Po lexoja sot këto blogjet dhe komentet pas dekleratës së kryetarit të ri të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në lidhje me lajmin e mundshëm të bashkimit të Shpëtim Gjikës, ish- kryetari i Bashkisë së Vlorës, me PAA.
Të jem i sinqertë unë nuk e besoj një lëvizje të tillë të Gjikës, edhe pse lajmi është artikuluar edhe para pak kohësh, kur z. Duka ishte për takime në Vlorë për të promovuar kryesimin e tij në këtë parti, edhe pse mardhëniet e tij me PS në periudhën e fundit të ushtrimit të mandatit të kryetarit të Bashkisë nuk kanë qenë aspak të këndshme, madje të rënduara dhe jo fort të qarta për opinionin publik.
Me këto rrjeshta nuk kam aspak për qëllim të bëj diversion apo të ndikoj sadopak në qëndrimin e Gjikës në vendimmarrjet e tij politike. Ai është me përvojë të gjatë politike, drejtuese dhe administrative dhe e di vetë se çfarë bën dhe si i shërben më mirë vehtes, familjes, Vlorës dhe gjithë vendit.
Me Gjikën kemi qenë për 6 vjet në strukturat më të larta të drejtuese në Qarkun e Vlorës, ai si kryetar Bashkie dhe drejtues politik i PS në Qark, unë si deputet, i mbështetur edhe prej tij në hartimin e listave në vitin 2009.
Kemi bashkëpunuar, por shpesh edhe nuk jemi marrë vesh për çështje parimore, kryesisht për hapjen e partisë dhe strukturave të saj drejtuese dhe luftës kundër frymës e dukurive klanore në drejtimin e saj.
Në punët drejtuese e organizuese, si dhe lëvizjet e mëdha politike bëhen edhe gabime, aq më tepër në një qark të madh e me plot protagonistë si Vlora; aq më tepër kur pushteti vendor ishte përballë dhe në një opozitë të gjatë me pushtetin qendror, qeverinë e dejtuar nga Sali Berisha, që Vlorën e kishte fshirë nga harta e qeverisjes së tij dhe nuk ekzistonte në asnjë prej programeve e planeve të kabinetit së tij; në kushtet e një varfërie të skajshme të banorëve të Jugut, për shkak të harresës së madhe çerekshekullore të politikës.
Por askush nuk mund ta thotë se Shpëtim Gjika nuk është i majtë, që nuk është socialist, që nuk është atdhetar me rrënjë e me degë e që vjen nga një familje e madhe labe me figura të njohura kombëtarisht e me tradita të hershme.
Askush nuk mund të harrojë, aq më tepër të mohojë, mbështetjen e tij në luftën e madhe opozitare dhe revoltat popullore para viteve 2013.
Askush nuk mund të harrojë kontributin e spikatur të tij në kremtimin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku Vlora u bë epiqendra e vendit, nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që ishin…
Shpëtim Gjikën nuk e lidh asgjë me të djathtën, aq më tepër pas dekleratës së sotme të z. Duka se vendi i partisë së tij është në bashkëpunim dhe koalicion me PD, e cila ka luftuar historikisht për rrënimin e Vlorës dhe denigrimin e vlonjatëve.
Ndaj unë nuk e besoj një lëvizje të tillë të Gjikës. Vendi i tij është atje ku ka qenë që në zanafillën e tij politike, te e majta e progresit dhe e zhvillimit, te familja e madhe e socialistëve, pavarësisht se si do të jetë, në rolin e kryetarit, drejtuesit politik, antarit të thjeshtë apo simpatizantit të kësaj familjeje të madhe.
Ky nuk e kupton se politika eshte pune numrash. Duka dhe te gjithe jane me pushtetin dhe pozicionimi majtas apo djathtas lidhet me kalkulimet e mandateve te deputetve. Duke qene se sisteni favorizon partine e dyte ne koalicione, Duka mendon se tek PD mund te dale partia e dyte sepse tek e majta si parti e dyte del LSI.Por duka ka thene qw jam mw atw parti qw wshtw nw pushtet. Pra llogari dhe deklaratw mw tw sinqertw nuk ka ku e gjen
Uau sa lepires po beheni Fatmir, mos valle po perpiqeni te siguroni vendin tuaj ne Parlament, serisht si deputet? sepse vetem keshtu si kermill qe ecen duke u lepire di te ecesh perpara… me hap te ngadal por te sigurt, se me kete kryetar partie vetem keshtu ecet perpara.
RILINDJA E PLEHRAVE APO RILINDJA E VDEKJES? ME ne krye Edvin Baba Rama,Gramoz Ruci, ai i Kavajes, TAULANT pALLA ERJON XHEPISTI, TOM I DOSHAVE ETJETJETJ…
O te rente bomba ne koke ty dhe atdhetarit tend,i paska patur fajet saliu te gjitha per deshtimin total te gjikes ne Vlore….dukesh qe me Vloren ske lidhje fare,eh cna gjeti….
Ju o te marrosur ju qe serviloseni dhe qe dini te lepiheni pas bythes se atyre qe u hedhin ndonje kock.
Shpetim Gjika eshte ai qe shkruan Fatmir Toci.
po ke doni Drejtues ne Vlore kete Kryetarin qe eshte i dyshimte si nga menyra se si herdhi dhe si me i paafti qe mund te ket patur ne historin e saj ky qytet.
A deni ju o mjeran se pa Shpetimin ne keto vite Vlora do ishte Katahar.
A dini ju o sahanlepirsa se me Dritanin do te kini vetem parada te Gejve.
A dini ju o sharlatan se me Dritanin do te katandiseni mjer e me mjer.
A dini ju o llapaqen se me Dreitanin do mesoni vetem si te mashtroni dhe te gejeni nga mengjesi deri ne dark.
O Toc, po permend 100 vjetorin e pavaresise dhe meritat e Gjikes ne festimet per te: po a ka turp me te madh per 100 vjetorin e pavaresise se nje vendi, jo me larg se nje te hedhur shurre prej lapidarit qe perkujton kete ngjarje te pakrahasueshme ne historine e popullit tone, te shikosh dhe shperndash ne gjithe boten pamjet e nje ndertese karakatine, shumekateshe, me shtylla betoni?! Nuk ju mjaftoi qe shitet gjithe Vloren, po duhet te shisnit edhe ate cope shesh, qe te pakten nje here ne jete eshte shesh pelegrinazhi per cdo shqiptar! Ju jeni te gjithe djaj me brire, pavaresisht nese e quani veten demokrate, socialiste apo ilirmetiste.
Tani u kujtove per Shpetim Gjiken ,po per ata socialiste,me shume kontribut, punonjes bashkie,qe jane pushuar nga puna prej Dritan Lelit,vetem, se kane punuar prane Shpetimit,pse nuk doni tja dini,ju z. deputet,keta njerez kane punuar per fitoren e PS pamvaresisht se kush eshte kandidati,Shpetimi ,Dritani apo Fatmir Toci.Turp dhe haram vota jone.
Shpetim Gjika e mbajti PS te bashkuar si asnje tjeter ne keta 25 vjet,sistemoj ne pune socialiste,pa marre asnje qindarke prej tyre,(nuk e ka bere asnje drejtues ),por ti z. Toci je mosmirenjohes,u ke kthyer kurrizin Shpetimit dhe te tjereve qe te kane ndihmuar ne kohen kur sta vershellente njeri.Cfare ke bere ti per keta,a je kujtuar ndonjehere per meritat e tyre? Jo, Vetem tani qe po afrojne zgjedhjet ju bie ndermend Shpetim Gjilka