Sondazhi befasues: Ja si është gara Clinton-Trump

1 Nëntor 2016, 15:24Politika TEMA

Gara për presidentin e ri të Amerikës është bërë më e egër se kurrë dhe sondazhet e pasqyrojnë më së miri këtë.

Skandali “emailgate” që përfshiu Hillary Clinton ka rikthyer fuqishëm në garë miliarderin njujorkez Donald Trump.

Sondazhi i fundit i kryer nga televizioni ABC News në bashkëpunim me Washington Post flet për një diferencë minimale mes dy kandidatëve.

Sondazhi nxjerr Clinton me 45 përqind dhe Trump me 46 përqind.

Por duhet kuptuar se sondazhi ka një marzh gabimi prej 3 përqind, që mund të përmbyste rezultatin në çdo moment.

Fitorja e Trump tanimë nuk duket aspak utopi, por një gjë ngjarje me shanse reale, madje të barabarta me ato të Hillary Clinton.

Kandidati i tretë, Gary Johnson i PL ka 3 përqind ndërsa Jill Stein i Partisë së Gjelbër ka 2 përqind.

Është domethënës ky sondazh pasi Trump del për herë të parë në krye të sondazheve.

Megjithatë këto 7 ditë gjithçka mund të ndodhë.

9 komente në “Sondazhi befasues: Ja si është gara Clinton-Trump”

  1. enter"" says:

    Poshte dinastia e krimineleve Clinton

    1. enter dobici Janulles says:

      Poshte sllavojevgjitet grek.

    2. Doni says:

      Nuk e di a mund te quhen kriminel apo jo. Por sigurisht jane politikane te neveritshem. Njeri i semure seksual tjetra genjeshtare patalogjike. Te dy jane plera. Zoti na ruajt cfar njerez bejne politike.

    3. Arben says:

      pershendetje zoti shka nga Beogradi. Si po te duken portalet shqiptare?!

    4. demokrati says:

      Per shqiptaret familja Clinton eshte familje e shenjte, mbrojtes se pashembullt te lirise dhe te te drejtave te njeriut pavaresisht races, ngjyres dhe besimit. Duhet te jesh pak me shume kreativ per te njollosur Clinton si kriminel, edhe nese do te postoje ne forume te fqinjeve do te ishte shume banale, por ti je i punesuar dhe i paditur, nuk eshte faji yt.

  2. Arben says:

    ABC ESHTE TELEVIZION QE MBESHTET KLINTONAT.

    DIFERENCA DUHET TE JETE EDHE ME E THELLE SE KAQ.

  3. Malo says:

    E kam thene ketu e tre muaj me pare e ne vazhdim. Per shume aresye President i USA eshte Donald Trump . Tani munde ta thone shume nga sondazhet.
    Trump eshte nje mik i madh i shqiptareve se vete USA eshte e tille per shqiptaret.
    Rrofte Trump !

    1. Wendy B says:

      Malo e ke mik ti?????? Paske humor te kendshem.

  4. Pedro i ri says:

    Mos harroni cfare kane bre Klintonat per Shqiperi-kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje