Hillary Clinton përfshin Thaçin në spotin final të fushatës

7 Nëntor 2016, 18:33Rajoni TEMA

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka publikuar një videospot të ri, në mbështetje të fushatës së saj elektorale.

Spoti është një kombinim i fjalimeve të saj që tashmë i ka dhënë gjatë fushatës dhe pamjeve që ilustrojnë ato.

Duke folur për rrugëtimin e saj si sekretare e Shtetit, në spotin më të ri të saj shfaqen shumë takime që ajo ka pasur me liderë botërorë.

Ndër shumë liderë botërorë, në këtë spot është përfshirë edhe takimi edhe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, tani presidenti i vendit.

Pikërisht në minutën 1:29, shfaqet në një sekuencë të shkurtër edhe Clinton bashkë me Thaçin, duke dalë nga dyert në State Departament.

Ditë më parë, presidenti Thaçi në disa intervistë kishte dalë hapur në mbështetje të Clinton për presidente.

3 komente në “Hillary Clinton përfshin Thaçin në spotin final të fushatës”

  1. undefined says:

    A u tha gjo per pislliqet qe kan bo tregti me organet e njerzve.

    1. aqif tahipi says:

      O daku mos u boj loqe me brina se le nom ,qartsohu pak mor lal .Ne shqipni dhe kosove merr infeksion edhe po t bosh 1 gjilpone ,leje mo t kete kushte per trasplant edhe trafik organesh. Apo ke maru shkolle mjeksie ke kristali ene t duket se osht e mundun kjo gjo ???!!!!

  2. lili says:

    E pra tash e kuptojme pse humbi Hillary!
    Presim kujt po i bien radha ,nga keta fotografi me Thacin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje