Punimet për sheshin “Skënderbej”, Bashkia njofton devijimin e qarkullimit të mjeteve

28 Tetor 2016, 18:20Sociale TEMA

Duke qenë se Bashkia e Tiranës po vijon punën për zbatimin e projektit të “Sheshit Skënderbej”, për të përfunduar fazën e II të punimeve, nga dita e shtunë (dt. 29 Tetor) e në vijim, lind nevoja që trafiku i automjeteve të devijohet sipas përshkrimit më poshtë:

“Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “e Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje-Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I'”.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës. Gjithashtu, punimet për realizimin e projektit të “Sheshit Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017.

1 komente në “Punimet për sheshin “Skënderbej”, Bashkia njofton devijimin e qarkullimit të mjeteve”

  1. enter"" says:

    Qytetare pordhace te Tiranes!!!
    Lerini makinat ne shtepi e ecni me kembe, pastroni ambientin dhe ulni barkun e trashur nga dhjami I dembelizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje