Kandidati për kryetar: LSI ka forcën për të dalë forcë e parë në zgjedhje

6 Nëntor 2016, 17:34Politika TEMA

Kandidati për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Shezai Rrokaj mori pjesë në procesin e votimit në zgjedhjet e brendshme të LSI-së në qendrën e votimit pranë Njësisë Administrative nr. 2 të Tiranës.

Pas përfundimit të procesit të votimit, z. Rrokaj dha një prononcim për mediat duke vlerësuar pjesëmarrjen e anëtarësisë në votim.

Sipas z. Rrokaj, zgjedhjet e brendshme janë një mundësi të ndërthurjes së platformave duke shtuar se në këtë garë nuk ka të humbur.

Prononcimi i plotë për median:

Z.Rrokaj, Si shkoi procesi i votimi?

Procesi po shkon shumë mirë. Nga të dhënat që unë kam, e njëjta gjë po vazhdon në të gjithë Shqipërinë politike. Ky proces ka vazhduar gjatë më shumë se një muaji, i përqendruar në dy synime kryesore.

Në radhë të parë në promovimin e kandidaturave që do të jenë delegatë për Konventën dhe në radhë të dytë, natyrisht promovimi i platformave të kandidatëve për kreun e LSI-së.

Ky proces ka kaluar shumë mirë. Uroj që e gjithë anëtarësia të votojë, sepse ne duhet ta shprehim me votën e lirë mendimin tonë, pavarësisht se cila kandidaturë fiton. Në fund të fundit nga procesi dalin të fituar që të gjithë. E rëndësishme është që alternativat t’i shërbejnë forcës politike në mënyrë që LSI të bëjë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017.

Platforma ime ka qenë shumë e thjeshtë. Sa më shumë politika konkrete në dobi të qytetarit. Sa më shumë partia e hapur ndaj shoqërisë civile dhe botës akademike. Sa më larg politikës konfliktuale, e cila prej 26 vjetësh po e dëmton Shqipërinë, aq më shumë e afron LSI-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhme të vitit 2017.

Këtu si koalicion apo si parti vetëm? Sot anëtarët e LSI votuan për të parë Kryeministrin e ardhshëm?

Sot kanë votuar për kreun e LSI, i cili do të dijë ta udhëheq LSI-në drejt fitores. Çdo pari politike synon në radhë të parë ta marr pushtetin dhe të dal forcë e parë dhe këtë ambicie këtë radhë LSI e ka sipas konceptin tim. Dhe kjo do të bëj ndryshimin në vitin 2017. Pastaj konceptet e koalicioneve vendosen mbi baza platformash të cilat duhet të jenë parazgjedhore dhe të cila duhet të mbështeten mbi luajalitetin e drejtimit politik. Këto i vendosin strukturat e partisë. Nuk e vendos asnjë individ, kuptuar këtu edhe kryetarin e ardhshëm të LSI-së.

Mund të konsiderohet nga strukturat një rimartesë me PD?

Absolutisht jo. Sot jemi në një fushatë politike brenda partisë e cila thash synon të realizojë dy objektiva themelore. Objektivi i parë është ai i të shkuarit në konventën e LSI-së që do të zhvillohet pas pak ditësh dhe të shkohet aty me një koncept të qartë mbi atë çka ne do të kërkojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe për katër vitet që vijnë, sepse ju e dini që janë zgjedhje politike një herë në katër vite.

Kjo është e rëndësishme nga njëra anë. Nga ana tjetër ne duhet të jemi të qartë që LSI-ja sot, në konceptin tim, duhet të mendoj, duhet të besojë dhe duhet të punojë që të synojë që të dalë forcë e parë. Në fund të fundit kjo është ambicia e çdo partie politike që është në garë në një republikë siç është Republika e Shqipërisë.

Kështu që ne synojmë që të dalim forcë e parë, por natyrisht koalicionet janë pjesë e vendimmarrjes së strukturave.

3 komente në “Kandidati për kryetar: LSI ka forcën për të dalë forcë e parë në zgjedhje”

  1. genci says:

    Ta harroje LSI force e pare! Kesaj rradhe 5 deputet ka! Njerzit e njohin Like floririn!

  2. mondi brinja says:

    LSI me Shezon eshte e pandalshme.

  3. Denis says:

    LSI do te perfundoje si partia e Milos dhe e Gjinushit. LSI eshte partia me ugurzeze ne shqiperi. Motoja e tyre vidhni sa me shume se keshtu na meson partia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje