"Lobi shqiptar në SHBA ka ndikim edhe te republikanët"

12 Nëntor 2016, 16:04Rajoni TEMA

Humbja e Hillary Cilntonit në zgjedhjet për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dëshpëruar shumë shqiptarë anekënd botës, për shkak të konsideratës së lartë për familjen Clinton, e cila buron nga mbështetja e bashkëshortit të saj, ish-presidentit Bill Clinton, për Kosovën.

Liderët politikë dhe analistët, por edhe qytetarët serbë, fitoren e Donald Trumpit e shohin si avantazh për serbët.

Për këtë arsye, në Serbi, si edhe në veri të Kosovës, kanë shprehur edhe publikisht përkrahjen për Trumpin..

Por, analisti serb Dushan Janjic nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar shqiptarët që janë në krahun e republikanëve në Amerikë.

“Nuk e di nëse do të ngrehin monumente apo për kë do të ngrehin, por ne nuk duhet të harrojmë se shqiptarët kanë grupe lobuese edhe në radhët e republikanëve”, ka thënë Janjic.

Sidoqoftë, sipas Janjicit, në administratën e SHBA-së nuk do të ketë ndryshime edhe për disa kohë, pasi Uashingtoni duhet t’i përfundojë punët e filluara më parë.

“Rrjedhimisht nuk do të ketë ndryshime as në ndikimin e tyre në politikën ndaj Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Janjic.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk është vetëm dashuri, por është edhe “interes shumë serioz”, sepse, sipas kësaj gazete, baza ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj ka shumë rëndësi për Shtetet e Bashkuara.

1 komente në ““Lobi shqiptar në SHBA ka ndikim edhe te republikanët””

  1. Drenica says:

    Serbet jane idiote,ska lidhje se presidenti eshte republikan apo demokratj,politika amerikane nuk ka per te ndryshu.

    Demokratet me Bill Klinton bombarduan Millosevicin,Republikanet me Xhorxh Bush i dhane pavarsine Kosoves. Po serbet jane te manget,si duket nuk e kuptojne ket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje