Miliarderi republikan Donald Trump është shpallur fitues i garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke arritur një fitore mahnitëse dhe të papritur ndaj kandidates demokrate, ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
Të gjitha agjencitë kryesore të lajmeve e deklaruan 70-vjeçarin Trump fitues të mërkurën herët në mëngjes pas konfirmimit se ai fitoi shtetin e rëndësishëm të Uiskonsënit, i cili i dha atij votat e fundit elektorale që e vunë atë me mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 288 vota elektorale.
Vetë Hillary Clinton ka telefonuar presidentin e zgjedhur të SHBA dhe e ka uruar atë për fitoren.
“Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falenderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë. Hillary ka punuar gjatë dhe i shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë për vendin tonë. Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe republikanët dhe demokratët përgjatë vendit të bëhën bashkë si një komb i bashkuar”, nisi fjalën e tij Trump.
Trump hyri në ditën e zgjedhjeve me të paktën tre-apo-katër pikë përqindje pas zonjës Clinton në shumë sondazhe të fundit të opinionit. Por ai korri fitore mahnitëse të hershme në shtetet elektorale të pasura si Karolina e Veriut dhe Florida.
Fitorja e tij ndaj zonjës Clinton është edhe më mahnitëse, duke pasur parasysh karrierën e saj të gjatë politike, duke përfshirë edhe detyrën si senatore dhe ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, gjatë presidencës së bashkëshortit të saj, Bill Clinton, nga 1993-2001.
Ha mut o Edi Rama.
Kjo fitore i ben Republikanet qe te vendosin ata per gjithshka , Demokratet jane jashte loje .
Fantastike! Premton nje bote pa luftra! Urime President Trump!
Po, Trump fitoi.
Cdo besh tani z. Rama?!
Me duket se do ta hash ti persheshin, dhe te te beje mire.