Sulm me granatë në Ambasadën franceze në Athinë

10 Nëntor 2016, 09:12Rajoni TEMA

Një granatë ka shpërthyer jashtë Ambasadës franceze në Athinë. Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në kohën që një motorçiklete ndaloi jashtë godinës së ambasadës, që ndodhet në rrugen “Vasileos Sofias”, vetëm pak metra larg Parlamentit grek dhe hodhi një granatë në drejtim të godines së ambasadës.

Prej shpërthimit mbeti i plagosur në këmbë polici roje i ambasadës dhe nuk pati dëme të tjera.

Në zonë ndodheshin forca të shumta policie, të cilat ruajnë godinat e parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme, por nuk munden të ndalonin terroristët.

Pak minuta më vonë, u gjet edhe motorçikleta në lagjen “Eksarkia”. Zona pranë ambasadës është rrethuar prej policëve të antiterrorit, të cilët po hetojnë për gjetjen e të dhënave që do të çojnë në arrestimin e autorëve.

Autoritetet ende nuk e kanë një autor për ngjarjen, por burime policore thonë se akti terrorist mund të jetë vepër e organizatave marksiste që veprojnë në kryeqytetit helen.

Dyshimet kryesore bien mbi organizatën “komploti i celulave të zjarrit”, disa anëtarë të së cilës janë arrestuar dhe gjykuar.

Ditët e fundit, kryeqyteti helen është nën masa të rrepta sigurie për shkak të vizitës së presidentit amerikan Barack Obama në datën 15 nëntor.

Për sigurinë e vizitës janë angazhuar më tepër se 3000 policë grekë dhe 500 anëtarë të shërbimeve amerikane të sigurisë.

3 komente në “Sulm me granatë në Ambasadën franceze në Athinë”

  1. says:

    I ka 41 miliard euro borxh greqia francës

  2. santiago says:

    nuk quhet ;;Vasileos Sofias ”por.. Vasili Sofias..eshte njesoj sikur te thuash MBRETI TEUTA

  3. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

    Ca pritet tjeter nga nje komb terroristesh ortodokse ekstreme. Plus dhe me gjak evgjito-semitike nga Anadolu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje