Kjo video është filmuar në KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugut.
Një person i bardhë, pronar i disa tokave, fut në arkivol të gjallë një person me ngjyrë.
Ai po e pyeste lidhur me një krim që kishte ndodhur në fermën e tij, por personi me ngjyrë e mohonte vazhdimisht.
Personi i bardhë vendos kështu që ta fusë në një arkivol dhe i thotë se do ta hedhë në folenë e gjarpërinjve.
Tensionet racore në Afrikën e Jugut kanë arritur pikën më të lartë që prej 1996.
Nuk dihet çfarë ndodhi me personin me ngjyrë pas këtij episodi.