Denar Biba zgjidhet Kryetar i ri i KQZ-së, zëvendëson Lefterie Lleshin

3 Nëntor 2016, 20:51Politika TEMA

Parlamenti ka votuar ditën e sotme kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në garë për të qenë kryetar i KQZ-së ishin Koli Bele dhe Denard Biba, ku ky i fundit mbante postin e nënkryetarit të KQZ.

Parlamenti i ka hedhur në votim të dy kandidaturave, ku me 73 vota pro dhe 9 kundër, Denar Biba është zgjedhur kryetari i KQZ-së.

Ndërsa Koli Bele, ka marrë 22 vota pro, duke bërë që Biba deri në këto momente nënkryetar i këtij institucioni të drejtojë KQZ-në, i cili do të zëvendësojë Lefterie Lleshit, të cilës i ka mbaruar mandati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje