Flet Klement Balili: Akuzat e mia të stisura nga Sali Berisha, nuk jetoj në luks

30 Tetor 2016, 11:09Politika TEMA

Klement Balili flet për herë të parë për akuzat që i janë drejtuar. i cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” Balili ka vendosur të reagojë me anë të një letre publike, duke mohuar gjithë akuzat e bëra në emër të tij, lidhur me trafikun e drogës.

Sipas Balilit, kjo është një histori e stisur nga Sali Berisha dhe disa anëtarë të policisë, me qëllim dëmtimin politik të Kryeministrit Rama.

“E gjithë historia, siç e kam  lexuar unë nëpërmjet avokatin tim Alexis Kougias, është e stisur dhe nuk nuk prova kundër meje, por vetëm një skenar të ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht palidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai se person kishte sjellje të jashtëligjshme.

Unë jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është një avokat, është një anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, thotë Balili, raporton Syri.

Në intervistën e tij për “Etnos”, Balili pohon se ka rënë viktimë e autoriteteve greke dhe e ish-kryeministrit të Shqipërisë . Ai thotë se dosja e tij nuk është dërguar ende në Prokurorinë shqiptare.”Në mënyrë të veçantë disa persona, duke e njohur legjislacionin në Shqipëri, e në dijeni të fakteve se duke lëshuar një urdhër arresti ndaj një shqiptari që nuk ka qenë në Greqi, kanë vendosur që të lëshojnë edhe një stuhi mediatike në Shqipëri, ndërsa autoriteteve shqiptare dhe nuk u kanë dhënë asnjë element të hetimit.

Ata kanë kaluar muaj e muaj duke e rikthyer historinë time në Greqi dhe Shqipëri, dhe edhe pse vazhdimisht autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion, autoritetet greke nuk kanë dërguar asnjë dokument të vetëm. Avokati im në Greqi, Kougias vazhdimisht bën përpjekje për të dërguar këto dokumente me qëllim që autoritetet shqiptare të vendosim për të ekzekutuar urdhër ose jo urdhrin e dhënë nga Greqia, dhe këta nuk e kanë bërë “, ka thënë për “Etnos” i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit”.

Për më tepër, Balili thotë se kurrë në jetën e tij nuk është marrë me drogë edhe pse është arrestuar në vitin 2006 me 750 kilogramë hashash. Por Klement Balili e hedh poshtë edhe këtë rast.

“Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e madje është e ndërtuar qëllimshëm që të jepet një përshtypje për mua, e cila më pas shfrytëzohet nga Berisha dhe opozita në mënyrë që të dëmtojnë qeverinë, për shkak se ata nuk kanë asgjë tjetër për ti dhënë Drejtësisë”, shprehet Balili duke shtuar: “Fakti që rasti është ngritur edhe nga opozita shqiptare dhe pjesëtarë të Policisë greke të cilët kanë bashkëpunuar, ndoshta edhe për simpati të veçanta politike në Greqi nga ana e partisë së ish-kryeministrit Berisha”.

Klement Balili përgënjeshtron pretendimet se ai bën një jetë luksoze, me jahte, vila. “Kam lexuar se më kanë pagëzuar ‘”Escobari i Ballkanit”, por unë vetëm jam i habitur dhe ju mund të bëni hetime për të gjetur nëse unë kam pasur ndonjëherë një jaht, apo kam bërë jetë luksoze, në shtëpi. Si mundet që ky njeri të jetë “Escobari i Ballkanit”, që ka miliona euro dhe  zgjohen në 6 të mëngjesit për të shkuar në punë, në drejtorinë e Transportit në Sarandë, për të punuar për 8 orë për një rrogë të mirë dhe që të ketë një familje që bën një jetë modeste si mijëra shqiptarë të tjerë, pa ndonjë makinë luksoze dhe sigurisht nuk ka shtëpi luksoze?”, thotë 44-vjeçari shqiptar i cili shpjegon se vëllezërit e motrat janë pronarët e hoteleve, që ai bleu me kreditë e ligjshme nga bankat shqiptare.

“E gjithë dosja ime është ngritur për arsye politike”, thotër për “Etnos” Klement Balili i cili akuzon opozitën në Shqipëri. “Dje jam informuar nga avokati im Kougia se njerëzit e policisë greke e kanë prodhuar dosjen gënjeshtra kundër meje në bashkëpunim me Berishën dhe politikanë të opozitës në Shqipëri”, është shprehur Klement Balili në një intervistë të dhënë për median greke.

7 komente në “Flet Klement Balili: Akuzat e mia të stisura nga Sali Berisha, nuk jetoj në luks”

  1. stolicknaja says:

    per pak te besova mor qerata

    1. Terroristet me te medhenj jane qeverite says:

      Si te mos i besosh, ky i gjore jeton thjesht vete, kurse ato hotele qe ka bere me kredi te ligjshme qe paska marre nga bankat, i paska ne pronesi te vellezerve e motrave.

      1. Raimond vlonjati says:

        Dihet mor vella :… Fajin e ka Saliu .. Loooool

        Nuk ka ngelur fytyre e neveriteshme e Krimit te organizuar
        pa u ankuar kunder Berishes ….

        Nga sa duket Berisha esht armiku me i nadh i Krimineleve te Shqiperise

  2. Arben says:

    Qe Berisha eshte nje agjend i grekut kjo s’ka dyshim, por qe dhe ky eshte nje kellire as qe nuk diskutohet.

  3. ledjon says:

    ik mor SHOK se ma mbushe mendjen.shpresoj, se fjalet e shkruajtura ne artikull te jene gabime ortografike te gazezetarit.Se nga c’fare po lexoj,me dukesh shume analfabet o drejtor:Po nuk ke faje ti, e ka fain saliu, se ne97 ne vend te veje ne shkolle vajte maleva te delvines dhe te mashkullores per te puntura si bujk.NEJSE JE NUMER NJE,SI TY ESHTE GJITHE KLASSA POLITIKE.TI KE DICKA ME SHUME…NUK KE VRARE E NUK KE VJEDHUR ASKEND, VECSE KE NDIHMUAR BASHKEFSHATARET E TU(NGA KETU TE KA DALE NOFKA ..ESCOBAR) ,POR NDONJEHERE ESHTE MIRE TE SHIKOSH PUNEN TENDE,Hajde te mbjella te mbara kete vit se vetem ti gjen produz-te bio!!

  4. patriot shqiptare says:

    Ledion,Tomi,Arben etj, si merni guzimin dhe beni percaktome, per Kelin, kur nuk e njhini, nik keni punuar me te dhe per me teper qe drejtesit e dy vendeve nuk cojn ne levizje dosje apo veprime te tjera ndaj tij. Ju qe flisni kunder tij duhet te jeni sahan lepirsit e te shiturit Sali Berisha.
    Kush eshte me i rrezikshem Sali Berisha qe ben thirje anti shqptare per te mos i pranuar ne BE dhe qe po ben cemos te mbroj gjyqetaret e korruptuar te ketoj vendi. Turp tu vij qe flisni ne pzicionin e sahnlepirsve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje