Moikom Zeqo: Jepini një dekoratë edhe Xhafer Devës!

29 Tetor 2016, 16:18Politika TEMA

– Po e fillojmë këtë intervistë me një ngjarje nga aktualiteti i ditëve të fundit. Dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Nishani ka ngritur një stuhi të vërtetë reagimesh kundër dhe pro. Ju kini thënë se kjo ishte “lajthitje “ nga ana e Presidentit. Pse e quajtët lajthitje?

Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet i përcaktuar nga një strukturë kushtetuese e pashkelshme, nga atributi i të qenit gjithmonë mbi palët, mbi partitë politike, përgjithësisht mbi kontradiktat e nxehta ose dhe apokaliptike të politikës parlamentare, mbi ndasitë, mbi qokat madje dhe njohjet, simpatitë dhe urrejtjet personale.

Presidenti përfaqëson unitetin e shtetit dhe kjo nuk përbën një formulë retorike, por substancën e mandatit të tij. Është e pafalshme nga ana e presidentit Nishani për të hyrë në lojën politike si mbështetës, stimulues i një pale politike kundër palës tjetër politike. Kjo do ët thotë ta zhbësh dhe ta shpërdorosh mandatin e presidentit. Cila është arsyeja argumentuese për të ndërtuar një ekuacion të ballistofilisë dhe antifashistofagisë, për të dekoruar si martirë të demokracisë 67 ballistë, njerëz të thjeshtë dhe të gënjyer, të vrarë pa gjyq, viktima, për të deformuar dhe ngatërruar konceptet dhe nocionet?

Demokracia ka të bëjë me shtetet e lira, këtë Presidenti nuk duhet ta harrojë kurrë. Shqipëria qe një vend i pushtuar, nuk qe një shtet i lirë. Lufta Antifashiste bëhej pikërisht për ta bërë Shqipërinë një shtet të lirë. Argumentimi aprioristik presidentor, se gjoja këta ballistë luftonin për të shmangur ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri është një absurditet i shumëfishtë. Sipas kësaj logjike duhej që Rusvelti dhe Çurçilli të bashkoheshin me Hitlerin për të luftuar Stalinin.

Nuk mbetet tjetër që edhe krimineli i pashembullt Xhafer Deva, kriminel i nazistëve që bëri masakrën e 4 shkurtit të shpallet hero i demokracisë me arsyetimin onirik se ka dashur ne këtë tipologji të reprezaljes të parandalojë ardhjen e regjimit komunist. Ky është një teatër absurd, alla Beket. Nuk mundet që një president kushtetues të vihet në shërbim të sindromat të tjetërsuar të historiografisë shkencore. Dhe dashje pa dashje reflektoi një neofashizëm të vonuar dhe të groteskëzuar. Nga ana tjetër dhe i ashtuquajturi koncepti i manipuluar dhe spekulativ “i luftës civile” nuk merr parasysh faktin se Shqipëria qe e pushtuar dyfish nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë dhe se të tëra qeveritë kolaboracioniste nga viti 1939 deri 1944 ishin instrumente të pushtimit, dhe lufta kundër bashkëpunëtorëve të fashizmit nuk mund të quhet luftë civile. Mund të ketë patur dhe ndonjë teprim, madje dhe gabime, që janë të pashmangshme. Por dhe lufta civile si nocion adekuat lidhet me shtetet e papushtuara. Historia e Ballit Kombëtar është ajo e një humbjeje të pariparueshme në histori. Konferencën e Pezës, një ngjarje madhore të unitetit kombëtar mbi pikëpamjet, krahinat, bazuar tek një unitet i luftës antifashiste as nuk e konceptuan dhe as nuk e bënë ballistët. Madje dhe e ashtuquajtura Mukja ngjan si një edicion i dytë, i shformuar i Konferencës së Pezës. U krijua Fronti Antifashist Nacional Çlirimtar! Vini re! Partia e Ballit u paraqit si një kundërvënie, madje edhe në rrafshin gjuhësor. Fjala Front gjoja u shqipërua në fjalën Ballë, fjala Nacional, u mbiquajt si Kombëtar, por u harruan dy fjalë që përbëjnë substancën e substancës historike të kohës, fjala Antifashiste dhe Çlirimtare. Asnjëherë nuk u përdorën këto dy apelacione të mëdha të kohës nga ballistët. Një historian modern amerikan i sotëm, Bernd Fisher, në librin e tij mbi historinë e Shqipërisë të viteve 1939-1944 citon shumë dokumenta komprometuese mbi Ballin Kombëtar dhe thotë si konkluzion se “bixhozit ballisto-nazist i kishte ardhur fundi”.

Unë e shikoj këtë pjesë të historisë në mënyrë të qetë dhe jo si një “odium theologicum” – “urrejtje teologjike” midis partizanëve dhe ballistëve dhe tani në vitin 2016. Sepse e konsiderojnë dhe këtë gjë si një absurditet. Kjo do të thotë që politikat që përdorin në mënyrë të tepruar elementet e historiografisë mund gjithashtu të deformohen po nuk patën një optikë të qartë dhe përfundimtare. Historia gjithmonë ka rezultante të përfunduara të periudhave të veta të cilat as nuk mund të satanizohen as nuk duhet të ridikulizohen.

Vite më parë kam lexuar broshurën mbi “Dekalogun e Ballit Kombëtar” të antifashistit me stil volterian Nako Spirut. Ka një aktualitet të çuditshëm.

Unë nuk hyj në kritikët in extremis të Presidentit Bujar Nishani. Ai është rritur në Durrës dhe unë kam njohur nënën dhe babin e tij, njerëz të thjeshtë dhe shumë të mirë dhe në atë kohë mbanin mbiemrin Mehmeti. Mundet që Bujar Nishani u bë president nga Berisha. Po që në çastin që ai mëvetësohet si President, ai ka të bëjë me Kushtetutën. Nuk mund ta shmangësh Kushtetutën për hir të Berishës, kurse Berishën mund ta shmangësh për hir të Kushtetutës.

-Le të kalojmë tek një çështje tjetër. Ngjarje e bujshme ishte dhe kthimi që Gjykata Kushtetuese i bëri ligjit të Vettingut, çka nënkupton dhe një lloj ngecjeje të reformës në drejtësi. Si e konsideroni këtë vendim të Kushtetueses?

Gjykata Kushtetuese në mënyrë eksplicite zotërohet nga struktura kushtetuese dhe e ka të ndaluar konceptualisht dhe juridikisht për të marrë “pjesë” në debatin politik të ditës. Kjo Gjykatë Kushtetuese ka ndërmarrë një vendim historik të paharruar që shfuqizoi të ashtuquajturin ligj për “dhënien” e detit, pra për të ashtuquajturën marrëveshje detare, të favorizimit të Greqisë dhe kjo gjë nuk ka për t’u harruar kurrë. Në rastin e asaj që u quajt bujshëm me tonet më të larta patetike shpesh edhe groteske në Parlamentin Shqiptar, Reforma e Drejtësisë, ku nuk mungoi dhe Apologjia e Konsensusit të Madh, u arrit që të kemi një votim gati tërësor për pranimin e reformës së drejtësisë, por jo për atë pjesë të kësaj reforme që quhet Vettingu, pa të cilën krijohet një ngadalësim dhe mungesë instrumentale e vënies në jetë të ligjeve vepruese. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese, vendimet e së cilës siç dihet janë të pakthyeshme, në mënyrë të tërthortë krijon atunë e një vonese për një konsultim tjetër me Komisionin e Venecias për të arritur një objektiv që tingëllon në mënyrë ambigue, domethënë aprovimi i Vettingut të bëhet ose të mos bëhet, të sendërtohet si subjekt juridik, ose jo, mbas zgjedhjeve të reja të përgjithshme politike në vitin 2017. A është kjo një taktikë apo një stratagjemë? A bëhet kjo për hir të një konsultimi shterues apo për një alibi vonese? Këto janë çështje të debatueshme, por është fakt që reforma e drejtësisë në këtë mënyrë shtyhet për një periudhë kohe, por unë mendoj se Reforma e Drejtësisë është dhe duhet të jetë e pashmangshme. Nuk mund të bëjmë përpara, nuk mund të ketë një katharsis politik, një spastrim nga krimi i organizuar i Shqipërisë nëse nuk arrihet të vihet në jetë dhe të funksionojë mekanizmi i pashmangshëm dhe i patjetërsueshëm i reformës në drejtësi. Dikur filozofi i vjetër Herakliti ka thënë: “Panta rhei” – “çdo gjë rrjedh”. Penguesit e Reformës së Drejtësisë e kanë të pamundur në mënyrë sizifiane ta ndalin këtë gjë. Nuk mund ta ndalin dot. Askush nuk ka fuqi ta ndalë. Ka një parim juridik: “alienua dolus notere alteri non debet” – “askush nuk përgjigjet për veprat e këqija të tjetrit”. Kështu që qoftë përkrahësit reformatorë, qoftë dhe ata anti reformatorë nuk do ta bishtënojnë dot atë që mund të jetë domosdoshmëri historike.

-Ndërkohë partitë kanë filluar takimet intensive me popullin në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. A mendoni se do të ketë ndryshime të aleancave para zgjedhore dhe si e shikoni hartën e ardhshme politike?

Për mendimin tim fushata e zgjedhjeve të përgjithshme politike në Shqipëri ka kohë që ka filluar. Kjo duket te të gjitha partitë. Pa përjashtim. Është e kuptueshme që mbarimi i mandatit 4 vjeçar të një qeverisjeje, në baza të Kushtetutës, të ketë një konfirmim të votimit popullor për një mandat tjetër 4 vjeçar.

Duke dëgjuar komentet politike, në media, në shtypin e shkruar, në atë televiziv, duke ndjekur bisedat e të ashtuquajturve brahmanë analistë të vetëquajtur si profesionistë të politikës, më është krijuar ideja e një kaosi informativ, konceptesh për arsye të thashethemnajës politike që kërkon ta shndërrojë politikën serioze në një mitologji politike.

Gjatë këtyre 4 vjetëve çfarë nuk dëgjuam. Dëgjuam për zgjedhje të parakohshme, madje dhe të përcaktuara saktësisht nga ana kronologjike kur mund të ndodhte një gjë e tillë. Janë bërë debate të mëdha, dhe në fakt është krijuar një situatë polarizuese midis shumicës qeverisëse dhe opozitës. Gjithmonë jam shprehur se qeveria dhe opozita pavarësisht kriticizmit të ndërsjelltë duhet të bazohen në një komplemetarizëm të përbashkët. Po ja që në Shqipëri nuk ndodh kështu. Dhe ndoshta nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë.

Unë jam kundër satanizimit të politikës. Por nuk jam dakord as që opozita të satanizojë qeverisjen, sado të meta të reflektojë ajo. Për mua është e papranueshme që opozitën ta quajmë pa asnjë kuptim si “SHQUPI”. Por ç’do të thotë SHQUPI? Do të thotë Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. E ç’lidhje ka kjo me opozitën? Godinat janë sende, nuk kanë përkatësi politike.

Unë jam kundër gjuhës vulgare të debatit. Në ligjërimin politik nga të dy anët ka shumë vulgaritet të panevojshëm dhe të dëmshëm. Jam kundër shprehjeve të tilla pezhorative për “përsheshet” apo dhe sulmet dhe fyerjet ndërmjet deputetëve. I takon Partisë Socialiste që pavarësisht mohimeve ekleziastike të opozitës të përdorë një gjuhë më të kulturuar. Më kujtohet një shprehje Karl Gustav Jungut që thotë se “sharjet dhe fjalët banale tregojnë një nivel të ulët të intelektit të njeriut”. Mos harrojmë që jemi në fundin e dekadës së dytë të shek. XXI. E tmerrshme! A nuk mund ta qytetërojmë gjuhën politike? Kaq e vështirë qenka? Kaq fatale që të mos ndodhë një gjë e tillë? Në strukturën e pluralizmit shqiptar në vitin 2017 janë shtuar dhe tri grupime, ose parti të reja politike: Partia e Dukës, Bojaxhiut dhe Blushit. A do të ketë një parti të katërt të re? Nuk e di. A do të ketë një organizim të një poli të tretë të koalicioneve parazgjedhore edhe si kundërshtim ndaj dy partive të mëdha, PS dhe PD? Ç’rol do të luajë LSI në këtë ekuacion algjebrik të politikës? Po PDIU-ja? Po Partia e të Drejtave të Njeriut? Po një mori partish të vogla të majta? Të them të drejtën nuk e njoh mirë si duhet në detaje këtë terren. Kam mendimin që Partia Socialiste nga të gjitha partitë e tjera në zgjedhjet e vitit 2017 për shkak të një elektorati shumë të madh që ka, ka më tepër siguri dhe mundësi reale për të fituar një shumicë deputetësh. A do të funksionojë koalicioni parazgjedhor me LSI? Është shpejt për ta përcaktuar. Por për zgjedhjet e reja parlamentare kam të drejtë të tërheq vërejtjen se për fat të keq nuk u ndryshua ai deformim kushtetues i ligjit të zgjedhjeve i vitit 2008 që juridiksioni dhe bënë një instrument pushteti të ashtuquajturat “lista ekskluzive dhe magjike të kryetarëve”. Deformimi kushtetues i vitit 2008 e ka mbajtur peng Shqipërinë deri më sot. Nuk duhet ta mbajë më. Nëse politikanët nuk e kuptojnë këtë gjë, do të vijë një ditë që dhe vetë politika nuk do t’i përfillë më politikanët.

-Parlamenti aktual është quajtur më i dobëti i këtyre 25 viteve të fundit për shkak të hyrjes atje të personave të inkriminuar, por edhe pa identitet politik apo profesional. Mendoni se parlamenti i ardhshëm do të jetë më i mirë?

Më i mirë apo më i keq nuk mund ta përcaktoj saktësisht. Që parlamenti 2013-2017 qe një parlament problematik deri në një banalitet të padurueshëm, këtë çdo shqiptar i ndershëm e di shumi mirë. Mundet që në parlamentin e ri të ketë njerëz pa precedent kriminal. Pra mund të kemi një spastrim. Por ajo që më shqetëson dhe nuk kam besim se parlamenti i ri do jetë më cilësor, më adekuat, pra dhe më i përgjegjshëm, më autoritativ dhe më konceptual është fakti se deputetët do bëhen nga listat e kryetarëve, gati si një e drejtë monarkike dhe sipas parimeve për zgjedhjen e deputetëve të aprovuara edhe nga PS, përveç mungesës së penaliteteve, parashikohet që kandidatët të disponojnë mjetet e duhura materiale për të përballuar fushatën elektorale. Kjo shqip do të thotë që njeriu duhet të jetë i pasur për t’u bërë deputet i PS, që mëton të jetë një parti e majtë. Nuk besoj as në mënyrë të verbër as nuk jam një skeptik i pandreqshëm për të thënë se deputetët e ardhshëm do jenë më përfaqësuesit, më të mirët dhe se do të bëhet një ndryshim kopernikan në cilësinë e përfaqësuesve politikë në Kuvend. Këtë mendim e kam për të gjitha partitë, pa përjashtim. Nuk mundet të emancipohet në këtë mënyrë politika shqiptare vetëm duke ndryshuar kuajt e karrocës, apo duke ndryshuar emrat.

-Me rastin e vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi dhe të deklaratave të tij që i kërkoi Vuçiçit njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, apo dhe për Trepçen, pati një debat mediatik të stuhishëm dhe të madh përtej Drinit dhe këtej Drinit. Po ju ç’mendoni për këtë debat?

Qëndrimi i Ramës në Serbi për mua ka qenë i drejtë dhe e përshëndes. Gjithashtu edhe qëndrimi zyrtar i Shqipërisë ndaj deklaratave të Greqisë është i drejtë. Ajo që të habit është një shterpësi debati sesa një debat i vërtetë midis përfaqësuesve politikë të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, në fakt jo tamam në rrafsh institucional si dhe të publicistikës për të krijuar kështu një semantikë gati të “një lufte të pashpallur dhe absurde” midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk ka gjë më të mbrapshtë, më idiote dhe më pa kuptim se kjo gjë.

Pra prej shumë kohësh që qarqet më okulte dhe më reaksionare të stimuluara dhe nga agjenturat e huaja shoviniste krijojnë “teori” të habitshme që nuk i ngjajnë asnjë lloj shkence në këtë botë. Këtu është e ashtuquajtura “teori” e dykombësisë (dioskurizmit) Shqipëri-Kosovë. Janë dy shtete të pavarura, janë dy flamuj shtetërorë, por shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë janë një komb. I ashtuquajturi artikulim i sforcuar “i kombit kosovar” është një budallallëk.

Po kështu edhe nga pikëpamja gjuhësore, ose e gjuhës standarde gjuhësore shqipe “shpikja” e gjuhës “kosovarishte” është gjithashtu një marrëzi erazmike e pashembullt. “Auscultare disqe, si nescis loqui” – “nëse nuk di të flasësh, atëherë mëso të heshtësh”.

Studiuesit politologë dhe historianët seriozë e dinë fort mirë se ka një komb shqiptar, me një homogjenitet të brendshëm, me një kujtesë madhore kombëtare, me një gjuhë të vetme dhe me atributet e një qytetërimi shqiptar të farkëtuar gjatë shekujve.

Nuk mundet që gjysma e kombit në Kosovë, apo gjysma tjetër në Shqipëri të rrotullohen secila për hesap të vet në mënyrë absolute ashtu si ato sferat në sistemin astrologjik të Ptolemeut të lashtë.

Nga ana tjetër është përcaktuar qartë se kombi shqiptar përbën një faktor të rëndësishëm ballkanik policentrist. Pjesët e kombit shqiptar janë në 5 shtete (kjo s’ka të bëjë aspak me rivendikimin e ndryshimit të kufijve). Pra në Shqipëri, në Kosovë, në shqiptarët e Malit të Zi, në shqiptarët në Maqedoni, në Çamëri, po dhe në shqiptarët e luginës së Preshevës në Serbi. Të gjithë faktorit shqiptar sistemi demokratik i ka dhënë mundësinë e përfaqësimit politik, pra të përfaqësimit parlamentar, pavarësisht strukturave të ndryshme shtetërore.

Ky policentrizëm i kombit shqiptar është pasojë e historisë dhe jo e së drejtës. Megjithatë në kushtet kur kërkohet integrimi evropian, kur kufijtë mes shteteve të ndryshme bëhen konvencionalë, ekziston plotësisht mundësia e një integrimi të gjithë pjesëve të kombit shqiptar. Kjo është e pashmangshme.

Ajo që më habit është se për problemet politike që lidhen me shqiptarët, shpesh përfaqësuesit politikë shqiptarë të zgjedhur në mënyrë diplomatike, heshtin kur kanë të bëjnë me probleme që lidhen me kombin në përgjithësi.

Më bën përshtypje si vallë për çështjen e Demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi, përveç deputetëve të Vetëvendosjes heshtin përfaqësuesit politik të votuar të shqiptarëve qoftë dhe vetë në Mal të Zi apo në shtete të tjera, ose qoftë dhe deputetët në Kuvendin e Shqipërisë. Sidoqoftë politika e jashtme në këto 4 vjet e shqiptarëve ka qenë e suksesshme.

Lajmi që sapo dëgjova se Kryeministrin Rama e ka thirrur Kancelaria Merkel, ose përgjithësisht rritja e rolit të Shqipërisë në rajon është diçka që duhet marrë parasysh dhe nuk duhet mohuar dhe anatemuar, përkundrazi, kjo do të thotë, në fund të fundit se kur të kujtojmë historitë e sotme mbas 50 apo 100 vjetësh do të kemi mundësi të përjetojmë dhe subjektet e humorizmit dhe të groteskut të historisë. Por tani për tani jemi “të dënuar” të përjetojmë këtë luftë politike të rënduar dhe aspak të këndshme.

Do të uroja që në zgjedhjet e ardhshme përzgjedhja e ministrave të qeverisë të bëhet me personalitete të spikatura dhe jo me njerëz të klonuar. Do të uroja që pranë Kryeministrit të kishte gjithashtu këshilltarë të ditur, të mençur dhe të matur.

Arti i qeverisjes është një art i rëndë dhe kërkon kulturë të shumëfishtë, ndershmëri të madhe dhe një luftë të pamëshirshme ndaj korrupsionit.

Dhe më kryesorja, qeverisja nuk bëhet vetëm për të pasurit, por thelbi i politikës ka të bëjë me statusin e humanizmit ndaj të varfërve dhe të problemit më të madh që përbën një të drejtë natyrore të njeriut, atë të punësimit.

Nuk them që këto çështje do të zgjidhen menjëherë, por nuk janë as fatalisht të pazgjidhshme. I takon shqiptarëve të gjykojnë qeveritarët e vet dhe janë ata që përcaktojnë nëse qeveritarët janë ata që duhet të jenë ose janë ata që s’kanë qenë asnjëherë. Kjo dikotomi duhet të shmanget. (DITA)

60 komente në “Moikom Zeqo: Jepini një dekoratë edhe Xhafer Devës!”

  1. A mund te kete me teper urrejte serbi per shqiptaret se sa ky artikullshkrues i cnderuar? says:

    Po juve sikur ju ka pjelle Serbi? Si eshte e mundur te kene kete urrejtje ndaj viktimave?
    Perfundimisht, duke pare se cfare kafshesh japin opinione, komente dhe mesazhe, qe jane aq te urryera saqe nuk me ngelet gje tjeter vecse te adhuroj armiqte me historik te shqiptarve Serbet bile do ti uroj qe te kene jete te gjate! Ndoshta keshtu eshte me mire qe te kuptoni dhimbjen qe u keni shkaktuar dhe vazhdoni te shkaktoni Atyre qe ju dhe fara juaj u moret jeten dhe lirine pabesisht, gje te cilen as serbet nuk e kane bere! Poshta fara e keqe kriminele e pashpirt komuniste!

    1. shqiptar says:

      i çnderuar je ti o pleh. Ty te ka pjelle serbi. Ballistet e vrare kishin vrare shqiptare te pafajshem dhe ishin bere nje me pushtuesit. Po ti nuk ke nga ta kuptosh se je tradhetar bije tradhetaresh me fare serbe. Ndersa KOSOVARI Xhaferr Deva, tradhetar dhe bashkepuntor me pushtuesin, masakroi popull te pafaqshem. Duhej varur ne litar. Ne te gjithe Boten TRADHETARET jane denuar maksimalisht. Vetem nje President primitiv dhe idiot bene gafa te tilla. Historine e corientuat ju serbet me ne krye Sali Berishen, pikerisht per te shkatarruar ndergjegjen kombetare shqiptare, dhe fatkeqesisht deri tani ja keni arritur qellimit. Por te siguroj qe eshte e perkoheshme o pleh bagetish.

      1. Edkari says:

        E ka marre dekoraten.
        Xhaferr Deva eshte shqiptari i pare
        qe beri SHQIPERINE E MADHE.
        …………………………………………………
        ..dhe sa per 4 Shkurtin ai beri shume mire
        se pastroj disa plehra dhe kjo gje eshte
        dhe sot me se e domosdoshme e duhet
        me ja filluar nga familja kryeminstrore e me tej.

        1. Aleksander says:

          Mbylle gojen …INJORANT !-Te ishte per xhd ,mender nje m… do te kishte bere .Ishin konjuktura e interesa te tjera,ishin persona te tjere shume me te medhenj e shume me potente se haleja e juaj xhd. Sa per profesor Moikomin,njihet shume mire ne Durres ,ne Shqiperi por edhe ne rrethet intelektuale jashte Shqiperise dhe as qe arrijne ta cekin pleshtat e liliputet si ju.Me vjen TURP qe ne nje vend si ky yni,eshte president nje perfaqesues i nivelit tuaj MJERAN si B.Mehmeti(Nishani),dhe nje PERSONALITET me permasat e M.Zeqos nuk eshte aty ku do te duhej te ishte…per te miren e gjithe kombit. Prandaj dhe jemi te dytet pas Gjermanise,sepse na ka udhehequr ajka e fshataro-malokeve e kane gjetur injorante qe i mbeshtesin.

      2. Uji says:

        Xhaferr Deva ishte kombetar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Xhaferr Deva eshte hero kombtar i kombit shqiptar. Ai ishte armik i xhihadisteve komuniste shqiptare qe i sherbenin xhihadizmit sllav.

      3. Skypion says:

        Moikom Zeqo,akademiku i ngjizur,mekuar,rritur,edukuar,akademizuar ne kohen e diktatures komuniste te Enver Hoxhes,ka te njejtin qendrim,sa i perket kohes se luftes se dyte boterore,si te historianeve staliniste Paskal Milo e Pellumb Xhufi.Jane i njejti soj stalinistesh.Perdorin te njejtat klishe staliniste,kane te njejtat koncepte te ngurta,cfare te ngurta,hekur e celik,te asaj ideologjie cnjerezore,per cdo gje e gjithcka.
        Ky lloj intelektualesh,eshte trashegimia me e mbrapshte qe ka lene diktatura komuniste.As ish-komunistt,as ish-sigurimsat,as ish-prokuroret,hetuesit e gjyqtaret qe vazhdojne akoma aktivitetin e tyre edhe sot e kesaj dite,nuk kane ate efekt te mbrapshte ne shoqerine shqiptare,sesa ky lloj intelektualesh,historianesh,akademikesh si Moikom Zeqo ,Paskal Milo ,Pellumb Xhufi etj.
        Eshte e kote te debatosh me keta te indoktrinuar per luften e dyte.Krejt e kote.Ata kane konceptet e tyre te patundara,ashtu sic eshte e patundur dogma,me te cilen jane ngjizur,mekuar e edukuar.
        Me vjen keq per ata intelektuale,qe debatojne me kete soj.Nuk duhet debatuar me to.Duhen injoruar.
        Akademiku stalinist Moikom Zeqo,ben pjese ne ate soj,pervecse politik qe e thame me lart,per te cilin kam folur me rastin e debatit qe pasoi viziten e Rames ne Serbi.
        Edhe Moikom Zeqo,ka te njejtin mendim si Rama dhe si gjithe soji i tyre i perbashket,per Ivo Andricin.
        Megjithese nuk e permend,skutherisht,kuptohet qarte qe kur thote qe qendrimi i Rames eshte i drejte,nenkuptohet vetvetiu qe edhe kur ka cituar Ivo Andricin,ka vepruar drejt.
        Per Moikom Zeqon,nuk ka piken e rendesise nese Ivo Andrici ka hartuar programe shfarosese per shqiptaret.Sepse,ashtu si edhe Rama,eshte i PANDJESHEM.
        Pandjeshmeria eshte vecoria themelore e sojit politiko-kulturoro-krahinoro,ku ben pjese edhe akademiku stalinist Moikom Zeqo.
        Akademiku stalinist Zeqo,shfrytezon rastin per te derdhur mllefin e fshehur skutherisht ndaj shqiptareve te Kosoves,edhe kur hap,pa vend,ceshtjen e Standardit.
        Kane qene shqiptaret e Kosoves,intelektualet e Kosoves,kosovaret pra shkurt, te cilet jo vetem e pranuan ate Standard te Enver Hoxhes,por edhe e mbeshteten ate fuqimisht.
        Edhe pse ai ishte,dhe eshte akoma, problematik,jo vetem per ta,por per shumicen e popullsise shqiptare(Veriu,Kosova,Mali i Zi,nje pjese e madhe e shqiptareve te Maqedonise).
        E pranuan per hir te interesit te larte kombetar.
        E pranuan per hir te KOMBIT.
        (Kam nje pyetje per akademikun stalinist Zeqo: pse edhe nje coban,pa shkolle,nga fshatrat e Jugut,mundet ta flase shume rrjedhshem gjuhen letrare,kurse nje akademik,prsh,si Rexhep Qosja e flet si me pase arra ne goje?!!
        A thua ky cobani analfabet,qenka me i arsimuar se akademiku kosovar?!)

  2. A mund te kete me teper urrejte serbi per shqiptaret se sa ky artikullshkrues i cnderuar? says:

    Po juve sikur ju ka pjelle Serbi? Si eshte e mundur te kene kete urrejtje ndaj viktimave?
    Perfundimisht, duke pare se cfare kafshesh japin opinione, komente dhe mesazhe, qe jane aq te urryera saqe nuk me ngelet gje tjeter vecse te adhuroj armiqte me historik te shqiptarve Serbet bile do ti uroj qe te kene jete te gjate! Ndoshta keshtu eshte me mire qe te kuptoni dhimbjen qe u keni shkaktuar dhe vazhdoni te shkaktoni Atyre qe ju dhe fara juaj u moret jeten dhe lirine pabesisht, gje te cilen as serbet nuk e kane bere! Poshta fara e keqe kriminele e pashpirt komunist

  3. Petro says:

    Moikom, po mjaft me me ironi dhe sarkazem.Aludon per dy gjera krejt te ndryshme.Presidenti s ka c i ben nje personi qe sipas konjukturave nderron emrin, nga Molotov ne Moikom!?… Kjo eshte ceshtje…

  4. devisti says:

    Me i bashku te gjithe lideret Shqipetar, presidentet, kryeministrat, minsitrat, e udheheqesit politik qe nga Lufta e Dyte Boterore e deri me sot nuk mund ta bejne ate qe ka bere Xhafer Deva, e Rexhep Mitrovica se bashku per bashkimin e trojeve Shqipetare. Ka qene e vetmja kohe e arte ku Shqipetaret jan ndjere Shqipetar me identitet, respekt dhe krenar.

  5. Lugati says:

    o moikom plere komunizmi normal qe i takon xhafes medalje….ku o problemi pse ka vra grekt apo komunistat?

    1. VF.LP says:

      O pleher ty to shoft rracs di ty edhe devistit lart o bastarde xhaferr deva ka vrare njerez te pafajshem mu ne mes te Tiranes por ju ishalla ju zencin haqet e atyre qe ka vrare ai kriminel bashke me nipin e isa boletinit. …

      1. devisti says:

        Zoti VF.LP ske nevoje te ofendosh, vetem lexoje historine, por jo ate komuniste. Enver Hoxha ka vlerat e veta sepse ka vra e burgos njerez te pafajshem ne paqe prej 1945-1990 ndersa Xhafer Deva ka vra komunistet qe i vrane nipin e vetem 16 vjeqar, dhe pastaj ai u hakmor.

      2. Lugati says:

        rracen tate jo vflp

  6. qipro says:

    o moikom po ik pi nai teke cte duhet ky sport ty mor faqezi pijanec

  7. mzati says:

    po ik o pijanec do me bo historian ti plere 80/leksh komunist

  8. Treviso says:

    Zoti Maikom, te uroj shendet!
    Kjo eshte analiza me me detaje qe eshte bere deri me sot.
    Zoti Maikom, me kete popull, me kete president, me kete qeveri dhe me kete opozite te kthehemi ne vitet 1941-1944. Presidenti Nishani, Kryekrimineli Berisha me banden e tije nuk do te mbanin te njejtin qendrim qe mbajti Balli Kombetare?
    Me vjen jasht mase keq qe Bujar Nishani eshte Durrsak. Bujar Nishani me hyrjen ne politike humbi kockat, domethane u kthyer ne nje njeri pa shtylle kurrizore. Kur Bujari hoqi mustaqet u gezova shume, se mendova qe nuk do ta terhiqnin me nga mustaqet. Por gabova. Tani po e terheqin prej hunde dhe prej duarsh, sa qe dhe nje dore ju semure, nga sforcimi i tepruar. Me vjen keq qe perdor kete sarkazem, por jam shume i revoltuar me figuren e presidentit.

  9. Eri says:

    Laje gojen karakurve komunisti fytyre jevg muti kur permend emrin e Xhaferr Deves. Klysh putanist i gazeta temes se mero bythqirit.

  10. qipro says:

    o molotov nga alkoli si jemi mire??????

  11. Xhafer Deva says:

    Moikomovski,
    Per i formate per ju :Komunistet sikur ti kane qene kuislinget me te flliqt ne historine Shqiptare, sepse serbokomunistet dushan mugosha dhe milladin popoviq, ju kane udhezuar juve komunisteve se cilin Shqiptar me e vra. Shqiperia ka qene ne protektorat Italian prej vitit 1939 deri ne vitn 1943. Ne vitet 20-ta deri ne vitin 1939, ka pase komunikim mdermjet Italise Greqise dhe Jugosllavise negociata te fahehta per zhdukjen e Shqiperise nga harta politike dhe gjeografike. Por Italianet e verejten qe po vjen nje forca e madhe dhe njejlufte e madhe dhe e penguan Greqine dhe Jugosllavine qe te e zhdukin Shqipnine. Ne kete kohe u qliruan shume qytete te okupuara te cilat u bene pjese e Shqipnise….jo Italise…siq jane Prishtina, Peja, Prizreni, Gjakova , vetemMitrovica dhe Podujeva mbeten akoma te okupuara nga Jugosllavia. Komunistet serborus ne Shqiperi formuan dy parti komuniste kolaboracioniste, njeren ne Tirane dhe tjetern ne Prishtine , Peje Gjakove, Mitrovice ….dhe permes ketij bashkpunimi kuislingokomunist serish u riokupuan qytetet e liruar me pare nga Italia. Prishtina ka qene Shqipni, por duke iu galenderuar komunisteve serboshqiptarorus, Prishtina serish u okupua me 19 Nentor 1999……dhe ky okupim zgjati deri mme 12 qershor 1999, kur u qlirua nga kapitalistet AMERIKAN…..o moikom oj egersire komuniste.

    67 Ballistet jane vetem te paret qe jane dekoruar, sepse dekorimo do te bazhdoje edhe me te gjithe tjeret Balliste qe ishin per Lirine e Shqipnise …e jo per okupimin rusoserbokomunist…qe e bene enver dhe fadil hoxha me Dushanin dhe Milladinin. Oj kafshe komuniste , me Kosove kane qene 4 celula partiake komuniste nente cilat ishin 1 antar Shqiptar, dhe 24 ose 25 antar serb……e ne kete kohe ne Kosove struktura konbetare ishte 80% Shqiptar, dhe 15% serb kolonist, dhe 5 % tjere.

    Sigurisht qe edhe Mithat Frasheri dhe Xhafer Deba do te dekorohen me medalen e heroti kombetera antifashist.
    Dhe te gjitha egersirat komuniste duke te perfshi edh ty do te hudheni ne berlllooogun e historise…aty ku e keni vendin.

    1. Bledi mane-shi says:

      Nje analfabet shane nje historian se nuk pelqen e verteta.
      Nuk eshte faji yne qe ti ke lindur ballist.
      Dekorata per sorollopin tend nuk do kete me se nuk do kete me president adikapat qe te japi te tilla.
      Tani ti po ke ndonje mendeje te jap une nje dekorat, po duhet te kesh breket e hequra.

      1. SuperBallisti says:

        Qe per ty o idiot komunist ..komenti i permiresuar nga gabimet me taqskrin …he TaqiftTaqSkrini koken komuniste.

        Moikomovski,
        Per informate ju :
        Komunistet sikur ti kane qene kuislinget me te flliqt ne historine Shqiptare, sepse serbokomunistet dushan mugosha dhe milladin popoviq, ju kane udhezuar juve komunisteve se cilin Shqiptar me e vra. Shqiperia ka qene ne protektorat Italian prej vitit 1939 deri ne vitn 1943. Ne vitet 20-ta deri ne vitin 1939, ka pase komunikim mdermjet Italise Greqise dhe Jugosllavise, negociata te fahehta per zhdukjen e Shqiperise nga harta politike dhe gjeografike. Por Italianet e verejten qe po vjen nje forca e madhe dhe nje lufte e madhe dhe e penguan Greqine dhe Jugosllavine qe te e zhdukin Shqipnine. Ne kete kohe u qliruan shume qytete te okupuara te cilat u bene pjese e Shqipnise….jo Italise…siq jane Prishtina, Peja, Prizreni, Gjakova , vetemMitrovica dhe Podujeva mbeten akoma te okupuara nga Jugosllavia. Komunistet serborus ne Shqiperi formuan dy parti komuniste kolaboracioniste, njeren ne Tirane dhe tjetren ne Prishtine , Peje Gjakove, Mitrovice ….dhe permes ketij bashkpunimi kuislingokomunist serish u riokupuan qytetet e liruara me pare nga Italia. Prishtina ka qene Shqipni, por duke iu falenderuar komunisteve serboshqiptarorus, Prishtina serish u okupua me 19 Nentor 1999……dhe ky okupim zgjati deri me 12 qershor 1999, kur u qlirua nga kapitalistet AMERIKAN…..o moikom oj egersire komuniste.
        67 Ballistet jane vetem te paret qe jane dekoruar, sepse dekorimet do te vazhdojne edhe me te gjithe tjeret Balliste qe ishin per Lirine e Shqipnise …e jo per okupimin rusoserbokomunist…qe e bene enver dhe fadil hoxha me Dushanin dhe Milladinin.
        Oj kafshe komuniste , me Kosove kane qene 4 celula partiake komuniste ne te cilat ishin 1 antar Shqiptar, dhe 24 ose 25 antar serb……e ne kete kohe ne Kosove struktura konbetare ishte 80% Shqiptar, dhe 15% serb kolonist, dhe 5 % tjere.
        Sigurisht qe edhe Mithat Frasheri dhe Xhafer Deva do te dekorohen me medalen e heroit kombetera antifashist.
        Dhe te gjitha egersirat komuniste duke te perfshi edh ty do te hudheni ne berlllooogun e historise…aty ku e keni vendin.

        1. Aleksander says:

          Kur NUK DINI SHQIP , si pretendoni te hyni ne debate …?!-Kjo eshte thjeshte INJORANCE e bashkengjitur me ARROGANCE katundareske…qesharake !

  12. beso says:

    PO ISA TOSKEN KUR DO E DEKORONI???!!!

  13. Tironci says:

    Për vete jam tiranc në tre breza.
    Gjyshi që ka qenë komunist më ka treguar që Xhaferr Deva nuk ka vrarë të pafajshëm po komunistë të deklaruar dhe kanë qenë gjermanët që vendosën sipas ligjeve të ‘Gjendjes sëjashtëzakonshme’.
    Xhaferr Deva bëri egzekutimin por kurrë diktatura komuniste nuk tregoj listën e atyre që u vranë se e zmadhoj dhjetë herë.
    Pse nuk deklarohen emrat ? Familjarët nuk u prekën nga Xhaferr Deva rast konkret ishte familja E nji kosovari që kur nuk gjetën djalin e madh(komunistin) të vioglin Xhaferr Deva e liroj Mark Filipi nga Gjakova…..
    Komunistitët Ballistëve ju vranë deri edhe qentë se i mësonte sllavi në Beograd!!!
    Populli është injorant dhe nuk di të vërtetën…..

  14. trojani says:

    Mblidhni mendjen o ballista,nuk keni per tu reabilituar kure, krimba gjirizi ishin te paret tuaj te tille do vdisni edhe ju.
    Keni 26 “demokraci” ku jeni ju “ajka” e kombit, pse s’keni bere gje !! jeni futur ne breket e sali gadafit dhe ngroheni me pordhet e tij.
    Bishti qenit i shtrember ngelet gjithmon.
    Dekoorat e ndryshkura te kapter jarit futini ne bythe te lugatit,petros dhe gjithe pjelles ballisto- zogiste.

  15. devisti says:

    Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica patjeter duhet te jene heronje Kombetar, e jo Miladin Popovici.

  16. adriatiku says:

    Larvat e mushkonjave anofeles po dalin edhe sot pas 80 e ca vjeteve. Komentues me larte, nuk jane gje tjeter veçse larva te mbarsura nga nazizmi dhe fashizmi i atyre viteve. Kupotihet qe breshka breshke do pjelli dhe jo gje tjeter , prandaj dhe keta flasin keshtu te mbarsur me urrejtje, cmire, me nje shpirt katran ashtu si kane qene parardhesit e tyre. Mos prisni te mire nga keto gjallesa, veçse i leni te lire te vjellin se aq kane dore sot dhe aq bejne; nuk jane as trima, as te zot, as te mençur sepse po te ishin te tille nuk gacmonin qelbin qe kane nxjerre per te rene ere. E, çfare tu besh, lereni te psallin. Miokom Zeqo eshte nje nga personalitetet me te pastra e dinjitoze te trevave shqiptare, eshte nje njohes i jashtezakonshem i historise te vjeter e te re; eshte nje njeri sa human aq dhe i sinqerte. Nuk ka njeri ti dali perpara per ato qe thote, perveç bastardeve te sotem qe kacavirren pas lirise si hardhucka “lacertis muralis”. Shqiperia ka nevoje per mendimin e Moikomit, per idete e tij dhe pasqyrimin real te kohes sot dhe dje. Respekt Moikom Zeqos dhe te faleminderit!

    1. QYTETARI says:

      PERFEKT
      MOIKOMI PER GJITHE SHQIPTARET E VERTETE
      ATA QYTETARE E TE NDERSHEM
      ATA SHQIPTARE QE VIJNE NGA FAMILJET QYTETARE ME KULTURE PATRIOTE
      ATA SHQIPTARE QE VLERESOJN VLERAT E SHQIPTARIT
      DHE MBESHTESIN PERPARIMTAREN SHQIPTARE
      ATE QE CON PERPARA ZHVILLIMIN KULTUROR INTELEKTUAL TE ASAJ SHOQERIE
      LARG PSEUDOINTELEKTUALEVE QE ME PREZENCEN E TYRE
      NXISIN BUDALLEPSJEN KOMBETARE
      -MOIKOMI NJI DRITE NDRICUESE NE ERRESIREN SHQIPTARE SOT
      KU LAJTHITJA E PSEUDOVE DHE INJORANCES KA SHTYRE SHQIPERINE

      DO TI THOSHJA MOIKOMIT -MOS TE SHQETESOHET ASPAK
      NGA KOMENTET E INJORANTEVE E ANTISHQIPTAREVE
      SEPSE JE I NDERUAR NGA SHQIPTARET E VERTETE QYTETARET E ATIJ VENDI

      1. Mbesa e Radajve says:

        QYTETAR BOLSHEVIK, ju LUFTUAT SHQIPTARIZMIN, fituat mbi shqiptarizmin në emër të komunizmit, na QUANI NACIONALISTÊ e lavdëroni veten për atdhetarë….
        PROLETARËT NUK KANË ATDHE TJETËR, pëpos RUSISË:::, ashtu të kanë edukuar dhe tash thirresh në atdhedashuri ndërkohë që vjell kundra miliona shqiptarësh nacionalistë – ballistë.

        1. qitetari says:

          mBESA e Radajve ?
          pasha zotin je tuj m’cudit ? m’quen ti mue Ballshevik ?
          hiqi ato suze qe ke vesh dhe afrohu t’them ate fjal n’vesh .
          Kur do pijme ate kafen bashke si shqiptare …per Shqiperine ta bejme ate gje ,
          jo per ne ?

          1. B. K says:

            SHKO ti Qelbësirë degjenerike e ha mut me nënën tënde e lindni përbindësha se ashtu ju mësonte ideologia bolshevike se familja, sipas bolshevikëve, qenka e keqja e komunizmit

      2. B. A says:

        QYTETAR, shko e jepja gruan nipit të Miladinit e të Dushanit se ata u qinin motrat juve.

  17. ........ says:

    U NGJALLEN ballistet hedhin balt dhe shajn MOJKOM ZEQON kur nuk e kan as iden se kush esht zoti MOJKOM , po ikni or kazragjoz komentus ngelet ju debila e injorant te gjykobni profesorin se ju tha te verteten per gjyshrit tuaj , po ikni o plera kur te paret tuaj kan luftuar kunder vendit te tyre ngelet ju hale ti vini ne vend dinjitetin e dhjer, mos na dilni ktu dhe sulmoni ate personalitet qe me ju te ter se bashku as bythen nuk fshi, ate rakin dhe petullat bashk me pulat e keni ju tradicion ngja gjyshrit tuaj njerez pa tru , kan mar nga nje kompjuter kokrrat e debilave dhe gjykojn profesoret e kti vendi qe i kemi me pikatore ne kte vend, mbeturinat e kombit.

  18. shqipe says:

    E gjithe kjo turma ketu,qe guxon te fyej shqiptarin e madh Moikom Zeqon,nuk e meritojne t’i grumbullosh me plehrat per riciklim,duhet t’i ndani me kujdes dhe po me aq kujdes, t’i varrosni sa me thelle…

  19. Koco says:

    E turpeshme po predikohet e zeza per e bardhe dhe e ndritura per e zeze ?! po predikohet te behet ,shitet e ahet Muti per hallve nga nje mori halabakesh anti shqiptare pa kontribute e vlera atdhetarie . Mirnjohje Akademikut , personalitetit zotit Moikom Zeqos. Ketij personaliteti te ndritur te historise , kultures , shkences Kombetare e me gjere .

  20. Mentari says:

    Maikom Zeqo; Po bashkepunimi I Komunisteve me Nazistet ne Berat,Ju kujtome perfaqesuesin e komunisteve Gjin Markun? Ku e futeni ju kete bashkepunim?Po akuzat se Ahmey Zogu erdhi ne shqiperi per te rimarre pushtetin me ndihmen e Serbise por fatkeqesisht ai Ahmet Zogu nuk I mbajti premtimet Serbise kurse ju qe e akuzonit ate bashkepunuat vete me Serbet dhe I mbajtet premtimet ne favor te Serbise? Pse ju (“Nacional Clirimtarja” bashkepunuat me armiqte me te medhenj (Dushan Mugosha,Miladin Popovici etj) apo me kryesor te Kombit shqiptar,Serbia,(Jugosllavia).Akuzat kunder Ballit Kombetar jane asnje gje perpara kollaboracione te Nacional-Clirimtares,PKSH dhe PPSH.Po keto nashkepunime me Sllavet kunder Kombit shqiptar ne cfar kategorie duhet ti fusim? Po bashkepunimi I Juaj me pushtuesit Itliane kunder Gjermanise (Njeri pushtues me pak Armik dhe I keq sesa tjetri?

  21. DRENICA E KUQE says:

    Kur keni dekoruar e rehabilituar te gjithe tradhtaret e Shqiperise me ne krye mbretin Zog, toptanet, ballistet e Ibrahim Rugove dekoronte edhe Xhefer Deven, se ma mut nuk behet!…

    DRENICA E KUQE

    1. Kosovari says:

      Dreniza e zeze,

      Nese je nga Drenica, pyet ndonje te mbijetuar te trrorit cetniko-partizan ne vitin 1945 ne Drenice. Dhe partizane e Moikomit kane qene me te pa ma meshireshmit.
      Ka mundesi se ti je ndonej donacion nga cetniket….

      1. Aleksander says:

        C’partizane te Moikomit thua o i vrare ?!-Prof,Zeqo ka lindur pas L2B . Vjehrrin e ka patur klerik dhe po te kishte dashur do ta kishte shfrytezuar kete FAKT si shume LAPANGJOZE qe u bene te “persekutuar”.Kur NUK DINI TE FLISNI…MESONI TE HESHTNI ! Kjo vlen per shume thuthuqe e ANALFABETE me siper.

        1. Vetrianri says:

          Aleksander, po ti cilen gjuhe e flet apo e shkruan…..mos je duke perdore terme italiane? E more zdral……
          Homo Homini Lahpuuuuzzzz Est……

          Ky proverb Latin qe nenShqip i bjen TQQN.

  22. Gimi prej Tirone says:

    Bravo Moikom.
    Komenti perkon me historine e vertete.
    Shikoj qe nipat e bythlepirsve te nazifashizmit jane mbledhur rreth presindentit te tyre ballist e zorraxhi i Sali Komunistit.
    Keta gjithmone kane qene kater krimba e kater do te mbesin.
    Krimba,zvarranike pa shtylle kurrizore.

  23. Niko says:

    kjo pra eshte e verteta qe tha gjosho vasia ne 90″bjreruni kesaj fare te keqe qe na pruni rusi zhdukeni qe ne embrion sepse eshte kancer qe ripertrihet prap “lexo komentet dhe e sheh qart se eshte ripertrire prap ky kancer

  24. Jako says:

    Po ca respekti Moikomit o karllik .Ca lidhje ka ketu moikomi.Ketu ceshtja eshte qe jane vrare 70 persona ne nje dite .Keta kane qene fshatare te zones perreth ne Lushnje ,Nje prej tyre ka qene gjyshi im .Keta i ka vrare Mehmeti .
    .E zeme se jane vrare si ne lufte ,por per 40 vjet familjet jane persekutuar .Tani cfare faji kemi pas ne o karrlik qe jemi persekutuar .
    Problemi ketu eshte se ne 45 vjet eshte bere propagande leshi nga partia dhe cdo gje qe kane thene ata e kane pershtatuar sipas ideologjise se tyre …

    prandaj te duken cudi ty keto gjera reale .

  25. lexuesi i irrituar says:

    Z. Moikom : Ju uroj per kthjelltesine dhe realizmin e analizes suaj per kohen e turbullt e te njollosur , qe po jetojme. Mendimi juaj eshte vleresimi i historise sone , qe po e perdhosin . Eshte vleresimi i sakrifices se te reneve per liri , qe po ua mohojne dhe po ja atribuojne atyre qe shtypen lirine .Ky duhet te ishte qendrimi i politikes sone , por ajo vrapon vetem pas eres se dollareve , kjo duhej te ishte detyra e presidentit , por ai vrapon pas politikes duke braktisur kombin. Uroj qe ne Shqiperi te kene mbetur akoma intelektuale si ju dhe te bashkohen me zerin tuaj , qe Shqiperia te ngelet Shqiperi , nena e kombit shqiptar .

  26. Flamur says:

    Ne cdo vend te botes bashkpuntoret e fashistve Italian dhe German jan pushkatuar ose denuar, vetem ne Shqiperine tone “demokratike” ata jan quajtur heronj te demokracise. Nje gje e peshtire nga presidenti yne idjot. Ne Shqipri po ndodhin cudira, I ngrihet lapidar Leka Zogut qe I fali Shen Naumin Serbit,Jan dekoruar shum kriminel qe I kan ndyer duart me gjak Shqipetar.

  27. SS says:

    Perse eshte mbushur ky vend me tradhetare dhe ndyresira!!Sla bajge dhe i vllai i bajges pa dekoruar ky presh-dent??Perse u katandise moj Shqiperi kaq shume plehra jane mbeldhur tek ty??

  28. ta says:

    pre side nti kari dhe sala sallata jane me keq se ballistet,ata ishin njeres te thjeshte,ata shkonin nga i frynte era,por keta te sotmit e bejne me qellim.

  29. Petro says:

    O Adriatik ! Po si mund te jete i paster kur nderron emrin?O idiot, o drite shkurter.Shihe ndonje dite kur ta nderroje prape, ta vere Majkell.I bene gjemen ketij vendi dhe populli me genjeshtra.E vodhen e shqyen, femijet i kane jashte me parate e vjedhura(pyet nje cike ne Durres se c ka bere e shoqja ne Bashki) vet me pension mbi nje miljon(dhe nuk flet per kete kur shumica s kane buke te hane), merr dhe nga shteti para te tjera me vendim te KM per t u sheruar jashte dhe ti o drite shkurter e ngre ne qiell.S eshte gje tjeter vec nje mbetje komuniste.

  30. beni says:

    MOS e ngatarro qellimisht z.moikom ,,,sepse xhaferr deva nuk ishte shqiptar por nje Kosovar ,,,dhe si i tille ai e beri masakren si nje Kosovar ndaj popullit shqiptar,,,te mos harrojme qe KOSOVARET JANE TE GATSHEM TE MASAKROJNE POPULLIN SHQIPTAR TE SHQIPERISE PAVARSISHT BINDJEVE PARTIAKE ,,KY ESHTE VETEM NJE RAST…///

    1. B. K says:

      HËNGSH MUT, O BEN MUTI, ANTISHQIPTAR!

  31. asllani says:

    plepi. Si komunist e pjell komunisti nuk pres te shprehesh kunder trashegimeris prej nga rrjedh dhe qe moralisht si intelektual duhej te shkeputeshe nga e kaluara dhe te shkruaje realitetin si historian qe pretendon. C’mekat bene 67 te rinje qe dualen moren armet kunder pushtusve . Ju beni pjes ne ne ata opinionist qe fatkeqesisht besoni se vetem komunistetleftuan per atdhe ,jeni mbeshtetes te teoris tuaj qe nuk kuptoni akoma se si baballaret tuaj nuk pranuan asnje figure te shtetit tone qe i perkiste para1945.ju permendet vetem ata qeme pikpamje majtiste qe u shkonin per shtat.Balli ish organizate patriotike qe i doli per zotvendit per clirimin e kombit dhe nuk kish asnje organizat te huaj ndersa partin tuaj e krijuan armiqt shekullor serbet te ciles i sherbyet me tradhetin kombetare. Ju dha detyre te merrni pushtetin qe ta drejtonin shqiperin sipas oreksit te tyre.Ju e tradhetuat beslidhjen shqipetare ne Mukje .Shkaerruat trashegimnin ekonomike kulturore historike luften vllavrasese qe me vone e kthyet ne lufte klasash Dhe ja ku jemi sot perball botes. Ne vent te te behet politike Te behet pajtimi sic e beri Spanja ku mbreti viktimat e luftes te majte e te djathte i varrosi ne varrezat kombetare sepse te dy palet luftuan per Spanjen

  32. vedeta says:

    KTA 67 ballist pse nuk zgjodhen krahun per te luftuar kunder nazizmit , por zgjodhen krahun e tradhtis dhe te bashkimit me pushtusin , nuk kan qen fare budallej dhe nese i pushkatoj MEHMET SHEU mir ja ka ber se kan luftuar kra gjermanit dhe kan qen njesoj te dy palet , si ballistet dhe gjermanet te ty luftonin kunder kombit ton , ata kan mar denimin e merituar posht tradhtaret dhe antishqiptaret , rrofshin heronjt qe dhan jeten per lirin e vendit , rrespekte per komentin zoti MOJKOM mos degjo ca komentus injorant ose pasardhes te tradhtarve se ata vetem balt hedhin kunder patriotve te kti vendi se dalin ne origjinen e vet tek tradhtia , esht fat per kombin qe ne gjirin e vet ka akoma akademik si MOJKOM ZEGJO.

  33. Baton Gostivari says:

    OR MOIKOM, po ti QENKE PËRBINDËSH!

    Të kam llogaritur për lesh e më dole pambuk mineral!!!

    Ore përbindësh, se na sillesh si njeri librash ndërkohë që qenke i inoktrinuar. Them i indoktrinuar sepse vetëm personat me inteligjencë të ulët
    marrin njohuri nga indoktrinimi.
    Bashkëpunëtori më madh i Finlandës me Hitlerin, për të mirën e FINLANDËS e FINLANDEZËVE, nderohet me SHATORE në cdo shesh të qyteteve e qytezave të Finlandës.
    Një pyetje: A mos ishte rastësi emërimi për titullari hartimi të formës së pavarësisë së Kosovës, zotit AHTISARI.
    Paralelizmat Finlandë – Rusi dhe Kosova shqiptare – Serbia?

  34. Mbesa e Radajve says:

    PATOLOGJI

    Moikom, sill ndër mend neve miliona shqiptarët brenda institucionit shtet Shqipëri dhe brenda kufirit etnik shqiptar. Ti qenke njeri pa fije edukate. Ne kemi lëvdata e mirënjohje për BALLIN e LARTË SHQIPTAR.
    Ernest Koliqi përhapi shqiptarizëm të kultivuar brenda 2 vitesh në trojet ku shkonte në humnerë dinjiteti shqiptar
    dhe akoma shijojmë rilindjen kombëtare në që jemi e jetojmë në territoret shqiptare nën sundimin sllavofyromist e grek.
    Të shitoftë perëndia, or karaktershkallmuar.

  35. Pal-i says:

    Komunistet race e degjeneruar.

    Ky sheknctar/shkerdhate fajeson Xhafer Deven, ndersa amneston terroristet komunist qe vrane dhe maskaruan shqiptare qe nga Konispoli deri ne Vermosh (per dashuri sllave) ne Shqiperine Londineze, dhe per me keqe iu erdhen ne ndihme cetnikeve jugosllav dhe masakruan shqipetra ne oher-strug-shkup-presheve-Kosove-deri ne Ulqin e Tivar.

    Per te ia thene te gjitha nje maskarai (rrote…., legen… e shume shume te tjere )mjafton ti thuhet komunist (apo pinjoll komunisti).

    Se sa jo njerezore jane komunistet, deshmon fakt qe me ramjen e komunizmit asnje komunist (legen…..) nuk iku per ne Kube apo Kore te veriut por te gjithe ne vende fashiste (Europe perendimore).

  36. diktatori says:

    ata 67 ballist qe u vrane ne lushnje, u vran me urdher te Dushan Mugoshes pak kohe pas mareveshjes se Mukjes ( jo e ashtuquajtura Mukje), mareveshje qe u cbe nga Enver Hoxha me urdhet te jugosllaveve. Madje te gjithe te 67 ballistet u vrane madje pa respektuar ligjet e luftes te cilat ishin deklaruar se respektoheshin dhe nga PK.
    eshte e habitshme qe Z. Zeqo nuk thot asgje per 67 personat e vrare ne menyre kriminale dhe te pabese nga Dushan Mugosha dhe Mehmet Shehu, madje perpiqet ta justifikoj me shabllonin “ka pasur dhe tejkalime”. per asnje nga ballstet e vrare ne lushnje deri tani nuk kemi pare qofte edhe faktin me te vogel te bashkepunimit me fashistet. pse nje dite te bukur jugosllavet urdheruan komunistet ti shpallnin lufte ballit kombetar, kjo nuk do te thote qe ballistet nuk duhet te mbroheshin. kolaboracionistet dhe ballistet jane dy gjera krejt te ndryshme.

  37. Phantom says:

    Kush e njeh Moikom Zeqon, nuk do te cuditej nga keto qe shkruan. E dini ju qe ky Zoteria, kur ishte student me nje grup nga Durresi i kerkoje Hoxhes qe Shqiperia te largoje fete dhe te behet vend Ateist?! E dini qe teza e ketij eshte ajo teze qe i mori jeten gjithe atyre njerezve qe ishin te lidhur me fene?! E dini sa jane pushkatuar vetem me ate kerkese?! E ju mendoni se i behet vone per 70 apo 100 te vrare ketij. Ky njeri vetem gjake ka dashur te shikoje, keshtu qe mos u cudisni nga letrat higjenike qe i hedh per perla.

  38. Edsat Bilali says:

    Ndonëse z. Mojkon Zeqo thotë se gjykon me gjakëftohtësi, më duket gjer diku e kundërts.
    Nuk ka fije dyshimi që dekorimi i atyre njerëzve të “thjeshtë” nga Kryetari i Republikës, Nishani, ka qenë i përshpejtuar, sepse dekoratat duhet t’u jepen njerëzve jo për thjeshtësinë e tyre, por për ndihmesë për një kauzë. Por edhe pushkatimi i tyre nga komunistët, madje pa gjyq, nuk mund të justifikohet, siç përpiqet ta bëjë z. Zeqo.
    Po ashtu edhe çështja e Chafer Devës mendoj se duhet të shikojt më me gjakftohtësi. Xhafer Deva bashkëpunpi me gjermanët, të cilët nuk i ftoi ai, por ata erdhën vetë dhe u paraqitën si çlirimyarë të Kosovës të pushtuar nga bisha serbe. A nuk i ngjanë kjo si ardhja e Natos në luftën e. findit… Për këtë xhafer Devës duhet t’i jepet një dekoratë. Por po ashtu Zhafer Devës duhet t’i jepet një dekoratë për luftën që bëri kundër atyre partizanëve që liftonin atë për t’ia dorëzuar Kosovën Serbisë. Por atij nuk duhet t’i jepet dekoratë për atë që u bë ministër i brendshë në Shqipënë e pushtuar. Shtoj se historia nuk duhet të gjykohet me pasione politike, po në saje të fakteve dhe disa parimeve convencionale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje