Si e ngriti 38-vjeçarja skemën e shkatërrimit të kryegjyqtarit gjirokastrit, ditën më të rëndësishme të tij?

29 Tetor 2016, 16:03Politika TEMA

I akuzuar nga të gjithë, i braktisur me sa duket edhe nga gruaja që i ka kërkuar divorcin, i goditur egërsisht në ditën më të rëndësishme për një prind, atë të martesës të së bijës, kryegjyqtari i Gjirokastrës, Guxim Boçi ka tentuar të fitojë empatinë e publikut kur ka përshkruar versionin e tij të ngjarjes në një intervistë për « Panorama ».

Momentet që ai përzgjedh për rrëfim janë vërtet prekëse. Fillimisht ai tregon si e mori vesh lajmin: « sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit, apo dhe të Apelit, dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë, për nder të martesës së gocës sime të madhe ».

Rrëfimi i një burri pa guxim

Por strategjia e tij e komunikimit nuk përfundon këtu. Ai do të luajë edhe rolin e viktimës të cilin e ka bërë të gabojë hiperndjeshmëria e tij. Ja si e tregon takimin e parë me Rudina I: « Më erdhi keq se ishte duke qarë dhe ashtu duke qarë ka hyrë brenda në zyrë, ndonëse unë si tip i ndjeshëm kërkova që të qetësohej, të fshinte lotët dhe pastaj të fliste dhe të shtjellohej për hallin që kishte……. ajo kërkonte që unë të ndërhyja në gjyqin e saj, pra të influencoja unë te gjykatësi që kishte çështjen e saj, gjë që unë e kam kundërshtuar në këtë bisedë, megjithëse ajo qante vazhdimisht dhe lotonte e gjitha. ».

Madje Boçi ka rrëfyer edhe momentin e tentativës për puthje. Ai pretendon se në ato momente nuk është treguar aspak guximtar, por më tepër një mashkull i kujdesshëm : « E vërteta është se puthja që i kam dhënë ka qenë rutinë, si një puthje në faqe me dikë që takohesh dhe përshëndetesh kur largohesh me një mik, shoqe apo çdokush që e etiketon si të tillë. Unë këtë zonjë nuk e kisha as të afërt dhe asgjë, por thjesht i ofrova një veprim që ajo e ka instrumentalizuar më vonë për qëllime dashakeqe. Madje, po të ngelemi këtu në këtë pjesë, unë mund të them se ajo ka dashur që të më përqafonte dhe ofrohej për të më përqafuar, por unë kam mbajtur një qëndrim neutral si çdokush në një zyrë shteti, pra një distancë ».

Pas gjithë këtij rrëfimi Guximtar Boçi pretendon se atij i kanë organizuar këtë puç, përmes kësaj gruaje që e ka provokuar vetë thjeshtë për hakmarrje politike : « Po përse pikërisht tani? Ka persona të tjerë që u duhet koka ime dhe gjetën këtë çështje për të më fundosur. Kam menduar se pas kësaj vepre të ulët qëndron një pjesë e politikës shqiptare, ajo pjesë që mua më ka votuar kundër në KLD, me në krye kreun e saj, Nishanin » pyet ai ?

 Në fakt lidhjet e Guzimtarit me socialistët njihen publikisht në Gjirokastër. Njihet gjithashtu edhe fakti se njerzit e PD-së nuk e kishin me sy të mirë.

Por më shumë sesa një manovër politike fundosja e tij duket se vjen nga hakmarrja pa limit e një femre.

Rudina si një personazh i Balzakut

Po të lexosh edhe njëherë me vëmendje historinë vëren se Rudina I, gruaja që ishte përfshirë në një konflikt violent me ish vjehrrën e saj ka trajtat e një kamikazeje të përllogaritur mirë. Hakmarrja e saj ka gjakftohtësinë e një serial killerje.

Ajo nuk ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër, siç mund të gishte reaguar një femër e kërcënuar nga harselimi seksual. Ajo ka qenë e bindur se hakmarrja është një pjatë që shijohet e ftohtë.

Fillimisht, ka vendosur ta regjistrojë burrin që i kërkoi seks në këmbim të fitores në proces. Po të shohësh bisedën audio duket se ajo është e ftohtë dhe e kalkuluar në pyetjet që i bën për të evokuar bisedat e tyre të mëparshme. Ajo duket e zhveshur nga emocionet që mund të kishte çdo grua që do kish përjetuar një traumë të tillë.

Shkojmë më tej.

Ajo kryen një veprim që rrallë e bën dikush që do të fusë një mashkull në kurth, sado banal dhe i përshtirë të jetë ky i fundit.

Në bisdedën e fundit audio, në atë kur Rudina, largohet nga makina e Guximtarit, dëgjohet se ajo ia thotë në sy atij se e ka rregjistruar dhe të gjithë këtë do ia japë një gazetareje. Mendoni për një çast : A ka hakamarrje më të mirë sesa ti’a thuash në sy viktimës atë që e pret ? Ta bësh të kuptojë se karrierra, familja, nderi dhe gjithçka e tij është vënë në rrezik ? A ka mënyrë më perfide se sa ta lësh atë në gjendje ankthi me thikën të ngulur në plagë ?

Dhe ky ankth zgjati një vit e gjysëm. Pse ? Thjesht për ti zgjatur torturën Guximtarit, apo me shpresën se procesi nuk kishte mbaruar dhe ky regjistrim mund të përdorej për shantazh ?

Historia nuk përfundon këtu.

Pas afro një viti e gjysëm, ajo bëhet publike, pikërisht në ditën kur mashkulli pa pikë guximi do celebronte martesën e vajzës. Skema është e zgjedhur në mënyrë perfekte. Ai ka mbledhur shokët dhe kolegët. Do të nxjerrë të bijën nga shtëpia. Në çastet kur një njeri duhet të ndihet më krenar se kurrë për atë që ka ndërtuar në jetë, Rudina ka projektuar që ai të ndihet si një plehrë. i turpëruar para kolegëve. Duke shkallmuar gëzimin e të bijës. Duke provokuar ndarjen nga gruaja.

Ndoshta, publikimi i regjistrimit nga “Stop”, një vit e gjysëm pas ngjarjes ka qenë një rastësi. Një përkim fatkeq.

Por, nuk përjashtohet që ai të ketë qenë i programuar. Si akti i fundit i një hakmarrjeje gjeniale që kërkonte shumë më shumë sesa goditjen e gjyqtarit hamshor: që kërkonte në fakt përdhosjen e tij.

Prandaj më tepër sesa një manovër politike, një lojë me PS dhe PD, ajo që ka ndodhur në Gjirokastër është një histori romaneske. E denjë për Balzakun. Sepse ajo është trajektorja e pabërballueshme e një gruaje të aftë të ngrejë në këmbë skemën gjeniale të një hakmarrjeje të zezë: që ti heqë punën, ti rrezikojë burgun, ti shkatërrojë familjen dhe ti përdhosë dasmën e së bijës, ngacmuesit të saj seksual.

Natyrisht askush nuk mund të ndjejë empati (ashtu sikurse përpiqet Guximtari në intervistën e tij) për një mashkull të sunduar nga demonët e mishit të bardhë, që është i gatshm të shkelë ligjin për të plotësuar epshet e tij, por historia që pamë në “Stop” nuk është vetëm kaq.  Ajo nuk është përralla e së bukurës dhe bishës. Sepse në historinë e gjirokastrës Rudina i ka luajtur njëkohësisht të dy rrolet. Ajo ka qenë e pamëshirshme në goditjen e saj. (lapsi.al)

24 komente në “Si e ngriti 38-vjeçarja skemën e shkatërrimit të kryegjyqtarit gjirokastrit, ditën më të rëndësishme të tij?”

  1. angjelini says:

    Po c’nej sulm politik? Ju e merrnit rrogen si i pavarur nga politika. Pasi qene objektiv ne vendimet tua.

    1. tfgs1 says:

      fundi i nje suniti te piset……………

  2. antoni says:

    po po mor po i gjori eshte prekur ..ne ate institucion qe ai eshte ne detyre duhet te jete shembull dhe shikon qe smund ta shantazhoj kush…ky ka bere aq shume leke sa korruptohet vetem me seks plakushi..pike meshire per keta njerez..

  3. Guximtari says:

    E vertete. Shantazhuese dhe femer e piset. Ka pritur me shume se 1 vit. Po ku e dime ne qe ajo ne fillim te kesaj historie mund ta kete joshur? Coje deri te pusi dhe mos i jep uje, madje hidhe brenda!

    Te kuptohemi, edhe ai hamshori e meriton te largohet nga istituzuini qe drejton.

  4. I.Hoti says:

    Edhe ne qofte rastesisht(une nuk e di) gjyqtari eshte zene ne kurth…ka kryer veper te denueshme per poziten publike qe kishte . Ai duhet te gjykohet,dhe drejtesia te vendos !

  5. Ana says:

    Ne te gjithe kete histori nje gje nuk kam kuptuar, i takon me te drejte apo jo shtepia kesaj gruaje? Se mesa kuptuam ka nje ankese nga vjehrra e saj qe kjo e ka perfituar me pa te drejte shtepine qe ka kjo sot, nga disa vendime te meparshme gjyqi. A ka mundesi te na e sqaroje dikush kete pjese te historise, se pjesa tjeter eshte e qarte.

    1. Cudia says:

      Mire e ke ti Ana po ja qe gazetat ne Shqiperi nuk kane interes per ligjin dhe drejtesine por per … dhe rakine. Kerkova te gjitha gazetat online te degjoja ndonje informacion se per se kishte trokitur ne dyert e gjykates ajo fatkeqja por eshte e pamundur te maresh vesh gje. Sa mire qe nuk jetoj aty se ai vend nuk behet.

  6. liza ne boten e cudirave says:

    KETE NGJARJE E KA PROGRAMUAR ME TE TJERE , DHE E GJITHA KA KUSHTUAR KOHE DERI NE FINALIZIMJN E SAJ .

    PS: BURRA KUJDES NGA GRATE ,MOS I BESONI KURRE , MOS U TREGONI NAIV !!!

  7. pirro says:

    Gjyqtari ka pergjegjesi por mendoj se kjo femer qe rreh vjehren perpiqet manipuloje gjyqtarin per te fituar gjyqin duke provokuar dhe pastaj humb gjyqin dhe luan rolin e viktimes se ngacmuar seksualisht… edhe kjo duhet te mbaje pergjegjesi si nxitese per korrupsion.

  8. Kaonia says:

    Nga na doli i majte ..ky ishte ne ate pune si perndjekur me shkolla e plepave .Shoqerohej me te majte po ska lidhje si i majte.Ja shikojeni nga koka si ngjan ,tamam ballist.

  9. saimir says:

    Kjo analiza balzakiane me kujton ate fabulen shqiptare me vjedhjen e gomarit. Te gjithe bashkfsharet qe i shkonin per “ngushellim” i thoshin “Vet e ke fajin, mos ta koshe lene zgjidhur gomarin!”. Ne fund fshatari nuk mbajti me dhe i revoltuar i thote fhsatit “Po mire mo hajdurti nuk paska faj fare?!”
    Kemi arritur ne piken qe mediat, pasqyrim besnik i dekandences morale te shoqerise, harxhojne me shume fjale per viktimen sesa per manjakun. Ne logjiken e shkrimit te mesiperm, e bija duhet te urrej viktimen dhe emisionin STOP qe i prishen dasmen, duke harruar qe ka patur ne krahe nje baba manjak.
    Qe STOP-istat jane nje bande shantazhuezish nuk ka asnje dyshim, por nuk eshte ky momenti per ti vene ne banken e te akuzuarve.

  10. Mic says:

    E ppask puthur si pa dashje…

  11. Fiksi says:

    I respektuari “Saimir”! Mbeshtes mendimin tuaj brilant:”STOP-istat jane nje bande shantazhuesish nuk ka asnje dyshim, por nuk eshte ky momenti per ti vene ne banken e te akuzuarve”

  12. TJ says:

    Qe Saimir Kodra eshte nje pis nuk diskutohet! Por,gjyqtari? kjo eshte drejtesia qe na beri Berisha! Patjeter dhe gruaja duhet te denohet per menyren e presionit dhe shantazhit! Kjo klase politike dhe drejtesia duhet te largohen dhe filloni me demokracine e vertete. Te gjithe ne fund thone po sulmohemi poltikisht!

  13. aj.vlora says:

    U shtofshin sa me shume “kurvat.. per kta byth muter burra.

  14. zzz says:

    kryegjyqtar i nishanit me 4 mujor te plepat….

  15. Arber Iliri says:

    C’eshte ky artikull idiot. me pikellim per nje kryegjyqtar qe paska rene ne kurth.Ai e ka detyre te mos bjere ne kurth te mos provokohet.Kush ka pas nje detyre me pergjegjesi e din se cdo dite mund te kesh provokime, por ne keto lloj punesh duhet te harrosh qe je mashkull kur je duke punuar.Kurse keta palaco gjyqtare femra e meshkuj jo qe nuk i perkasin llojit te vecante te njeriut qe ben keto lloj punesh por jane shume te ulet ne genin e tyre.Sa per dijeni ne boten moderne thuhet se njerezit qe gjykojne te tjeret pra qe bejne drejtesi duhet te jene te njelloji te vecante njerezish ashtu sic eshte e vecante edhe puna e tyre.Keshtu duhet te zgjidhen punonjesit e drejtesise, krejt te vecante ne karakter, integritet dhe gjykim.

  16. N.VJOSA says:

    Në se vertetohet fajesia e gjyqtarit, ai duhet te shkarkohet e denohet,
    por po me te njejten ashpersi duhet denuar dhe kjo provokatorja me gjak te ftohte si te gjarperit…!
    A eshte e lejueshme per nje femër te provokojë?!…
    Nuk thot kot Populli:FEMRA FUT SHEJTANIN NE SHISHE…
    Mafja shqiptare godit me çdo mjet…Provokimet jane bere si buke e djathë. Te dy personazhet duhet te denohen pa asnje ekuivok.

  17. corape kuqi says:

    Kjo ngjarje, ajo e sarandes dhe e shukriut tregojne se sa poshte ka rene femra shqiptare.. Intriga, prapaskena, kurthe, hakmarrje.
    Shkojne i provokojne neper zyra dhe pastaj kur vjen pika e duhur fillon regjistrimi.
    Kurthet e berishes per te mbizoteruar. Sali berisha ka bere shumebkoka turku.

  18. laver stroka says:

    Ngjarja e trasmentuar ne Tv Klan me tronditi pa mase per faktin se e njoh shume mire gjyqtarin Guxim Boci. Ai eshte nje njeri shume fisnik, shume njerezor dhe mjaft i ndjeshem tek njerzit hallexhinj. Nuk eshte tip nga ata qe flitet neper gjykata dhe prokurori. Ka formim te perkryer profesional. Nuk hyn ne radhen e njerezve pa moral dhe keqberes. Nuk e besoj akoma si ka rene ne kete kurth kaq hakmarres. Nuk e besoj kurre cfare momenti ka qene. Dhenia nga STOP-ja ate nate dhe ore te hapjes se dasmes se vajzes te le te kuptosh se kurthi ka qene orkestruar prej Tirane. Ne gjirokaster kane qene aktoret. Emisioni i Fevzo katranit me urgjence flet po ashtu shume. Guzimi njeriu nder me te drejtet e Drejtesise ne Gjirokaster, njeriu me i respektuar nga nje mase e gjere e atyre qe kane shkelur ne dyert e gjykates, u be kurban. Kjo me deshperon. Nuk jam i qarte deri sa te mesoj gjithe ngjarjen e cila u perpunua nje vit e gjysem per tju ofruar publikut te gjere. Cdo gje mund te ndodhe. Csjell sahati nuk sjell viti , thote nje shprehje e krahines se Laberise.

  19. Era says:

    Ju harroni dhe sa bukur e mori vendimin gjyqtarja, duke pyetur kryetarin se cfare vendimi ti japi. Pse kjo nuk duhet te ndeshkohet ? Dhe prisni perdirte qe nje dite ne do kemi sistem te drejte, procedura te respektuara etj…

  20. Klevi says:

    Nga gjithe kjo histori kuptoj qe kjo grua eshte nje circe grua dmth nga ato qe me nje te rene te shkopit burrat i kthen ne derra; kjo eshte nje grua e frikshme dhe te mendosh qe eshte vetem vjev. Kuptoj qe Guximtari,i provokuar nga kjo grua djall qe synimet e saj ka dashur ti realizoje duke perdorur hiret e saj si femer, ka rene brenda ne kurth; Kuptoj qe shoqeria jone eshte e krimbur dhe e semure; por si cdo semundje te cilen mjeku dhe pacienti bashke perpiqen ta parandalojne dhe frenojne, ne kete rast pacienti cohet drejt vdekjes; Kuptoj qe shoqeria shqiptare eshte bere e frikshme nga femra si kjo qe rrine me rregjistrues ne dore per te futur ne gracke njerezit e me pas ti denigrojne. Kjo femer qe duket qe ben viktimen ka humbur shume sepse synimet e saj kerkon ti realizoje ne menyra te pista. Ndryshe nga femra te tjera qe kane bere te njejten gje, per kete ndjej keqardhje vetem per nje gje se eshte perdorur. Nuk ka me keq se sa te perdoresh per qellime te ulta. Kishte menyra me dinjitoze per te zgjidhur “hallin” e saj. Por kur dinjiteti te mungon deri aty sa ve dore mbi nje plake a e keni menduar ndonjehere se ceshte kjo femer? Ruajna prej njerezve te tille. Zhvillimet do jene interesante besoj.
    Nga femra te tilla te gjithe duhet te distancohen

  21. berti says:

    Ketij personi asnje rresht nukbi duhet lene ne massmedia se helmon me fjaletvqe leshon, ben viktimen kur ne fakt ai ishte duke sulmuar nje viktime ne pozitat e k/gjuqtarit. Per kete tip nuk duhet patur asnje meshire duke e denuar ne baze te legjislacionit ne fuqi. sa per sulmet politike, kjo eshte helmo i fjaleve te tij.

  22. ela says:

    me shume se per ngacmim seksual esht hakmarrje qe nuk fitoi te drejten e prones qe nuk i takon….se po ti takonte do e fitonte…sa per ngacmim seksual…po sdeshe ste kap njeri me zor…ruhuni nga grate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje