Greqia, Kotzias: Udhëheqja shqiptare po minon ecurinë europiane. Ka koncepotim në rremë të historisë

1 Nëntor 2016, 13:10Politika TEMA

Çështja e shembjes së 19 banesave në Himarë, ka shkaktuar një sërë reagimesh e  kundëreagimesh, si ga Greqia ashtu edhe nga Tirana zyrtare. Një ditë pasi Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme thirri për sqarime ambasadoren greke në Shqipëri, lidhur me deklaratat e

MPJ­së greke që kërcënoi Shqipërinë me bllokim të procesit të integrimit në BE, Ministria e Jashtme e Greqisë thekson se udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë.

Sipas MPJ­së greke, zyrtarët shqiptarë po minojnë ecurinë europiane të vendit të tyre.

Në deklaratën e MPJ­së greke thuhet se “zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë “urbi et orbi” se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë europiane të vendit të tyre.

Faktet flasin vetë, lajmërimet për shembjet e shtëpive, në kuadër të planit rregullues të Himarës, janë dërguar në persona të minoritetit grek. Bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek”.

“Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, që janë në fuqi njëkohësisht në gjithë vendet demokratike e europiane.

Udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë një konceptim të rremë të historisë duke e ngatërruar me angazhimet e Shqiperisë, të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, për mbrojtjen e minoritetit grek, i cili është autokton dhe me të drejta legjitime.”­ thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

1 komente në “Greqia, Kotzias: Udhëheqja shqiptare po minon ecurinë europiane. Ka koncepotim në rremë të historisë”

  1. Agron says:

    Kur te heqin ligjin e luftes me Shqiperine ,pasi Shqiperia nuk ka qene anjehere ne lufte me Greqine! Greqia nuk e ka kete ligj me Italine e cila e sulmoi me breke nder shale dhe e ka me ne !!! Kjo behet per te mos pranuar GENOCIDIN ndaj Cameve ! Per mos te dhene pronat e Cameve ! Etj…. etj… Nderkohe ka kellqe te vendose veton ne UE! Me te vertete qe nuk ka kuptim te futesh ne UE me fqinje qe vetem mendojne si te te rjepin ndonje meter /km teritor vit pas viti , shekull pas shekulli ! Mblidhni rripat atdhetare dhe paisuni sic duhet per te mbrojtur kombin !!!! Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje