Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëdetësisë është shoqëruar me deabte mes kryetares Albana Vokshi, ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes socialiste, Klodiana Spahiu.
Vokshi tha se koncesionarit i janë dhënë 1.7 miliardë lekë, duke parashikuar kontrolle për 110 mijë persona, kontrolle që nuk janë bërë asnjëherë.
Ndërsa Beqaj u përgjigj se në buxhet janë programuar fonde për 550 mijë vetë dhe zgjerimi i parashikuar nuk ndikon në buxhetin e miratuar për këtë vit.
Deputetja demokrate, Vokshi, akuzoi ministrin për korrupsion përmes programit të check up-it. Në debat u përfshi edhe deputetja Spahiu, e cila tha se Vokshi nuk po respekton procedurën parlamentare.
Vokshi: U bëni mjekëve presion për të bërë check up-in. Nëse nuk jeni i përfshirë në abuzim, duhet të distancoheni. Po zhyteni në baltën e korrupsionit dhe abuzimit. 110 000 analiza më shumë i keni dhënë dikujt pa bërë asgjë.
Spahiu flet pa mikrofon
Vokshi: Distancohu mi Klodi se je mjeke. Mos u bëj palë me korrupsionin dhe abuzimin.
Spahiu: Mos ndërhy, se me kakofoni nuk ta dal dot. Si mund të flas kur të kam ty afër. Është e pamundur.
Deputetet e PD-së, Halimi dhe Deda flasin pa mokrofon
Spahiu: O gra parlamentare qetësohuni. Nuk bëhet ky vend kështu.
Vokshi: Integrohet duke nxjerrë burrat shtatzënë. E ka pranuar ministri. Check up-i ka nxjerrë burra shtatzënë.
Spahiu: E kupton çfarë i bën këtij vendi moj?
Vokshi: Aman mos qaj, vetëm vazhdo pyetjet.
Spahiu: Kjo që bën ti është një shkatërrim i procedurës parlamentare.
Po Volshi i ka dale borxhit ,sepse si ajo kurvicka tjeter Vjollca (ku ndodhet se dua ta shklyej )hyjne ne nivelin e burave me nje r,
ato nuk jane femra ,sa krenare i ka bere kopili i Serbit !