Dëshmitari: Ja çfarë ndodhi në rafinerinë e naftës në Ballsh

11 Nëntor 2016, 09:30Kronika TEMA
Dëshmitari: Ja çfarë ndodhi në rafinerinë e

Një prej punëtorëve, i cili i mbijetoi shpërthimit të uzinës së naftës në Ballsh ka rrëfyer nga spitali momentet e tmerrit. Ai tregon se kanë qenë 6 veta të cilët ndërronin turnin.

Dëshmitari tregon se nga uzina kanë arritur që të nxjerrin të pajetë një prej punëtorëve, 40-vjeçarin Shkëlqim Muça.

Dëshmitari: Shpërtheu në moment

Po pati ndonjë shenjë më parë?

Dëshmitari: Nuk kishte shenja, ishte e papritur. Nxorëm një viktimë atje, nga zjarri nga gazi nga hidrogjeni

Sa veta ishit?

Dëshmitari: Ishim 6 veta që po ndërronim turnin.

Nga shpërthimi në uzinën e naftës, humbi jetën Shkëlqim Muça 40 vjeç babai i 5 fëmijëve, u plagosën edhe 5 persona të tjerë, 4 prej të cilëve ndodhen në repartin e djegies në QSUT, ku dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje