Këto ditë kam mësuar se në Rrëshen policia ka zbuluar një aktivitet kriminal droge dhe janë ndaluar disa persona. Kam mësuar gjithashtu se nipi im kishte disa muaj që e kishte dhënë me qera ishdepon ku ka pasur mobileri nëse pse e ka zhvendosur mobilierinë e tij në rreth tjetër .
Biznesi që ka marrë me qera këtë objekt e paska përdorur edhe për grumbullimin e tharjen e kanabisit. Në respekt të opinion publik dhe të çdo qytetari shqiptar, unë Zef Brozi e ndjej një detyrim moral të shfaq opinionin dhe qëndrimin tim për këtë rast.
Së pari, dua të deklaroj se si gjithmonë, unë mbështes fuqimisht dhe përgëzoj punën e madhe e të admirueshme të Qeverisë Rama, të ministrit Tahiri, të policisë dhe të çdo institucioni tjetër të angazhuar në betejën e vështirë kundër krimit e drogës në gjithë Shqipërinë, pra edhe në Mirditë. U bëj apel të gjithë politikanëve e qytetarëve të Shqipërisë që ta përkrahin edhe në këtë betejë të gjatë e të vështirë Qeverinë, policinë dhe institucionet e tjera si në parandalimin, ashtu edhe në zbulimin e ndëshkimin e aktiviteteve kriminale lidhur me drogën. I kërkoj nipit tim që të ndihmojë pa asnjë vonesë organet kompetente për zbulimin e së vërtetës.
Së dyti, e inkurajoj dhe mbështes fuqimisht policinë dhe prokurorinë që të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e këtij aktiviteti kriminal duke u bazuar në provat dhe ligjet, pa u ndikuar nga faktorë të tjerë dhe pa u penguar e ndikuar nga askush, cilitdo qofshin ata.
Së treti, unë nuk jam nga ata që mohojnë lidhjet e gjakut e miqësisë kur ka situate jo të pëlqyeshme a kriminale, sikurse ka vepruar a vepron ndonjë politikan e ishpushtetar në Shqipëri. Unë falenderoj Zotin që më ka bërë me shumë nipër, mbesa, stërnipër, stërmbesa e të afërm e miq të cilët i dua dhe me duan shumë dhe pres me mall t’i takoj.
Pra edhe nipin tim në fjalë e kam dashur dhe e dua shume edhe se e kam nip, por edhe se është duarartë në prodhimet e mobilierisë. Por kjo dashuri nuk më pengon aspak ta qortoj dhe dënoj aktin e tij pa asnjë mëdyshje nëse ai rezulton fajtor . Nëse ai është fajtor, ai e meriton plotësisht dënimin sipas ligjit e provave. Natyrisht që unë do ndjehem edhe I zhgënjyer prej tij, por dashuria e dajës për nipin nuk merr fund. Askush nuk është I pagabueshëm dhe i pakorrigjueshëm.
Te gjithë ne si prindër, si të afërm, si miq, dhe si qytetarë le të bëjmë gjithçka mundemi për t’i shpëtuar njerëzit nga përdorimi a tregtimi I drogës që po rrezikon rëndë shëndetin, jetën, lirinë dhe mirëqenien në gjithë botën, pra edhe në vendin tone të dashur.
Së katërti, unë kam me shume se 21 vite që jam thjesht qytetar pa asnjë post shtetëror e politik në Shqipëri dhe që nga 12 Nëntori 1995 unë jam imigrant politik në Amerikë. Unë dua të besoj se askush nuk pret që unë nga mijëra kilometra larg të kontrolloj a përgjigjem për veprat e të tjerëve në Shqipëri, qoftë ai edhe nipi im. Në një shtet ligjor cdo person madhor përgjigjet vetë për atë që bën.
Shqiptarët e njohin atë që ka 25 vjet që e ka përdorur dhe e po përdor postin e tij shtetëror e politik për të marrë në mbrojtje dhe shpëtuar nga dënimi veten dhe pjesëtarë e të afërm të familjes së tij. Atij që po mundohet ta përdorë rastin e Rrëshenit për motive të mbrapshta politike dhe ka mbushur faqet e tij në facebook edhe me një foto ku unë kam dalë me nipin tim dhe me mikun tim aq të dashur, i bëj apel të ndihmojë drejtësinë dhe Shqipërinë jo vetëm duke denoncuar sipas ligjit dyshimet dhe faktet për krimet dhe veprat e të tjerëve, por të mos i shmanget edhe më tej përgjegjësisë së tij për krimet monstruoze që ka kryer si President, si Kryeminister dhe si opozitar.
Pra të provojë se nuk ka frikë për t’u ballafaquar me drejtësinë, e cila shpresojmë të mos vonojë edhe për atë dhe askënd tjetër.
Së pesti, uroj që reforma në drejtësi të arrijë të bëjë realitet parimin e madhtështetit të së drejtës që të gjithë pa asnjë dallim, pra pushtetarë, politikanë dhe të afërmit e tyre, qytetar të pasur a të varfër, të përgjigjen njësoj para ligjit për veprimet dhe aktet e tyre.
Duke përgëzuar deputetët që votuan ligjet e reformës në drejtësi, i bëj apel opozitës dhe gjyqësorit që të mos e pengojnë e sabotojnë zbatimin jetik të kësaj reforme dhe realizimin praktik të barazisë së të gjithëve para ligjit. Kur kjo barazi në përgjegjësinë para drejtësisë të arrihet, atëherë edhe fjalët djali a vajza e filanit, nipi i filanit, a çdo lidhje tjetër nuk do të mund të përdoren as si mburojë mosndëshkimi, as si mjete përbaltimi. Dhe atëherë Shqipëria jonë e dashur do të ketë bërë një hap të madh progresi e dinjiteti. Secili nga ne shqiptarët kudo që jemi mund dhe duhet të kontribuojmë me aq sa mundemi për ta afruar atë ditë shprese.
Njerëz të mire të Shqipërisë sonë të dashur ju dua prandaj po ju lutem të më dëgjoni: Puna e ndershme dhe jo droga ju bën të lumtur, edhe në se nuk ju bën të pasur!
Nje emgrant i turpshem qe vazhdon te llomotise nga larg.I ka mbetur mendja te Bersha, po keta qe jane sot, jane edhe me keq se ai.O Broz, jeni te tere , mjerisht mbetje te komunizmt gjakatar dhe injorante qe po e zhbeni Shqiperine.Nuk eshte aq e lehte Broz.Eshe shfajsimi, jo.Ju jeni raca e brekegrisurve, qe moret urdher te pasuroheni, te merrni ekonomne e pastaj pushtetin.Po nuk dini ta perdorni pushtetin per popullin, po per soje e sorrollopin tuaj, per mbrapeshtina e per larje e lyerje, fasade. Vini rrotull, beni sikur punoni, po askush i huaj serioz nuk ju ndjek, se ju njeh mire.Jo rastesisht rreth juaj eshte cuditersht gjithmone biznesmeni.Biznesmeni ka dhene magazinen(e privatizuar kur ishit ju) me qira dhe nuk di se c behet , c futet e c del.Hahaha…
Petro kur je injorant eshte me mire te mos komentosh se behesh qesharak….megjithese gomere si puna jote ka plot.
Ky petro qenka ni cop kari.
Jam me ty Z Zef nuk jemi ne komunizem tani qe te benin biografin. Sot cdo i rritur ka pergjegjesin e vet.
turp te kesh petro. ai ka te drejt dhe per mua nuk eshte si te gjithe qe dhe po kete bere gabim nuk e hedh poshte nipin e vet,bravo
Cfare te ka marre Zef Brozi ty mor kellire?Po ti po ta njihje se kush eshte Zef Brozi dinjitetin dhe ndershmerine e tij do te dukej vetja nje cope m…..
Po zef Brozi vetem se nuk qe njeriu i dallavereve u armiqesua me kryekriminelin e Shqiperise SB dhe u largua nga posti Kryetarit te Kasacionit.
Po te qe nga ata Brozit nuk i kushtonte gje qe si shoket e tij te qe mjalte e qumesht me SB dhe sot do ish miliarder si ish shoket e tij.
Po mbylle o plere halen dhe mos ndot gjithshka
Ti Petro,duhet Te’ jesh ndonje peter brinje,nga ata hure,qe rrukullisen prej erosioni dhe U zene rrugen njerzve qe shkojne ne hesap Te tyre,dhe,dihet te jesh vêtem dora,Sali karRam Berisha…. Po te daleshme identitetin e vertete,do te dal edhe une,qe jam jugor dhe e njoh shume mire préf. Zefin qe ti nuk i shkojne dot as tek sholli i kepuces se tij…fap!
Ti Petro,duhet Te’ jesh ndonje peter brinje,nga ata guret,qe rrukullisen prej erosioni dhe U zene rrugen njerzve qe shkojne ne hesap Te tyre,dhe,duhet te jesh vêtem dora,Sali k..RAM Berisha…. Po te daleshme identitetin e vertete,do te dal edhe une,qe jam jugor dhe e njoh shume mire préf. Zefin qe ti nuk i shkon dot as tek sholli i kepuces se tij…fap!
Zoti Brozi , je njeriu me dinjitoz qe kam njohur nga kjo rrace politiqenesh
Fajtoret gjithmone per te justifikuar krimin e tyre sulmojne te shkusren e tjetrit per te vene shenjen e barazimit kete gje ben edhe qeveria Rama .Komunizmin e perqafon ai njeri qe eshte i keq , njeriu i mire nuk behet komunist asnjehere se pse nuk eshte i keq. Edhe Brozi mundohet te justifikoje Nipin duke na bere moral me krimet e berishes ,kjo nuk eshte e drejte per nje figure te larte me qene kaq banal .Sa te kete njerez me mentalitet komunist nuk bejme perpara.
Si te urdheroje zoteria juaj , urate Lpl !
Se c`mut kerkon urata greke , shqipfolesee ne keto artikuj , vetem Janulla e di !
Kur i dalin te palara me njerezit e tij te afert Saliu del e deklaron se Ai mban pergjegjesi vetem per veten e vet si dhe femijet e per askend tjeter te lidhur me te ne lidhje gjaku kurse ker vjen puna per te akuzuar te tjeret e zgjeron rrethin deri tej komshinjte.
Uroj qe pergjigjia e Z Brozi ka qene edhe pergjigje e nje Mirditori te thjeshte
Ajo qe do me interesonte pak eshte se perse azil politik ne 1995 kur ishe Kryetar I Gjykates Kasacionit me sa maj mend. Cndodhi.
Lufta e klasave vazhdon edhe sot. Ne shqiperi nuk ka demokraci dhe pluralizem. Ruhen dosjet e krimit me policine qe paguret nga populli
Perkraheje te pakufishme z.Zef per shkrimin qe ka postuar.
Nuk kam asnje aresye per ta kundershtuar.Fjalet e teperta,jane fukarrallek thot populli.
Me Edi Ramen do te ecim perpara.Faktet tregojne se ç’do dite qe shkon , punet po ecin ne pergjithesi mire.
Ferra neper kembe ka patur ka dhe do te kete.
Saliu sa me pare para drejtesis.Qofte edhe i pafajshem8jo qe eshte i mbuluar me pluhur te zi)
Eh more Broz sa kollaj te duken punet…
Zef,je zotni e fisnik ndaj Te luftojne prej vitesh,dhe,jo vêtem t’y… Ndonse kam pa te pare e tatuar nga afer prej zgjedhjeve Te 31 marsit 1991,kam bondje Te patundur-se je nje nga figure qe sot Shqiperia ka nevojshme per ty si jurist e politikan…Te pershendes,vlonjati18-tes
E paske me Salen, te ka ngele fiksim.
Po me salen e ka se ai eshte stermullari i te gjitha te keqiave.
Petrot e Lpl janw fundwrrina qw i lepihen Saliut qe vetem llap e shpif per kedo. Zef Brozi eshte njeri i larte e me dinjitet. Edhe pse saliu deshi ta asgjesoje fizikisht ai prap nuk ka shperthyerne mllef. Njerez si Zef Brozi i duhen drejtesise shqiptare. Askush nuk mund ta perlyej Zefin e jo me saliistet e perlyer me pislleqe deri ne fyt.
Z.Brozi mendoj qe ke te drejte. Ne Shqiperi fatkeqesisht asgje nuk eshte drejt. Atje per nje veprim te gabuar te njerit akuzohet i gjithe fisi, qyeti. E gjithe droga ne Shqiperi eshte e mbjellur nga politikane te vecante te majte e te djathte por askush nuk i kap por kapin punetoret qe punojne per buken e gojes. Kryetaret e partive ne shqiperi duhet te ndiqen penalisht per shkelje te ligjeve dhe normave morale njerzore dhe besoj ka fakte per kete. Tv, gazetaret, analistet jane bere njesh me politiken dhe nuk ofrojne asnje zgjidhje,deputet, qeveritaret jane kthyer ne njerezit me te urryer. Kryeministri hedh nje gure ne uje dhe opozita, analistet, gazetaret llomotisin dhe hane bajga deri ne hedhjen e gurut tjeter. Shqiperia ka halle shume, te brendeshme dhe te jashtme(te reja dhe te vjetra). Shqiperia ka probleme te medha me Greqine, Serbine,Maqedonin,Malin e Zi, Turqine(kjo fundit ka mbi 4 milion shqiptare qe kurre nuk u njohu te drejte e shkollimit ne gjuhen shqipe). Greket sa here ngrihet ceshtja came fillojne e merren me himaren duke i cilesuar grek ne nje kohe qe ne ditet e sotme ky problem eshte i zgjidhur duke u bere analizen e ADN del se kush jane. Problemi can dhe shkollave per shqiptaret e emigruar pas viteve 90 duhet te shtrohet per zgjidhje imediate duke lojrat e ndyra politike te qeverive shqiptare. Kryeministrat shqiptare te pas 90 e kane tradhetuar ceshtjen shqiptare ne momentet me kyce dhe sot keta isha sulmojne Ramen ne cdo qendrim qe mban per ceshtjen kombetare. Sherbimi inteligjent shqiptar duhet te dije veprimtarine antishqiptare te politikanve shqiptar por edhe vete ata jane kthyer ne anti kombetar. Duhet te nderpritet financimi i shtetit grek ne ndihma rroga pensione ne ne shqiperi, kisha ortodokse duhet te nxjerre ne krye te saj nje shqiptar dhe ata qe e lejuan kete masaker te pakten te demaskohen., te korruptuarit dhe te paaftit te largohen nga drejtimi se e masakruat ate popull, boset e droges qe shtrihen nga tirana deri tek specialistet lazaratas qe per 20 vite ishin te mbeshtetur nga PD dhe Berisha te vihen para ligjit. V
Per sa do une Zef Brozi ka ikur nga Shqiperia me ndihmen e ambasades Amerikane se spranoi te behej vegel qore e Sali Esponozes kur ishte kryetar i gjykates se kasacionit.Qorat e Saliut jane ne Shqiperi qe i ruajne dhe lene mustaqet sa here i fishlellen Espinoza.
Fix
Zef Brozi – nipi i Josip Broz Tito
Pistorius leshius!
— Dikur puna me ka lidh me MIRDITEN dhe mirditor. NJE rreth me mbi 3 miniera , me pasutri te rendesishme nentoksore, me nje nga uzinat ku [perpunohej edhe floriri, me nderrmarje pyjore e te perpunimit te drurit etj, Mbi te gjitha me njerez te zgjuar , te beses, te shkathet e puntore .
— Nje shkrimtar i njohur ka thene; -E VETMA RRUGE QE TE JEP LAVDIN, ESHTE PUNA, KUSH KERKON RRUGE TE TJERA, ESHTE KONTRABANDIST.
–POR SOT, Ne kushtet ku mbizotron pa sigurija dhe pa punsia , njerzit pa tjeter qe do kerkojne rruge ,forma ,menyra mbijetese , deri edhe te pa ligjshme. LUFTA KUNDER DROGES NUK BEHET VETEM DUKE NGULUR E SHKULUR RENJET , POR,,, DO NJE KOPMLEKS MASASH.
— Mesa duket, emri i ZEFIT eshte politizuar apo ne formen e dikurshme te luftes klasave. Natyrshem i lind e drejta te mbrohete., Reflektimi i tij ne shtyp eshte dinjitoz dhe me vlere ne nje kendveshtrim te gjere.
Respekte T. Voda NY
zef teneqja te njohim mere se kush m…. je, rrac e flliqut mashtrues hajdut e i pabese.
Problemi eshte se ata qe e perpine duke i dhene mundesine e emigrimit ne “Parajsen e kaubojsave” nuk e bene kete per te shpetuar Zefin por per t’ia shmangur kryekrimit Berishe si gjemb neper kembe.Kjo eshte e verteta se perse sot ketu e 20 vjete Zef Brozi i cili i duhej Drejtesise gjendet sot pertej Atlantikut e perse jo nen survejimin e “miqeve” duke mos e lene per asnje çast ti afrohet ndeshkueshmerise se kryekrimit e bandes se tij ketu ne Shqiperi!Ja pse i pafytyri Berishe here pas here gervish plaget e tija atje ku ka edhe merakun se ndoshta nje dite do te gjykohet prej tyre .Eja z.Brozi se Shqiperia shoqeria Shqipetare e kryeministri ka nevoje per Ju,pasi Jenat jane ngritur ne kembe e presin zgjedhjet e pertejeshme te Atlantikut e nese fiton Podesta gr,ata jane perseri ne pushtet e kete radhe edhe me te eger endaj ketij vedi ku pishmanlleku i tyre eshte qe nuk e kane falur te tere si teritor pasi si koloni jemi vetshpallur prej kohesh pasi trimat ketij vendi iu vrane,te mençurit ia mori “llotaria Ameriqine” e budallenjte kane mbetur e votojne kryekrimin si alternative e detyruar!Sa per lenden e pare mos u merakos per nipin sepse ajo shkone per ushtaret mercenare qe luftojne ane e mbane botes per “demo-kra-ci”Teksase!