ryeministri, Edi Rama, u përsëriti edhe njëherë fermerëve se nëse duan që të shesin prodhimet e tyre dhe të krijojnë të ardhura, duhet të bashkohen për të rritur volumin e prodhimit. Në takimin me fermerët e qytetit të Çorovodës, Kryeministri i cilësoi si të pamundura propozimet e kreut të PD, Lulzim Basha për fermerët e Shqipërisë ndërkohë që nuk kanë munguar edhe batutat me banorët e zonës së partnerit të tij në qeverisje, Ilir Meta.
Për t’ia dalë dhe për të krijuar të ardhura më të mira, fermerët duhet të bashkojnë prodhimet e tyre që të gjejnë treg për shitje.
Ky ishte sugjerimi i Kryeministrit Rama për fermerët e Çorovodës, të cilët, sipas tij, nëse nuk e bëjnë këtë, nuk kanë të ardhme.
Rama: Tek pull nuk ia del dot, ska asnjë mundësi. Ne mbështesim të mëdhenjtë për të mbështetur të vegjëlit. Sepse në qoftëse ka një pikë grumbullimi, pika e grumbullimit është A-ja për t’u thënë të vegjëlve: Nuk keni nevojë ju të dilni në rrugë. Ju do të mbillni këtë farë, të prodhoni këtë domate ose këtë rrush dhe këto i marr unë unë.
Kryeministri shfrytëzoi rastin edhe për të sulmuar propozimet e liderit të PD për fermerët.
Rama: Ka dalë ky Luli që ra fjala dhe u thoshte dje do t’u japim 100 milion dollarë nga buxheti dhe do t’ua japim, tha, vetëm mbi bazën e asaj që prodhoni. Si do ta masësh ti sa prodhon njëri, sa prodhon tjetri?
Si çdo takim, nuk kanë munguar edhe batutat e shefit të qeverisë me banorët, ku në vendin e origjinës së kryeparlamentarit Meta, përmendi inatin e skraparlinjve.
Rama: Vetëm në inate skraparlinjsh unë nuk përzihem se nuk ua zgjidh dot. Se me inatin tuaj nuk hahet njeriu që ka logjikë.
Vetem kaq, apo na len te kuptojme diçka? Nese na len te kuptojme diçka une kam qene ne kundershtim deri ne fillim.
Ky Popull ose fermeret,po nuk u binden qe duhet sa me pare te bashkohetn e te krijojne koperativat e perbashketa,as kane per te bere ndonjehere hajer. Sigurisht qe duhet te bashkojne prodhimet,po jo prodhimet qe i prodhojne sipas kokes se tyre,por prodhimet qe duhet tja u rekomandoje grumbulluesi,i cili dhe duhet te jete ai qe meret me shperndarjen e farerave,e jo fermeret.
o pall k….i mos pergjithso nje popull me persona te perveçem qe ty nuk te shkojn punet mbar siç i do ti idjot , matu kur flet per nje popull je kryeminister apo kryegomar.