Eshtë një takim shumë i fortë pasi luajmë ndaj rivalit tonë kryesor , është ndeshja e radhës ku ne na kërkohet të japim maksimumin si skuadër për të arritur objektivin e këtij 90 minutëshi fitimin e 3 pikëve. Vijmë në këtë përballje pas 3 fitoresh radhazi ku sigurisht kanë ndikuar në moralin e skuadrës, por gjithsesi edhe kundërshtari gëzon një grup të mirë lojtarësh panvarësisht luhatjeve të rezultateve që ka patur në ndeshjet e fundit ndaj duhet të jemi të motivuar për këtë përballje.”

Më tej mesfushori durrsak tha se me ardhjen e trajnerit të ri gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

“Me ardhjen e trainerit Starova gjërat kanë ndryshuar pozitivisht , e kam thënë edhe më përpara se Starova i trasmeton ekipit një forcë tjetër, i merr maksimumin lojtarëve dhe në çdo pozicion që traineri do të më caktoj do të jap maksimumin tim në fushë.” tha Vila

Partizani Skëndërbeu do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje