Nis autopsia e Astrit Deharit, veprimtarit të Vetëvendosjes që vdiq në burg

7 Nëntor 2016, 18:41Rajoni TEMA

Ka nisur autopsia e Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ajo pritet që të zgjasë rreth dy orë ku tre specialistë vendor nën mbikëqyrjen e ekspertëve të pavarur të thirrur nga familja janë duke bërë obduksionin e trupit.

“Me kërkesën e familjes është lejuar sjellja e ekspertëve të pavarur të jenë në cilësinë e vëzhguesve. Ekipi i mjekësisë ligjore është i përbërë nga tre specialistë të mjekësisë ligjore. Nga jashtë është sjellë një ekspert i mjekësisë ligjore, zotëri Besim Ymaj. Një patolog nga Anglia, Besim Latifaj dhe një mjeke nga Lëvizja Vetëvendosje, Hatixhe Latifi Popovci”, ka thënë Arsim Gërxhaliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje