“Shqipëtarët prap do t’humbasin, se jemi komb i ftoht, ku sicilido menton për veten e tija…”

29 Tetor 2016, 10:12Dossier TEMA

Artikulli që po ribotojmë sot nga bota.al, me titull “Shqipëria dhe turbullirat e Ballkanit”, është botuar në gazetën e të madhit Faik Konica, “Albania”, në qershor të vitit 2013. Eshtë një analizë brilante, një përpjekje për të parashikuar atë që pritet të ndodhë – sipas tij së afërmi – në Ballkan: një luftë mes Bullgarisë, të mbështetur nga Mali i Zi dhe Serbia nga njëra anë, dhe Turqisë nga ana tjetër.

Lufta e Parë Ballkanike në fakt do të shpërthente 9 vjet më vonë, në po atë vit kur Shqipëria shpallte pavarësinë e saj. Ashtu si e kishte parashikuar Faik Konica në këtë artikull, shkaku i shpërthimit të luftës ishte dëbimi i Perandorisë Osmane, nga ana e një aleance të shteteve të Ballkanit, Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Dhe ekzaktësisht si e parashikon Konica i madh në artikullin e tij të pothuaj një dekade më herët, plani i radhës për këtë aleancë ishte ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjë që ndodhi…

“Edreneja e dhënë Bullgarisë, s’na prish aq punë”, shkruan Konica. “Po Bullgaria në Monastir, Sërbia në Prizren, Mali i Zi në Shkodrë, Greqia e ardhur e mbetur në Janinë për ndihmë të Turqisë – ç’i mbeti Shqipërisë?” Lexoni më poshtë tre skenarit që parashikonte Konica për atë që do të merrte emrin Lufta e Parë Ballkanike. Kush të dojë mundet edhe ta bëjë pjesë të argumentave të debatit shterpë që ka shpërthyer, mbi atë se sa kombe shqiptarë ka në Ballkan … /

“Shqipëria dhe turbullimet e Ballkanit

Nga Faik Konica

Albania, qershor 1903

Turbullimet ditë për ditë më të dëndura në Ballkan na shtrëngojnë ta lëmë për më pastaj kryeartikullin që kishim nër mënt të shkruajmë përmi Papën e math qi vdiq, e të flasim për punët më të tanishme e më të ziarrta të vëndit t’onë.

Lufta në mes të Turqisë e të Bullgarisë duket se do të kërcasë, e, kur të bierë ky numër i “Albanies” nënë syt’ e këndonjëtorëve, munt të ketë krisur. Po munt edhe t’a ndalojn fuqit’ e mbëdha. Në e ndalofshin, punët po thua do të mbeten si janë, veç qi do të ketë ca Bullgarë më pakë, liri më tepër për Bullgarët e mbetur e robëri e shtrëngim më të fortë për Shqipëtarët të cilëve, ç’do që në ngjaftë në Turqi, u ngarkohet kurdoherë faji. Po, si ka më tepër të ngjarë, lufta do të kërcasë, e ahere ç’do humbasë, ç’do t’fitojë Shqipëria? Këtë duam të rrëfejmë këtu në pakë fialë.

Tri punë munt të ngjasin në u-bëftë kio luftë. E para është që Turqia, e ndodhur balla-ballës me Bullgarinë vetëm, do t’a muntjë në tri a katër javë. Shqipëtarët, n’atë të ngjarë, do të vriten disa mijëra; tepërimet e ushtërisë së tërë, do t’u ngarkohen atyreve vetëm, si kurdoherë; edhe fuqit’ e mbëdha do t’i thonë Turqisë: “Tani që e munde Bullgarinë edhe q’u hoq reziku i kryeqities, mëso mënt edhe ji e dreqtë. Dreqtësia është t’u lësh Bullgarëve liri të hapin disa shkolla të tiera, nga ana e Elbasanit dhe e Tetovës (që t’i qasen, sa më tepër, detit), edhe t’u marrsh Shqipëtarëve gjer më të vogëlën thikë (çdo Shqipëtar e di sepse)”.

E dyta e ngjarë është që, për ndihmë të Bullgarisë, munt t’i çfaqin luftë Turqisë edhe Sërbia me Malin-e-Zi. Se kush i di udhët e errëta, lidhiet e mpshehta të Pansllavismit? Punë në të cilat s’i vete mëntja njeriut, munt të dalin sheshit nesër. Turqia, me ushëtarët e saj të pakënaqur nga uria, me zbrazien e thesarit, e më tepër me tradhësin’ e qeveritarëve të kryeushëtarëve të Turqisë të cilët, nëndë për dhietë, janë shërbëtorët e Pansllavismit (si e thotë me arësye atdhetari Naço), ka të ngjarë të mundet për gjysmë – sa do që Bullgarët e Principatit janë të paktë, shumë më të paktë pakë Malëzestë, Sërbët ngordhanikë më të zotërit për të vrarë gra pa armë se për të dalë në fushë, e sa do që kryeqitësit s’kanë miaft armë e përmbushie.

Edreneja e dhënë Bullgarisë, s’na prish aq punë”, shkruan Konica. “Po Bullgaria në Monastir, Sërbia në Prizren, Mali i Zi në Shkodrë, Greqia e ardhur e mbetur në Janinë për ndihmë të Turqisë – ç’i mbeti Shqipërisë? Një pun’ aq’ e rëndë me të vështirë munt të ngjasë, vërtet; Turqia rrëfeu në luft të fundit me Rusinë se ka edhe forcë, e më në funt ka edhe disa fuqi të mbëdha qi munt të mos e lënë aqë leht të vënët e këmbës sllave afër anëve t’Adriatikut. Po Historia është plot me të ngjara të pa-pritura; sa punë duken të çuditëshme e të rënda më parë se të mbarohen, e, kur u-mbaruan, i duron sicilido duke thënë “u-bë tani, le t’a durojmë” – “s’incliner devant le fait accompli” thotë frëngu. 

Përandaj, sido që në qoftë, prapë Shqipëtarët do t’humbasin, se jemi një komb i ftohtë, ku sicilido menton për veten e tija, e në një të tillë komb s’munt të lidhen ay bashkim e ajo marrë-vesh ku sicilido punon për të mirën e të gjithëve e të gjithë punojnë për të mirën e sicilitdo e janë gati për t’i bërë ballë me udhë (me methudhë do me thënë) rrezikut. Ata Shqipëtarët për të cilët bota thotë se janë t’egër, Shqipëtarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, për kundrë janë Shqipëtarë të mirë e do t’ishin atdhetarë sikur të kishin njerës t’u jipjin të kuptojin. Po të tillë njërës janë të paktë e të shtrënguar, pa bërë dot gjë, të shikojnë me zëmrë të shtrydhur se si humbet nji komb.

Eshtë nji e tretë e ngjarë qi munt të pritet. Turqia, e zonjë e Bullgarisë e gati t’u shtierë prush në shalë “Maqedhonasve” qi janë shkakëtorët e gjithë turbullimeve, munt t’i forcojë fuqit’ e mbëdha të hedhin disa mijëra ushtarë në Turqi t’Evropës. Kio ushtëri e huaj, si të lidhë në hekura gjithë qenat e tërbuar, do të përpiqet të ngrehë një shtetësi të vërtetë t’atyre vëndeve. Ahere, ndofta do t’na jipen edhe neve aqë (nukë duam më tepër) të dreqta sa edhe kombeve të tierë të Turqisë. E ja pse kio e ngjara e tretë është më e mira për ne.

“Albania”, qershor 1903

www.bota.al

7 komente në ““Shqipëtarët prap do t’humbasin, se jemi komb i ftoht, ku sicilido menton për veten e tija…””

  1. Pelasgian says:

    Pas me shume se 100 vjeteve jemi ne te njejten situate. Cfare trishtimi!

    1. Albani says:

      Nuk jemi ne te njejten situate sepse Kosova na u kthye,dhe mendoj se pavaresisht ndarjes administrative jemi nje shtet,shtet I decentralizuar.
      Viset e Maqedonise deri ne 2050 maksimumi do te bashkohen me trojet atdhetare ose ne rastin me te keq Maqedonia do te jete shtet konfederativ me Shqipetaret ne rol paresor.
      Viset Shqipetare ne jug dhe jug-lindje do te vonohen pak me shume por deri ne fund-shekull gjithcka do te shkoje aty ku ka qene per qindar dhe miojera vjet,ndoshta dhe pa u perpjekur shume,mjafton qe ta mbajme k……en lart,perpjete,sepse sic dihet Greket kane filluar ti bien te tere bythes,nuk po pjellin me,dhe me keto ritme llogaritet qe ne Greqi ne vitet 2060-2070 te mos kete me shume se 5 milione Greke te perzier.

      1. Pelasgian says:

        Fuqine nuk e ben nr i popullsise por dija dhe shkollimi. Per nga pjellja kurre s’kemi qene keq,kemi vujt nga idiotsia!

        Shembull – 20.000 anglez i kan sundu 400 mln indiane.

        Ne Maqedoni shqiptaret edhe pse perbejne gati 40% te popullsise totale ata jan ende te shtypur keqazi nga sllavofyromiant . Nuk shikohet asnje rrugedalje,dita dites vetem percahen ,shume te tjere Jan lodhur nga te qenit jetim dhe po kthehen ne turq dhe arabe Sepse “nena Shqiperi” eshte nje NJERKE E VERTET qe s’do t’ia dije per femijet qe ka ne shtepi e le me per ata qe kan lene shtepine 100 e kusur vjet me pare.

        Sa per popullsine ajo po rritet vec ne KS,FYROM dhe MTZ por nuk po edukohet ,eshte teresisht e prapambetur ne krahasim me fqinjet.

        Ne AL plakja popullsise po arrin nivelet e Greqise dhe vendeve te tjera europiane.

        Kosova si “shtet” eshte drejt deshtimit total ,po ashtu edhe Shqiperia . Jemi te fundit per cdo gje pozitive ne rajon dhe europe dhe te paret per cdo fenomen negativ.

        Na shpeton vec nje ndarje si ajo e dikurshmja,ne bllokun perendimor dhe lindor dhe lus zotin qe greqia te shkoje nga lindja dhe ne te behemi epiqendra e “imperializmit anglo-amerikan” sic ishte dikur greqia.

  2. Huhu says:

    Po ju elita e kombit nese nuk donit qe egoizmi shqiptar te mbetej kaq primitiv, mbase mund te kishit bere me shume per te sensibilizuar popullaten qe pa krijuar shtet te pavarur, nuk mund te ndiqen interesat personale ne menyre efikase sepse nuk te le sunduesi t’i ndjekesh ato sic kerkon ti. Konica sic duket priste vetedijesim hyjnor, nderkohe qe shqiptaret kishin nevoje per ndergjegjesim konkret nga ato pak njerez qe kishin nje ndergjegje me te avancuar. Si perfundim, as u vetedijesuan, as u ndergjegjesuan. I erdhi Enveri me Salen e i bene corap fare haha. Edhe akoma vazhdojne, edhe tani me gjithe kete kohe interneti e teknologjie te avancuar, prape njesoj fodulla i ke.

  3. tfgs1 says:

    e ”treta” nuk ndodhi[dhe kjo eshte FATKEQSIA],ushtria evropiane nuk u vendos kurre ne Turqi,si pasoj nuk u lidhen edhe QENAT turq dhe keshtu shqiperia u katandis nje hale turke duke mos dal ne drite perkrah shteteve evropiane………..nuk fituam te drejta si shtetet e tjera te Turqise.[Konica: ”…….ate qe ne nuke duam me teper[pra shkeputjen prej Turqise]]
    Kjo eshte e VERTETA!

  4. ........ says:

    KJO esht e vertet SHQIPTARET dhe sot gjithsecili mendon vetem per bythen e vet , jemi ne vitin 2016te dhe ne shqiptaret ne ka gje per te cilen nuk duam tja dim esht prona perbashket , me taksat e kti populli tallet xhdo lloj rrugaçi qe perendia i jep fatin te bej pjes ne politik dhe ne si popull qeshim dhe bejm sehir dhe nuk na ben pershtypje, shembulli me i fresket rruga durres kukes 300milion euro taksa te vjedhura dhe te ter thoshin hallall ja boft zoti lulit pra hajdutit , ne si komb na mbajti me dhun ENVERI per 50 vjetr se po te vinin mbas lufte kta qe jan sot ne pushtet ne 44n ky vend do ishte harruar me koh e me vakt , pra jemi popull qe nuk meritojm atdhe .

  5. Epidor says:

    Te gjithe keta figura te njohura te cilet perfunduan jashte shtetit dhe preferuan token e huaj per gjithmone natyrisht qe edhe gjejne teori te ndryshme kundra vendit tone. Nje njeri i kultivuar duhet te mos largohet nga vendi edhe pse i kanoset vdekja ky eshte ideali pse luftuan njerzite per lirine dhe vdekja nuk ishte per ata e vlefshme por atdheu. F.Noli gjithe ashtu u largua nga Shqiperia por nuk nxori teorira me ngjyra per te marre nje diploma nga vetvetja si n je njeri i mencur, Gandi i Indise pranoi te jetonte ne vendin e tij dhe u vra ne vendin e tij . Ai ishte nje njeri idealist por guximtar dhe atdhetar sot Gandi eshte ne Indi si Skenderbeu ne Shqiperi . Cmendurirat e tyre mire beni qe i publikoni per ti njohur me mire budalleqet e tyre nga pa-aftesia per te qene afer popullit Shqiptar dhe per ti hapur syte jo nga Amerika por ne vendin e lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje