Rrokaj: Të guxojmë të jemi forcë e parë më 2017. Aleanca LSI-PD, solli vizat e lëvizjen e lirë

30 Tetor 2016, 13:34Politika TEMA

Në kuadër të zgjedhjeve të 6 nëntorit, kandidati për Kryetar i LSI-së, Shezai Rrokaj zhvilloi takime me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Sarandë dhe Delvinë.

Rrokaj shprehu besimin se kjo forcë politike mund të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen në 2017-ën.

“LSI-ja sot mund të mendojë, mund të besojë dhe mund të punojë në qoftë se ne do të kemi solidaritet me njëri-tjetrin, vullnet me njëri-tjetrin për të qenë forcë e parë politike. Dikush ka qeshur. Unë nuk qesh me mendimet e mia sepse besoj në mendimet që them. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të bëjmë aleanca.

Por ne nuk duhet ta mbajmë më parë mendjen se me kë do të duhet të bëjmë aleancë, se sa mendjen që ne të fitojmë për të qenë forcë e parë. Dhe në qoftë se ne i vëmë qëllim vetes, në qoftë se ne hapemi ndaj qytetarëve, në qoftë se ne LSI e bëjmë pjesë reale të shoqërisë në nivele të ndryshme të qytetarit, të fermerit, të sipërmarrësit, të intelektualit, unë them që ne mund të guxojmë të jemi forcë e parë politike në 2017-n”, – shtoi Rrokaj.

Gjithashtu, në fjalën e tij, ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar se është një parti luajale në aleancat e saj dhe aleancat nuk i bën për kërshërinë apo interesat tipike partiake të saj, por i bën për interesa më të mëdha që janë interesat e vendit.

“Ishte e panatyrshme aleanca me PD-në, por pa atë aleancë ne nuk do të kishim marrë vizat në mandatin e parë dhe sot qytetarët lëvizin të lirë apo siç pati arritje të tjera”, – theksoi Shezai Rrokaj.

Gjatë këtij takimi, Rrokaj theksoi se është një garë alternativash, një garë mendimi dhe idesh.

“Sa vlen akti i votës, nuk vlen për kë jepet vota. Unë si intelektual, problemin tim e kam me mendimin tim, me çfarë do të them. Mua më janë krijuar të gjitha mundësitë siç tregon edhe ky takim që kudo të kem të drejtën të shpreh hapur mendimet e mia. LSI-ja nuk është vetëm e Ilir Metës. Partia është e gjithë secilit prej nesh. Partia është pronë e çdo anëtari. Shqiptarët kanë nevojë për projekte. Një vend shumë i begatë, me detin, me fushat, me malet, me një rini, është e pakonceptueshme se si ky vend të mos bëjë hajër, njerëzit të mërziten, njerëzit ta braktisin atë”, tha Rrokaj.

“Në qoftë se do të jemi një parti që delegoi, promovoi trurin e aftë, e ndershëm, i cili merr përgjegjësi për vendin, atëherë ne kemi shanse më të mëdha për të bërë një LSI të mirë gjatë zgjedhjeve në parti, për të bërë një LSI shumë më të mirë gjatë zgjedhjeve në pushtetin vendor dhe për të bërë një LSI shumë më të mirë gjatë zgjedhjeve që na presin në 2017-n”, – vijoi ai.

9 komente në “Rrokaj: Të guxojmë të jemi forcë e parë më 2017. Aleanca LSI-PD, solli vizat e lëvizjen e lirë”

  1. genci says:

    Ti te behesh force e pare, me Like floririn, harroje! Te shohim sa deputet do marresh kesaj rradhe!

    1. Vlora1912 says:

      Guxo o Rro*kaj Guxo…..e dilni vetem ne votime, vetem ju si LSI.!!

      Guxoni se…….e dini si po presin te gjith shqiptaret aty te kutia e votimit…???

      E kan hapur kemben kaq fort….sa kur tja u fusin me Shkelm By*hve, tu vertisin tek gropa me e larget e Plehrave qe do importoni.

      Provojeni o Rro*kaj, provojeni te dilni vetem, ashtu si jeni, si parti bande familjare….

      Provojeni se, edhe inatin qe kemi me Salehun dhe kete te gjatin, do ta nxjerrim me ju……pa asnje vend ne parlament do ngeleni..

      O Shezo, Me mir do beni te dilni nga qeverria dhe te kaloni ne aleance me Ate qe ju shpetoi kryetarin Like Floriri, nga burgu i Sigurte….Saleh Vuqidolin..

  2. guri shabani says:

    Or shoke kur u bo Shezaiu kryetar i LSI.Une mendoj te behet por pasi te zgjidhet
    Kur te behet kryetar te kerkjte behet dhe komandant

  3. Like Floriri says:

    ALEANCA PD-LSI …. SOLLI EDHE

    1 – korrupsionin me massiv ne historine e Shqiperise
    2- rrenimin e cdo hallke te shtetit shqiptar
    3- masakren e 21 janarit

  4. leka says:

    Ky eshte nje lake fare pa surrat:
    I gatshem te shtrihet para kujtdo(por tani ky dylber e ndjen vehten ngrohte ne haremine metes),vetem qe bythet e tij,tani te fishkura te ndihen ngrohte.
    Pa u qeruar vemje te ketilla ky vend i bukur do te vazhdoje te gjirizohet.

  5. Dorina says:

    ju jeni partia me e ndyre e rruzullit tokesor. Ju jeni kanceri i ketij vendi. Do zoti fuyeni ne siten e SHBA….pastaj Like floriri ….e di vendin vet ku e ka.

  6. rudi says:

    Me se e “vertete ” kualicioni ne fjale detyroj evropen te heqi vizat jo vetem per shqiperine por dhe per shum shtete te tjera ne fakt ky ish kualicion votoj kunder hapjes te negociatave kunder vetingut kunder amerikes dhe evropes ndaj met shtangisti te kerceje dhe nje her nga ish kualicioni qe te na i futin per ne evrope

  7. Qytetar says:

    Ik ore hajdut koklop.

  8. Denis says:

    Shezua nuk merr dot 1 vote ne fshatin e tij ne Kocul e jo me te dali parti e pare ne rang vendi. Ketij do ti kete treguar ndonje enderr Iliri me ze dhe me figure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje