Presidenti i zgjedhur, Donald Trump e ka quajtur presidentin Obama, një njeri të mirë, ndërsa dy kundërshtarët u takuan në Zyrën Ovale.
Trump tha gjithashtu se ai do të kërkojë këshillimin e Obama-s, ndërsa ky i fundit ka premtuar bashkëpunim të plotë.
Një takim i tillë, vetëm pak ditë më parë, mendohej si i pamundur, pasi thelbi i fushatës së Donald Trump kanë qenë akuzat se presidenti Obama nuk ishte i aftë për detyrën. Nga ana tjetër, edhe Barack Obama ka ngritur mjaft akuza ndaj Donald Trump.
Jashtë vëmendjes së bisedës, nuk ka mbetur as rivalja e Trump, Hillary Clinton.
“Ne i detyrohemi asaj një mirënjohje të madhe për shërbimin e kryer ndaj vendit,” tha Trump, ndërsa shtoi “Unë i premtoj çdo shtetasi se do të jem president i të gjithë Amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Për ata, të cilët zgjodhën të mos më mbështesnin në të shkuarën, dua t’iu kërkoj këshillat dhe ndihmën që të mund të punojmë së bashku dhe të bashkojmë vendin tonë të madh,” tha Trump.
Presidenti Barack Obama, nga ana tjetër deklaroi: “Ne jemi tashmë të gjithë në pritje të suksesit të tij në drejtimin e vendit. Kalimi paqësor i pushtetit është një nga pikat kyçe të demokracisë sonë. Dhe, në muajt e ardhshëm, do t’ia tregojmë këtë botës.”
Takim hipokrit. Trump sapo te hyje ne Shtepine e Bardhe do filloje nga tekat e tij. Ai vuan nga egocentrizmi ekstrem.